काशी विश्वनाथ मन्दिर

( Tempulli Kashi Vishvanatha )

Tempulli Kashi Vishvanatha në Varanasi është një nga tempujt më të adhuruar të Shivës, i njohur edhe si Tempulli i Artë. Ai është një tempull i famshëm hindu, një nga 12 tempujt e shenjtë jyotirlinga, që përmendet gjerësisht në literaturën puranike. Në gjuhën vendore quhet "Kashi Vishvanatha Mandir", ku pjesa "Kashi", i reforohet emrit tjetër të qytetit, "Vishvanatha" do të thotë "sunduesi i universit", ndërsa "mandir" është fjala për një vend adhurimi hindu. Tempulli ka qenë shkatërruar dhe rindërtuar mjaft herë përgjatë historisë së tij. Xhamia Gyanvapi, që është pranë tempullit, është ndërtuar në vendin origjinal të tempullit. Tempulli Vishveshvara gjendet në një kompleks tempullor bashkë me disa faltore të tjera dytësore dhe Pusin Jnana Vapi, i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.13 hektarësh në koordinatat Lexo akoma

Tempulli Kashi Vishvanatha në Varanasi është një nga tempujt më të adhuruar të Shivës, i njohur edhe si Tempulli i Artë. Ai është një tempull i famshëm hindu, një nga 12 tempujt e shenjtë jyotirlinga, që përmendet gjerësisht në literaturën puranike. Në gjuhën vendore quhet "Kashi Vishvanatha Mandir", ku pjesa "Kashi", i reforohet emrit tjetër të qytetit, "Vishvanatha" do të thotë "sunduesi i universit", ndërsa "mandir" është fjala për një vend adhurimi hindu. Tempulli ka qenë shkatërruar dhe rindërtuar mjaft herë përgjatë historisë së tij. Xhamia Gyanvapi, që është pranë tempullit, është ndërtuar në vendin origjinal të tempullit. Tempulli Vishveshvara gjendet në një kompleks tempullor bashkë me disa faltore të tjera dytësore dhe Pusin Jnana Vapi, i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.13 hektarësh në koordinatat 25°18.637′N 83°00.594′E.

