Bodh Gaya është një vend pelegrinazhi fetar të ludhur me Kompleksi Tempullor Mahabodhi në distriktin Gaya në shtetin indian të Biharit. Është i famshëm si vendi ku Gautama Buda thuhet se arriti ndriçimin (në gjuhën pali: bodhi) nën atë që u bë e njohur si Pema Bodhi.

Për budistët, Bodh Gaya është më i rëndësishmi nga katër sitet kryesore të pelegrinazhit të lidhura me jetën e Sidharta Gautamas, të mbiquajtur Buda, ku tre të tjerat janë Kushinagari, Lumbini, dhe Sarnathi. Në vitin 2002, Tempulli Mahabodhi, i vendosur në Bodh Gaya, u bë një Monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Bodh Gaya është vendi më i shenjtë për ndjekësit e besimit budist në të gjithë botën. E vendosur afër bregut të Lumit Neranjana vendi atëherë ishte i njohur si Uruwela. Mbreti Ashoka ishte i pari që ndërtoi një tempull këtu.[1]

Sipas traditës, Buda lindi në vitin 563 p.e.s. në Nepalin e sotëm[2][3] gjatë Baisakhi Purnimas. Si Siddhartha, ai hoqi dorë nga familja e tij në moshën 29 vjeçe në vitin 534 p.e.s.[4][5] dhe udhëtoi dhe meditoi në kërkim të së vërtetës. Pasi praktikoi vetë mohimin për gjashtë vjet në Urubela (Buda Gaya) në Gaya, ai e braktisi atë praktikë pasi nuk i dha atij vimukthi. Pastaj ai zbuloi Rrugën e Tetë-fishtë Fisnike pa ndihmën e ndonjërit dhe e praktikoi atë, pastaj arriti Buddhatva-n ose ndriçimin. Ndriçimi është një gjendje e të qenit tërësisht i lirë nga dëshirat epshore (raga), urrejtja (dosa) dhe iluzioni (moha). Duke arritur ndriçimin hyhet në Nibbana, stadi përfundimtar i të cilës është Parinibbana.

Në këtë vend, Buda u braktis nga pesë njerës që kishin qenë shoqëruesit e tij të asketizmit. Të gjithë ata e konsideronin një njeri të zakonshëm; ata e tallnin pamjen e tij prej të mirë-ushqyeri. Kur ata i kujtuan atij betimet e mëparshme, Buda u përgjigj, "Asketizmi vetëm ngatërron mendjen. Në ezaurimin dhe trullosjen mendore në të cilën ai çon, personi nuk mund t’i kuptoi më gjërat e zakonshme të jetës, akoma më pak të vërtetën që qëndron përtej shqisave. Unë kam braktisur ekstremet si të salltanetit ashtu dhe të asketizmit. Kam zbuluar Rrugën e Mesme". Kjo rrugë që nuk është gjishtashtu e lehtë (një princ i pasur) as e vështirë (që jeton në kushte të kursyera duke praktikuar vetë-mohimin). Duke dëgjuar këtë, pesë asketikët u bënë dishepujt e parë të Budës në Parkun e Drerit në Sarnath, 13 km në veri-lindje të Varanasit.

Dishepujt e Siddhartha Gautamas filluan ta vizitojnë vendin gjatë hënës së plotë në muajin e Vaisakh-ës (prill–maj), sipas kalendarit hindu. Përgjatë kohës, vendi u bë i njohur si Bodh Gaya, dita e ndriçimit si Buddha Purnima dhe pema si Pema Bodhi.

Historia e Bodh Gaya-s është dokumentuar nga shumë mbishkrime dhe përshkrime pelegrinazhi. Më të shquarat nga këto janë përshkrimet e pelegrinëve kinezë Faxian në shekullin e V dhe Xuan Zang në shekullin e VII. Zona ishte zemra e një qytetërimi budist për shekuj, deri sa u pushtua nga ushtritë turke në shekullin e XIII. Emri i vendit, Bodh Gaya, filloi të përdorej që nga shekulli i XVIII. Historikisht, ajo njihej si Uruvela, Sambodhi, Vajrasana ose Mahabodhi.[6] Manastiri kryesor i Bodh Gaya-s zakonisht quhej Bodhimanda-vihara (në gjuhën pali). Tani ai quhet Tempulli Mahabodhi.

Më 7 korrik 2013 në afërsi të Tempullit Mahabodhi shpërthyen pesë bomba. 4 bomba u shpërthyen gjithashtu në qytet, ndërsa tre u çaktivizuan.

^ "Bodh Gaya | Dambadiva Buddha Vandana Buddhist Pilgrims". Buddhapilgrims.wordpress.com. Marrë më 2 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Buddha Purnima - Festival of Buddhist". Shaadi.com. Marrë më 2 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "The True Lord Buddha: His enlightment i.e. attainment of supreme wisdom, in 588 BC". Thetruelordbuddha.blogspot.com. Marrë më 2 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Barua, Sukomal (2012). "Buddha Purnima". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (bot. Second). Asiatic Society of Bangladesh. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Spectrum | Sundayobserver.lk - Sri Lanka". Sundayobserver.lk. 22 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2014. Marrë më 2 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "A History of Bodh Gaya by Venerable S. Dhammika". Buddhanet.net. Marrë më 2 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Photographies by:
Andrew Moore from Johannesburg, South Africa - CC BY-SA 2.0
Neil Satyam - CC BY-SA 3.0
Jakub Michankow - CC BY 2.0
Zones
Statistics: Position
919
Statistics: Rank
220536

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
425179836Click/tap this sequence: 2415
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Bodh Gaja ?

Booking.com
8.734.242 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 7.135 visits today.