बराबर गुफाएँ

( Shpellat Barabar )

Shpellat Barabar janë arkitektura më e vjetër shkëmbore ekzistuese e shpellave në Indi, që datojnë kryesisht nga Periudha e Perandorisë Maurya (322–185 p.e.s.), disa me mbishkrime të Ashoka-s, të gjendura në Bllokun Makhdumpur të distriktit Jehanabad, në Bihar, 24 km në veri të Gaya-s. Këto shpella janë të vendosura në kodrat binjake të Barabarit (katër shpella) dhe Nagarjuni (tre shpella) – shpellat kodrës Nagarjuni 1.6 km larg ndonjëherë konsiderohen si të veçanta duke u quajtur Shpellat Nagarjuni. Këto dhoma shkëmbore datojnë që nga shekulli i III p.e.s., në periudhën Maurya, të Ashoka-s (që mbretëroi në vitet 273–232 p.e.s.) dhe stërnipit të tij Dasharatha Maurya. Megjithëse vetë ishin budistë, ata lejuan sekte të ndryshme xhainiste të lulëzonin nën politikën e tolerancës fetare. Shpellat u përdorën nga asketikët nga sekti Ajivika, të themeluara nga Makkhali Gosala, një bashkëkohës i Gautama Buddha-s, themeluesi i budizmit dhe Mahavira-s, Tirthankara i fundit dhe i 24-ërt...Lexo akoma

Shpellat Barabar janë arkitektura më e vjetër shkëmbore ekzistuese e shpellave në Indi, që datojnë kryesisht nga Periudha e Perandorisë Maurya (322–185 p.e.s.), disa me mbishkrime të Ashoka-s, të gjendura në Bllokun Makhdumpur të distriktit Jehanabad, në Bihar, 24 km në veri të Gaya-s. Këto shpella janë të vendosura në kodrat binjake të Barabarit (katër shpella) dhe Nagarjuni (tre shpella) – shpellat kodrës Nagarjuni 1.6 km larg ndonjëherë konsiderohen si të veçanta duke u quajtur Shpellat Nagarjuni. Këto dhoma shkëmbore datojnë që nga shekulli i III p.e.s., në periudhën Maurya, të Ashoka-s (që mbretëroi në vitet 273–232 p.e.s.) dhe stërnipit të tij Dasharatha Maurya. Megjithëse vetë ishin budistë, ata lejuan sekte të ndryshme xhainiste të lulëzonin nën politikën e tolerancës fetare. Shpellat u përdorën nga asketikët nga sekti Ajivika, të themeluara nga Makkhali Gosala, një bashkëkohës i Gautama Buddha-s, themeluesi i budizmit dhe Mahavira-s, Tirthankara i fundit dhe i 24-ërt i xhainizmit. Në sit janë të pranishëm gjithashtu skulptura shkëmbore budiste dhe hindu. Shumica e shpellave në Barabar konsistojnë në dy dhoma, të skalitura tërësisht në shkëmb graniti, me një sipërfaqe të brendshme tepër të lëmuar dhe dalje me efektin e jehonës. Dhoma e parë kishte funksionin e mbledhjes së adhuruesve në një sallon të madh drejtëkëndor ndërsa e dyta, një dhomë e vogël rrethore me kupolë për adhurim, kjo dhomë e brendshme me gjasa kishte një strukturë të ngjashme me një stupa të vogël, në disa pika, megjithëse tani ato janë bosh. Shpellat u paraqitën – të gjendura në Shpellat imagjinare Marabar – në librin A Passage to India të shkrimtarit anglez E. M. Forster. Këto paraqiten edhe në librin The Mahabharata Secret të Christopher C. Doyle.

Photographies by:
Devajyoti Sarkar - CC BY-SA 2.0
Statistics: Position
747
Statistics: Rank
295069

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
894372516Click/tap this sequence: 8687
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Shpellat Barabar ?

Booking.com
8.722.427 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 8.565 visits today.