Nalanda ishte një Mahavihara e shquar, një manastir i madh budist në mbretërinë e lashtë të Magadha-s (në Biharin modern) në Indi. Siti është i vendosur rreth 95 kilometra në jug-lindje të Patna-s afër qytetit të Bihar Sharif-t dhe ishte një qendër studimi nga shekulli i V të e.s. deri në rreth vitit 1200. Metodat mjaft të standardizuara të mësimit vedik ndihmuan në stabilizimin e institucioneve të mëdha të studimit si Taxila, Nalanda dhe Vikramashila që shpesh konsiderohen si universitetet më të hershme të Indisë. Nalanda lulëzoi nën patronazhin e perandorisë Gupta në shekujt e V dhe të VI të e.s. dhe më vonë nën patronazhin e Harsha-s, perandori i perandorisë Kannauj. Traditat kulturore liberale të trashëguara nga periudha Gupta rezultuan në një periudhë rritjeje dhe prosperiteti deri në shekullin e IX. Shekujt pasues ishin një kohë rënieje graduale, një periudhë gjatë të cilës drejtimet tantrike Vajrayana të budizmit u bënë më të theksuara në Indinë lindor...Lexo akoma
Nalanda ishte një Mahavihara e shquar, një manastir i madh budist në mbretërinë e lashtë të Magadha-s (në Biharin modern) në Indi. Siti është i vendosur rreth 95 kilometra në jug-lindje të Patna-s afër qytetit të Bihar Sharif-t dhe ishte një qendër studimi nga shekulli i V të e.s. deri në rreth vitit 1200. Metodat mjaft të standardizuara të mësimit vedik ndihmuan në stabilizimin e institucioneve të mëdha të studimit si Taxila, Nalanda dhe Vikramashila që shpesh konsiderohen si universitetet më të hershme të Indisë. Nalanda lulëzoi nën patronazhin e perandorisë Gupta në shekujt e V dhe të VI të e.s. dhe më vonë nën patronazhin e Harsha-s, perandori i perandorisë Kannauj. Traditat kulturore liberale të trashëguara nga periudha Gupta rezultuan në një periudhë rritjeje dhe prosperiteti deri në shekullin e IX. Shekujt pasues ishin një kohë rënieje graduale, një periudhë gjatë të cilës drejtimet tantrike Vajrayana të budizmit u bënë më të theksuara në Indinë lindore nën perandorinë Pala. Në kulmin e saj shkolla mblidhte studiues dhe studentë nga afër dhe larg me disa udhëtarë nga Tibeti, Kina, Korea dhe Azia qendrore. Të dhënat arkeologjike vënë gjithashtu në dukje kontaktet me dinastinë Shailendra të Indonezisë, një nga mbretërit që ndërtoi një manastir në kompleks. Shumë nga njohuritë mbi Nalandan vijnë nga shkrimet e murgjërve pelegrinë nga Azia lindore si Xuanzang dhe Yijing që udhëtuan për te Mahavihara në shekullin e VII. Vincent Arthur Smith thekson se "një histori e detajuar e Nalandas do të ishte një histori e budizmit Mahayanist". Shumë emra të listuar nga Xuanzang në shënimet e tij të udhëtimit si produkte të Nalandas janë emrat e atyre që zhvilluan filozofinë Mahayana. Të gjithë studentët në Nalanda studionin Mahayana ashtu si dhe tekstet e tetëmbëdhjetë sekteve (Hinayana) të budizmit. Kurrikulumi i tyre përfshint edhe lëndë të tjera si vedat, logjikën, gramatikën e sanskritishtes, mjekësinë dhe Samkhya-n. Nalanda me shumë gjasa u plaçkit dhe shkatërrua nga një ushtri e dinastisë myslimane mamluke nën drejtimin e Ikhtiyar ad-Din Muhammad bin Bakhtiyar Khilji-t rreth vitit 1200. Ndërsa disa burime vërejnë se Mahavihara vazhdoi të funksionoi në një mënyrë të ndryshuar për një farë kohe, për tu braktisur dhe harruar deri në shekullin e XIX kur siti u studiua dhe gërmimet paraprake u drejtuan nga Archaeological Survey of India (ASI). Gërmimet sistematike filluan në vitin 1915 dhe të cilat zbuluan njëmbëdhjetë manastire dhe gjashtë tempuj me tulla të vendosur në mënyrë të organizuar në një zonë prej 12 hektarësh. Në rrënojat e sitit u zbuluan një numër skulpturash, monedhash, vulash dhe mbishkrimesh shumë nga të cilat janë të shfaqura në muzeun arkeologjik të Nalandas të vendosur në afërsi të sitit. Nalanda tashmë është një destinacion i shquar turistik dhe pjesë e cirkuitit turistik budist.
Shto një koment të ri