Qyteti i Varanasit u ndërtua në kohët e lashta nw vendin ku bashkohen me Gangun lumenjtë Varana dhe Asi, qw i kanw dhwnw dhe emrin. Varanasi, ishte një vend i rëndësishëm pelegrinazhi ku jetonte një tribu e quajtur Kasha, duke i dhwnw Varanasit edhe emrin Kashi. Pranë Varanasit Gangu rrjedh në formën e një harku, formë që konsiderohej tepër e mbarë nga kozmoligjia vedike, duke i dhënë kështu një rëndësi të veçantë.[1] Kashi ose Varanasi përmendet në shumë epose të lashta duke përfshirë Mahabharatën, Ramayanën dhe purana të rëndësishme. Këtë zonë e zhvilloi mbreti mitik Divodas.[2] Arkeologët mendojnë se qyteti ka ekzistuar që përpara kohës së Budës. Tempulli Kashi Vishvanatha ka qenë adhuruar si banesa shpirtërore e Shivës. Në historinë fetare indiane, Vishvanatha ose Vishveshvara Jyothirlinga ka një domethënie të jashtëzakonshme.[3] Gjithësesi, vendi i parë origjinal i Tempullit Vishveshvara ose Vishvanatha është një çështje historike për tu shqyrtuar. Tempulli Vishvanatha përmendet pothuajse në të gjithë tekstet puranike, duke përfshirë edhe seksionin Kashi Khanda të Skanda Puranas.[4] Një grup studiuesish mendojnë se meqë tempulli ka pësuar shkatërrime dhe rindërtime të ndryshme, është e papërshtatshme të flitet nëse tempulli është po aq i vjetër sa krijimi i qytetit të Kashit. Sipas miteve tempulli i Shivës u shkatërrua dhe rindërtua disa herë që prej zanafillës së tij, por përkrahë referencave mitologjike, Tempulli Kashi Vishvanatha u shkatërrua realisht disa herë nga pushtuesit dhe sunduesit myslimanë. Historia e tempujve të mëparshëm që bujtnin lingën e Vishvanathës është bërthama e historisë së Varanasit përgjatë një mijë viteve të fundit: një tregim i përsëritur shkatërrimi, përdhosjeje dhe rindërtimi. Qyteti i Varanasit ka qenë shkatërruar disa herë nga pushtuesit afganë, turq, mogulë etj.[5] Vetë tempulli ka qenë shkatërruar dhe rindërtuar mjaft herë përgjatë 800 vjetëve kaluar. [6] Ky tempull ka qenë ndërtuar dhe rrafshuar mjaft herë në historinë e tij. Vetëm midis viteve 1194 dhe 1670 tempulli u shkatërrua të paktën tre herë. Tashmë mbi rrënojat e vjetra të Tempullit Vishvanatha qëndrojnë dy xhami të ndryshme, njëra e ndërtuar në shekullin e XIII nga Razia Sultana dhe tjetra e ndërtuar në shekullin e XVII nga Aurangzebi. Disa studiues e çojnë datën e ndërtimit rreth vitit 490 të e.s.,[7] por të dhënat historike tregojnë se Tempulli i parë Kashi Vishvanatha duhet të jetë ndërtuar në vitet 500-508 të e.s., nën mbretërimin e Vainya Guptas së Dinastisë Gupta, një adhurues i Shivës, kohë që përkon me fuqizimin e Varanasit si qendër pelegrinazhi.[8] Megjithatë, të dhënat tregojnë se tempulli i shkatërruar për herë të parë nga Qutb-ud-din Aibak-u qe ndërtua në shek. e XI me gjasa nga Chandradeva i Dinastisë Gahadavala,[9] gjatë sundimit të të cilës Varanasi ishte në lulëzim. Varanasi, që ishte një vend i shenjtë pelegrinazhi për hindu, ishte shënjestër sulmesh nga ushtritë dhe sunduesit myslimanë.[1] Ushtria e Mohamed Ghorit, e komanduar nga Qutb-ud-din Aibak-u i shkatërroi tempujt e Varanasit në vitin 1194, kur mundi në betejë mbretin Jayachandra Gahadavala.[4][3] Më pas në vitin 1197, Varanasi ra përfundimisht në dorë të myslimanëve kur Qutb-ud-din Aibaku mundi mbretin e fundit Gahadavala, Harishchandran. Në vendin e rrënuar të tempullit Vishvanatha, Razia Sultana (1236-1240) ndërtoi Xhaminë Razia. Disa besojnë se tempulli u rindërtua përsëri 20 vjet më vonë, por nuk ekzistojnë të dhëna që ta mbështetësin një rindërtim kaq të hershëm. Nga shekulli i XIII, gjatë sundimit të Shamsuddin Iltumish-it (1211-1266), sulltani i Delhit, tempulli u rindërtua nga një tregtar guxharatas në vendin e sotëm të Avimukteshvarës. Besohet se ky tempull u shkatërrua po në shek. e XIII nga Bakhtiyar Khilji, për tu rindërtuar përsëri më vonë.[10] Megjithatë, ky tempulli besohet se u rishkatërrua në vitin 1351 nga Firuz Shah Tughlaq-u, sunduesi i Dinastisë Sharqi të Jaunpurit, që përktheu edhe shkrime të shenjta hindu në persisht dhe, megjithëse nuk ka të dhëna për rindërtimin e tij, thuhet se u shkatërrua përsëri në vitin 1448 nga Muhmud Shah Sharqi (1436-1458). Më vonë besohet se ai u rindërtua përsëri në pjesën perëndimore të këtij kompleksi, por, siç besohohet, u shkatërrua përsëri në vitin 1490, gjatë sundimit të Sikandar Lodit (1489-1517), që rishkatërroi shumicën e tempujve të rëndësishëm të Varanasit. Në këtë mënyrë Avimukteshvara e humbi popullariteti për tia lënë vendin Vishvanathës. Por për shkak të përkushtimit të besimtarëve hindu, vendi i pelegrinazhit së jyotirlingës vijoi të zhvillohej.[1] Gjatë sundimit të perandorit tolerant, mogul Akbar tempulli u rindërtua nga Raja Man Singh-u, por hindutë ortodoks e bojkotuan atë pasi ai kishte lejuar që mogulët të martoheshin me familjarë të tij.[11] Në vijim, në vitin 1585, me patronazhin e tregtarit të pasur të Varanasit, Raghunath Pandit (të njohur si Todara Mala, ministri i financave i oborrit të Akbarit), me mbështetjen e Akbarit, e rindërtoi tempullin në vendin e tij origjinal.[12] Ai përshtati në mënyrë të përpiktë planin bazë arkitekturor dhe strukturor të Tempullit Vishveshvara të rindërtuar në fundin e shekullit të XIII. Libri Tristhalisetu i Narayanabhattas (rreth vitit 1585) e përshkruan gjerësisht madhështinë e këtij tempulli. Në këtë tekst tregohet se gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij, në Varanasi nuk kishte një tempull të rregullt të Vishvanathës.[13] Përveç kësaj, Akbari i dhuroi mjaft akre të fshatrave për tempullin, gjë që më vonë do të ndërpritej thelbësisht nën sundimin e Shah Jahanit (1628-1657). Megjithatë, në vitin 1669 Aurangzebi, perandori fanatik mogul do ta rishkatërronte përsëri dhe me mbetjet e tempullit origjinal, ndërtoi Xhaminë Gyanvapi,[14][15] me minare 71 m. të larta.[16] Kwto mbetje mund të shihen në punimin e stërholluar dhe rafinuar artistik të murit perëndimor, te themelet, kolonat dhe sidomos në pjesën e mbrapme të xhamisë,[17] që besohet se u lanë qëllimisht ashtu nga vetë perandori si paralajmërim dhe fyerje për ndjenjat hindu.[18] Vlen të përmendet se, veçanërisht nën mbrojtjen e sunduesve britanikë dhe marathas, Varanasi u pati një zhvillim domethënës. Në vitin 1742, sunduesi marathas Malhar Rao Holkar planifikonte ta shkatërronte xhaminë për të rindërtuar tempullin.[11][3] Megjithatë, plani i tij nuk u materializua, pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së navabëve të Laknaut, që kontrollonin territorin.[19] Rreth vitit 1750, maharaxhai i Jaipurit porositi një shqyrtim të terrenit përreth sitit, me synimin e blerjes së tokës për të rindërtuar Tempullin.[20] Gjithësesi edhe plani i tij për rindërtimin e tempullit mbeti përpjekje.

