आगरा का किला

( Fortesa e Agras )

Fortesa e Agras është një fortesë historike në qytetin e Agras, në Uttar Pradesh të Indisë. Shërbyer si rezidencë perandorake e Dinastisë Mogule deri në vitin 1638, kur kryeqyteti u zhvendos nga Agra në Fortesën e Kuqe në Delhi. Fortesa është shpallur gjithashtu Monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndodhet rreth 2.5 km në veri-perëndim të monumentit tjetër të famshëm, Taxh Mahalit. Fortesa mund të përshkruhet më mirë si një qytet i rrethuar me mure.

 Akbari Mahali, Fortesa e Agras

Struktura e tanishme u ndërtua nga Mogulët, megjithëse fortesa ishte ndërtuar që të paktën nga shekulli i XI. Fortesa e Agras ishte fillimisht një fortesë me tulla e njohur si Badalgarh, e zotëruar nga Raxha Badal Singh, mbreti hindu Sikarwar raxhput (rreth vitit 1475). Ajo përmendet për herë të parë në 1080, kur e pushtoi një forcë Ghaznavide. Sikandar Lodi (1488–1517) ishte sulltani i parë i Delhit që u zhvendos në Agra dhe jetoi në fortesë. Ai e qeverisi vendin nga aty dhe Agra mori statusin e kryeqytetit të dytë. Ai vdiq në vitin 1517 dhe djali i tij, Ibrahim Lodi, e mbajti atë për nëntë vjet deri sa u mund dhe vra në betejën e Panipatit në vitin 1526. Gjatë sundimit të tij ai ndërtoi mjaft pallate, puse dhe xhami në fortesë.

Pas betejës së parë të Panipatit në vitin 1526, Baburi fitimtar qëndroi në fortesë, në pallatin e Ibrahim Lodit. Më vonë ai ndërtoi një baoli (pus të shkallëzuar) në të. Perandori Humayun u kurorëzua në fortesë në vitin 1530. Ai u mund në Bilgram në vitin 1540 nga Sher Shah Suri. Fortesa mbeti me Surin deri në vitin 1555, kur Humanyuni e rimori atë. Gjenerali i Adil Shah Surit, Hemu, e ripushtoi Agran në vitin 1556 dhe e ndoqi guvernatorin e mëparshëm deri në Delhi ku u ndesh me Mogulët në Betejën e Tughlaqabadit.[1]

 Diwan-i-Ami

Duke e kuptuar rëndësinë e pozicionimit të saj qendror, Akbari e bëri atë kryeqytetin e tij dhe mbërriti në Agra në vitin 1558. Historiani i tij, Abu'l-Fazl, tregon se ajo ishte një fortesë me tulla e njohur si 'Badalgarh' . Ajo ishte në gjendje të rrënuar dhe Akbarit iu desh ta rindërtonte me gurë të kuq ranorë nga zona Barauli në Raxhastan. Arkitektët i vendosën themelet dhe e ndërtuan me tulla në pjesën e brendshme dhe me gurë ranorë në sipërfaqet e jashtme. Në të punuan rreth 4 000 ndërtues përditë për tetë vjet duke e përfundluar në vitin 1573.[2]

Formën e saj përfundimtare e mori vetëm gjatë sundimit të nipit të Akbarit, Shah Jahanit. Sips legjendës Shah Jahani ndërtoi Taxh Mahalin e bukur në kujtim të gruas së tij të parapëlqyer, Mumtaz Mahal. Ndryshe nga gjyshi i tij, Shah Jahani parapëlqente mermerin e bardhë si material ndërtues. Ai shkatërroi disa ndërtesa të mëparshme brenda fortesës për të bërë të reja.

Në fundin e jetës së tij, Shah Jahani u rrëzua nga froni dhe u burgos nga djali i tij, Aurangzebi, në fortesë. Thuhet se Shah Jahani vdiq në Muasamman Burxh, një kullë me një ballkon mermeri me pamje nga Taxh Mahali.

Fortesa u pushtua dhe zotërua nga Perandoria Maratha në fillim të shekullit të XVIII. Pas kësaj, ai ndryshoi duar midis Marathas dhe armiqve të tyre shumë herë. Pas mundjes së tyre katastrofike në Betejën e Tretë të Panipatit nga Ahmad Shah Abdali në vitin 1761, Maratha mbeti jashtë rajonit për dhjetëvjeçarin tjetër. Më në fund Mahadji Shinde e mori fortesën në vitin 1785. Gjatë luftës së dytë Anglo-Maratha në 1803 ajo i kaloi East India Company.

Fortesa ishte vendi i një beteje gjatë Kryengritjes Indiane të vitit 1857, që shkaktoi fundin e sundimit të East India Company në Indi dhe çoi në sundimin e drejtpërdrejtë të Indisë nga Britania.

^ Sarkar, Jadunath (1960). Military History of India. Orient Longmans. fq. 66–7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Agra Fort (1983), Uttar Pradesh – Archaeological Survey of India". Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2009. Marrë më 19 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Photographies by:
Zones
Statistics: Position
218
Statistics: Rank
295066

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
982615437Click/tap this sequence: 8951

Google street view

Where can you sleep near Fortesa e Agras ?

Booking.com
489.409 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 47 visits today.