Context of Islami

Islami (arab. الإسلام al-ʾIslām, në shqip edhe si Myslimanllëku ose Myslimanizmi) është një fe monoteiste abrahamike. Është e bazuar në besimin në një Zot (arab. Allahu), në zgjedhjen e Muhamedit për profetin e fundit, paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, ditën e gjykimit dhe ringjalljen e të vdekurve. Kurani është shkrimi i shenjtë i Islamit dhe kështu burimi parësor i tij, i shkruar në gjuhën arabe dhe përmban 114 kapituj (sure). Burimi i dytë i Islamit janë fjalët dhe veprimet (synneti) e profetit Muhamed.

Ndjekësit e Islamit quhen myslimanë, që sot janë rreth 1,62 miliardë ose 23% e njerëzve, duke e bërë kështu Islamin fenë e dytë më të madhe për nga numri i ndjekësve, dhe sipas disa burimeve feja me rritjen më të shpejtë në botë.

Where can you sleep near Islami ?

Booking.com
489.860 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 25 visits today.