 Kullat e Tempullit Kashi Vishvanatha me Xhaminë Gyanvapi në sfond ne vitin 1905

Megjithë këto përpjekje, tempullin do ta ndërtonte më vonë, midis viteve 1776-1785, Ahilyabai Holkari, mbretëresha marathase e Mbretërisë Malwa (Indores), në vendin e tanishëm, pranë xhamisë, pak më tej vendit origjinal.[21][22] Ahilyabai Holkari, që ishte një besimtare e përkushtuar e Shivës dhe thuhet se tempulli u ndërtua pasi vetë Shiva e urdhëroi në ëndërr të ndërtonte një tempull në një distancë të vogël nga origjinali, që ishte zënë nga Xhamia Gyanvapi, pasi ai ishte ndotur.[9] Ajo kishte ardhur nw pushtet pasi burri, Khanderao Holkar iu vra në betejë dhe më pas i vdiq edhe vjehrri, Malhar Rao Holkar. Ahilyabai ndërmorri një program të gjerë ndërtimesh. Gjatë viteve 1833-1840, ajo ndërtoi kufirin rrethues të Pusit Gyanvapi, ghatet dhe tempuj të tjerë në Varanasi.[11][3] Në këtë mënyrë, Tempulli i tanishëm Vishvanatha ndodhet në vendin e tij të katërt, i zhvendosur dhe rindërtuar disa herë pas shkatërrimeve.

