ताजमहल

( Taxh Mahali )

Taxh Mahali është një mauzoleum monumentale në bregun jugor të lumit Yamuna në qytetin indian të Agras emri i të cilit do të thotë ‘’Kurora e Pallatit’’). Ai u porosit në vitin 1632 nga perandori mogul Shah Jahan (mbretërimi 1628–1658), për të nderuar varrin e gruas së tij të parapëlqyer, Mumtaz Mahal. Varri është pjesa qendrore e një kompleksi 17 hektarë, që përfshin një xhami dhe një shtëpi mysafirësh dhe është i vendosur në kopshte formale, të kufizuar nga tre krahë me mure me bedena.

Ndërtimi i mauzoleut përfundoi thelbësisht në vitin 1643, por punimet vijuan në fazat e tjera të projektit për 10 vjet të tjerë. Kompleksi besohet se është përfunduar tërësisht në vitin 1653 me një kosto të vlerësuar rreth 32 milionë rupi, që mund barazohet afërsisht me vlerën e 52.8 miliardë rupive të sotme (827 milionë dollarë). Projekti i ndërtimit përfshiu rreth 20 000 artizanë nën drejtimin e një bordi arkitektësh të udhëhequr nga arkitekti i borrit të perandorit, Usta Ahmad Laha...Lexo akoma

Taxh Mahali është një mauzoleum monumentale në bregun jugor të lumit Yamuna në qytetin indian të Agras emri i të cilit do të thotë ‘’Kurora e Pallatit’’). Ai u porosit në vitin 1632 nga perandori mogul Shah Jahan (mbretërimi 1628–1658), për të nderuar varrin e gruas së tij të parapëlqyer, Mumtaz Mahal. Varri është pjesa qendrore e një kompleksi 17 hektarë, që përfshin një xhami dhe një shtëpi mysafirësh dhe është i vendosur në kopshte formale, të kufizuar nga tre krahë me mure me bedena.

Ndërtimi i mauzoleut përfundoi thelbësisht në vitin 1643, por punimet vijuan në fazat e tjera të projektit për 10 vjet të tjerë. Kompleksi besohet se është përfunduar tërësisht në vitin 1653 me një kosto të vlerësuar rreth 32 milionë rupi, që mund barazohet afërsisht me vlerën e 52.8 miliardë rupive të sotme (827 milionë dollarë). Projekti i ndërtimit përfshiu rreth 20 000 artizanë nën drejtimin e një bordi arkitektësh të udhëhequr nga arkitekti i borrit të perandorit, Usta Ahmad Lahauri. Megjithatë Ramadan Sokoli, në veprën e tij studimore "16 Shekuj" shkruan se arkitekti është shqiptari Mehmet Isai nga Opari i Korçës.

Taxh Mahali është shpallur Monument i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në vitin 1983 si një "xhevahir i artit mysliman në Indi dhe një nga kryeveprat e admiruara universalisht trashëgimisë botërore". I përshkruar nga laureati i Çmimit Nobel në letërsi Rabindranath Tagore si "pikë loti në faqen e kohës", ai vlerësohet nga shumë si shembulli më i mirë i Arkitekturës Mogule dhe një simbol i historisë së pasur të Indisë. Taxh Mahali tërheq 7–8 milionë vizitorë në vit. Në vitin 2007, u përfshi në iniciativën e Shtatë Mrekullive të Reja të Botës (2000–2007).

Photographies by:
Steve Evans from Bangalore, India - CC BY 2.0
Statistics: Position
15
Statistics: Rank
6508771

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
472693851Click/tap this sequence: 1737
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Taxh Mahali ?

Booking.com

What can you do near Taxh Mahali ?

8.820.001 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 2.116 visits today.