Context of Afganistani

Afganistani, zyrtarisht Emirati Islamik i Afganistanit, është shtet në Azinë qendrore që nuk laget nga asnjë det dhe që kufizohet në perëndim me Iranin, në veri me Turkmeninë, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin, në verilindje me Kinën dhe në lindje dhe jug me Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfër i botës.

Afganistani ka qenë një pikë përqendruese e lashtë e Rrugës së Mëndafshit dhe migracionit njerëzor. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të banimit të njeriut që nga periudha e Paleolitit të Mesëm. Qytetërimi Urban mund të ketë filluar në zonë që nga vitet 3.000 deri 2.000 PK. I ndodhur në një vend të rëndësishëm gjeostrategjik që lidh kulturën e Lindjes së Mesme me Azinë Qendrore dhe nënkontinentin indian, Afganistani ka qenë vend i popujve të ndryshëm ndër kohëra dhe dëshmitar i fushatave të shumta ushtarake, sidomos ato të Aleksandrit të Madh, Xhinxhiz Kanit, dhe në kohët e sotme të forcave lindore e perëndimore. Aganistani gjithashtu ka shërbyer s...Lexo akoma

Afganistani, zyrtarisht Emirati Islamik i Afganistanit, është shtet në Azinë qendrore që nuk laget nga asnjë det dhe që kufizohet në perëndim me Iranin, në veri me Turkmeninë, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin, në verilindje me Kinën dhe në lindje dhe jug me Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfër i botës.

Afganistani ka qenë një pikë përqendruese e lashtë e Rrugës së Mëndafshit dhe migracionit njerëzor. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të banimit të njeriut që nga periudha e Paleolitit të Mesëm. Qytetërimi Urban mund të ketë filluar në zonë që nga vitet 3.000 deri 2.000 PK. I ndodhur në një vend të rëndësishëm gjeostrategjik që lidh kulturën e Lindjes së Mesme me Azinë Qendrore dhe nënkontinentin indian, Afganistani ka qenë vend i popujve të ndryshëm ndër kohëra dhe dëshmitar i fushatave të shumta ushtarake, sidomos ato të Aleksandrit të Madh, Xhinxhiz Kanit, dhe në kohët e sotme të forcave lindore e perëndimore. Aganistani gjithashtu ka shërbyer si një burim nga i cili Greko-Baktrianët, Kushanët, Heftalitët, Samanidët, Safaridët, Gaznavidët, Goridët, Mugalët, Hotakët, Durranët, dhe të tjerë janë ngritur për të formuar perandoritë e mëdha.

More about Afganistani

Basic information
  • Calling code +93
  • Internet domain .af
  • Mains voltage 240V/50Hz
  • Democracy index 2.85
Population, Area & Driving side
  • Population 15500000
  • Area 652230
  • Driving side right
Kronollogjia
  • Artikulli kryesor Historia e Afganistanit

    Ahmad Shah Durrani bashkoi fiset Pashtun dhe themeloi Afganistanin më 1747. Vendi shërbeu si një amortizator mes Perandorive Ruse dhe Britanike derisa fitoi pavarësinë nga kontrolli joreal britanik më 1919. Një përjetim i shkurtër i demokracisë mbaroi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin në shkatërrim afgan komunist, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht. Një seri luftërash civile që erdhën më pas bënë që Kabuli më në fund të binte në duart e talebanëve (një lëvizje e vijës së ashpër e mbështetur nga Pakistani që u krijua për t'i dhënë fund luftës civile dhe anarkisë në vend) më 1996. Pas sulmeve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua dhjetorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale - sidomos në jug dhe lindje - mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.

Where can you sleep near Afganistani ?

Booking.com
487.420 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 46 visits today.