Për këtë tempull dhanë kontribute bujare shumë familje fisnike dhe dinasti të ndryshme indiane.[9] Në vitin shek. e XVIII, mbreti i atëhershëm i Kashit, Mansaram dhe djali i tij Belvant Singh ndërtuan shumë tempuj të tjerë në Varanasi.[1] Me porosinë e guvernatorit të përgjithshëm të Indisë, Warren Hastings në vitin 1785, kolektori i atëherëshëm mysliman i Varanasit, Ibrahim Khan, përballë Tempullit Vishvanatha ndërtoi Naubat Khanan e tempullit (vend-qëndrimi i muzikantëve dhe instrumenteve muzikore të tempullit).[23] Në vitin 1828, mbretëresha Baija Bai, e veja e mbretit marathas Daulat Rao Scindhia së Gwaliorit, ndërtoi një kolonadë me çati të ulët me mbi 40 kolona në territorin e pusit Gyan Vapi.[24] Në vitin 1839, rreth 50 vjet pas ndërtimit, Punjab Kesari (sunduesi i Punxhabit) i fuqishëm sikist i Lahores, Ranjit Singh dhuroi rreth 820 kg ar të pastër për mbulimin e dy kullave shikhara të tempullit.[25][26][27] Ndërsa kulla e tretë e mbetur, u programua të mbulohej me ar nga Ministria Kulturës dhe Çështjeve Fetare të Uttar Pradeshit.[28][4] Në vitin 1841, Dinastia Bhosale e Nagpurit dhuroi argjend për tempullin. Statuja prej guri 2.13 m e lartë e Demit Nandi, që qëndron në lindje të kolonadës u dhurua nga mbreti i Nepalit, i cili dhuroi edhe një kambanë të stërmadhe.[1] Ky tempull u rikonstruktua nga Maharani Khaneti, gruaja e Sudarshan Shah-ut në v. 1857.[29]

Tempulli menaxhohej nga një grup trashëgimtar panditësh (ose mahantë, priftërinj). Pas vdekjes së mahant Devi Dutt-it, mes pasuesve të tij shpërtheu një grindje. Në vitin 1900, kunati i tij pandit Visheshwar Dayal Tewari hapi një çështje gjyqësore, pas të cilës u bë kryeprifti i tempullit.[30] Më 28 janar 1983 tempulli u ble nga Qeveria e Uttar Pradeshit dhe që atëherë menaxhimi i tij iu besua Trustit të Tempullit Vishvanatha (Sri Kashi Vishwanath Mandir Nyas Parishad), me president Dr. Vibhuti Narayan Singh (ish mbreti i Kashit ose Kashi Naresh) dhe një komitet ekzekutiv me komisionerin divizional si kryetar.[31] Tempulli ndodhej në një zonë tepër të ngjeshur dhe së fundmi, për ti dhënë më tepër hapsirë besimtarëve u shkatërrua një grup muresh.[32] Përveç tempullit të ndërtuar nga Aihilabai Holkari në shek. e XVIII, në vitin 1966 familja e shquar industrialiste Birla ndërtoi një tempull alternativ kushtuar Vishvanathës, të njohur si Tempulli i Ri Vishwanath, duke përdorur arkitekturën e tempullit të shkatërruar nga Aurangzebi. Tempulli i Ri Vishwanath gjendet afërsi të Banaras Hindu University, u projektua nga Madan Mohan Malviya, themeluesi i universitetit.[29] Në vitin 2012 tempulli u rikonstruktua i gjithi duke u veshur me ar, zona përreth tij u pastrua dhe u zgjerua dhe u zbukuruan faltoret më të vogla rreth tij. Qeveria e Uttar Pradeshit ka ndërmarr një program për të pastruar mjedisin e tempullit. Me projektin e shqyrtimit të mundësive të zgjerimit të rrugës dhe lirimit të hapsirës rreth tempullit u kontraktuar një arkitekt nga Varanasi. Qeveria e Uttar Pradeshit bëri shpronësimin e nëntë ndërtesave dhe komplekseve të identifikuara përgjatë itinerarit, për ti prishur që të bëhej zgjerimi i rrugës.[33] Gjithashtu përveç mbulimit me ar të kupolës së kullës kryesore, u mbulua gjithashtu me ar edhe pjesa e poshtme e kullës së Tempullit Vishvanatha si dhe kullat e tempujve Sri Bhuwaneshwar, Sri Tarakeshwar dhe Sri Dhandapani. Është llogaritur se për realizimin e projektit u nevojitën 19 kg ar dhe 4 000 kg bakër. Bordi i tempullit planifikon që më vonë të zbukuroi edhe tempujt e vegjël të Kala Bhairavës, Avimukteshwarës, Vishnut, Vinayakës, Sanishwarës, Virupakshës dhe Virupakshi Gaurit.[33]

