आलमगीर मस्जिद

( Xhamia Alamgir në Varanasi )

Xhamia Alamgir, e njohur edhe si Beni Madhav Ka Darera, Xhamia Dharhara dhe Xhamia e Aurangzebit, u ndërtua nga Aurangzebi në shekullin e XVII mbi rrënojat e një tempulli hindu në Varanasi të Uttar Pradeshit. Xhamia Alamgir është struktura më e madhe në brigjet e Gangut në Varanasi. Ajo është një amalgamë e ndjesive fetare hindu-myslimane, pasi e gjithë pjesa e poshtme e saj mbahet si një tempull hindu. Xhamia gjendet në një pozicion të shquar mbi Ghatin Panchaganga, që ka shkallë të gjera për të zbritur deri te uji i Gangut. Xhamia shtrihet në një sipërfaqe perj 0.108 hektarësh. Zona e xhamisë zotërohet dhe administrohet nga organizata bamirëse e Bordit të Vakëfeve Syni, dhe përfaqësohet nga Mutawalli.

 Xhamia e Aurangzebit, Varanasi

Në Periudhën Gahadavala (shekulli i XI-XII) ky ishte një ghat i shquar popullor, i patronizuar nga familja mbretërore. Atëherë ishte një tempull i famshëm i Vindu Madhavas, që u shkatërrua dhe shndërrua në një xhami në vitin 1673, me urdhër të perandorit mogul Aurangzeb. Xhamia Alamgir, ashtu si Xhamia Gyanvapi, ka një histori kontroverse. Xhamia u ndërtua në vendin e një tempulli të Krishnas, të njohur si Vishnu Madhava,[1] që ishte ndërtuar në stilin arkitekturor Vishnavit. Tempulli origjinal i Vishnut i përkiste shekullit të XII por ishte shkatërruar në shekullin e XV dhe ishte rindërtuar në vitin 1585. Por në vitin 1669 perandori fanatik mogul Aurangzeb urdhëroi shkatërrimin e të gjithë tempujve hindu në Varanasi dhe mbi rrënojat e tempullit të Vishnut, në vitin 1673 ndërtoi një xhami,[2][3] që e emërtoi Xhamia Alamagir, sipas titullit të tij honorifik "Alamgir", që e kishte adoptuar pasi ishte kurorëzuar perandor.[4][5] Perandori Shah Alam (1707-1712) e përfundoi strukturën e tanishme nën mbikqyrjen e Ali Ibrahim Khan-it, një oficer ushtarak i Varanasit.[1] Në vitin 1868 Sherring shkruante se: “Vetë xhamia nuk paraqet asgjë mbresëlënëse dhe në fakt, vështirë se mund të quhet e bukur. Ajo është e thjeshtë dhe e zakonshme; dhe, po mos të ishte për minaret që ngrihen mbi të, ajo nuk do të llogaritej fare si një objekt i dallueshën në Banaras”.[6] Një nga minaret u rrëzua në vitin 1948 dhe tjetra pësoi plasaritje që bëri që të hiqej në vitin 1954. Kjo datë e fundit duket e mbështetur, megjithatë Eric Neëby, në librin e tij "Sloëly doën the Ganges" pohon se gjatë vizitës së tij në Varanasi në dimrin mids viteve 1963-4, minarja e lartë e mbetur e xhamisë ishte akoma aty.[7]

^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura asisarnath-dharhara ^ Dunlop, Sykes & Jackson: Fodor's Exploring India; 2001, fq. 135 ^ "Mosques in Varanasi". varanasionline.in. Marrë më 31 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Brajesh Kumar: Pilgrimage Centres of India; 2003, fq. 90 ^ Betts & McCulloch: India – The North: Forts, Palaces, the Himalaya Dream Trip; 2013, fq. 213 ^ Mattheë Atmore Sherring (1868). fq. 111 https://books.google.al/books?id=2udTAAAAcAAJ&pg=PA111&source=gbs_toc_r&cad=3#v=onepage&q&f=false. {{cite book}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Është injoruar "The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times" (Ndihmë!) ^ Eric Newby (1966). Slowly Down the Ganges. fq. 216. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Photographies by:
Man - CC BY 2.0
Zones
Statistics: Position
4846
Statistics: Rank
20420

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
193524867Click/tap this sequence: 8292

Google street view

Where can you sleep near Xhamia Alamgir në Varanasi ?

Booking.com
489.360 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 0 visits today.