^ a b c d e "11. Kashi SHRI VISHWESHWAR (Varanasi)". shaivam.org. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Kashi Vishwanath Temple". tirthyatraindia.com. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2016. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ a b c d "Kashi Vishwanath Tempule Varanasi". indianscriptures.com. Marrë më 14 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ a b c Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura templesofindia-vishwanath ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura indianmirror-vishwanath ^ "Kashi Vishwanath Temple". templedetails.com. 15 shtator 2016. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Kashi Vishwanath Temple (Golden Temple)". indiaunveiled. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Rana P.B. Singh. Banaras: Making of India’s Heritage City. fq. 58–60. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ a b c Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura mahashivratri-vishwanath ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura indianscriptures-vishweshwar ^ a b c "Kashi Vishwanath Temple, Varanasi". Temple Purohit. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ S. P. Udayakumar. Presenting the Past: Anxious History and Ancient Future in Hindutva India. fq. 99. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Altekar, Anant Sadashiv (1937). History of Benares: from the the earliest times down to 1937. The Culture Publication House, Benares Hindu University. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Catherine B. Asher. Architecture of Mughal India. fq. 278–9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Akhil Bakshi (2004). Between heaven and hell: travels through Sri Lanka, Bangladesh, Bhutan, Nepal, and India: an account of the expedition hands across the borders. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura varanasitour-gyanvapimosque ^ Vanessa Betts; Victoria McCulloch (2013). Delhi to Kolkata Footprint Focus Guide. fq. 108–. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Rana P.B. Singh (2009). "Kapitulli 6, Goddesses and Spatial Ordering in Kashi: Shaktiscape". Cosmic Order and Cultural Astronomy: Sacred Cities of India. fq. 198. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries. fq. 2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] ^ Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries. fq. 85. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] ^ Rana P.B. Singh (2009). "Kapitulli 6, Goddesses and Spatial Ordering in Kashi: Shaktiscape". Cosmic Order and Cultural Astronomy: Sacred Cities of India. fq. 203. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Shri Kashi Vishvanatha Temple - A Brief history". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2007. Marrë më 23 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura varanasi-tourism-vishwanath ^ Matthew Atmore Sherring (1868). The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times. fq. 55–6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries. fq. 200. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] ^ Matthew Atmore Sherring (1868). The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times. fq. 51. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Varanasi, places of interest - The Temples". Banaras Hindu University website. Marrë më 7 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura ghumakkar-temples ^ a b "Cultural holidays - Kashi Vishwanatha temple". Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2017. Marrë më 23 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Trivikram Narain Singh And Ors. vs State Of U.P. And Ors. (Allahabad High Court 28 tetor 1986). Text ^ "Kashi Vishwanath Temple". devdeepawali.com. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2017. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Varanasi temples-Vishvanatha ^ a b "Famed Kashi Vishwanath temple complex set for a makeover". ndtv.com. 16 dhjetor 2012. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Photographies by:
Statistics: Position
1371
Statistics: Rank
87806

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
195386742Click/tap this sequence: 6191

Google street view

Where can you sleep near Tempulli Kashi Vishvanatha ?

Booking.com
489.122 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 28 visits today.