Context of Suedia

Suedia, (Suedisht: Sverige) zyrtarisht Mbretëria e Suedisë (Suedisht: Konungariket Sverige), është një shtet skandinav në pjesën veriore të Evropës. Suedia kufizohet me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në lindje dhe është e lidhur me Danimarkën nëpërmjet urës mbi ngushticën Öresund.

Me një sipërfaqe prej 450.295 kilometra katrorë Suedia është vendi i tretë më i madh në Bashkimin Evropian dhe i pesti në Evropë për nga sipërfaqja. Popullsia e Suedisë është rreth 10.4 milion. Suedia ka një dendësi të ulët të popullsisë prej 25 banorë për kilometër katrorë me popullsinë përqendruar kryesisht në pjesën jugore të vendit. Rreth 85% e popullsisë jetojnë në zonat urbane. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë është Stokholmi.

Suedia doli si një shtet i pavarur dhe i bashkuar gjatë Mesjetës. Në shekullin e 17, vendi zgjeroi territoret e tij duke formuar Perandorinë Suedeze. Perandoria u rrit në një nga fuqitë e mëdha të E...Lexo akoma

Suedia, (Suedisht: Sverige) zyrtarisht Mbretëria e Suedisë (Suedisht: Konungariket Sverige), është një shtet skandinav në pjesën veriore të Evropës. Suedia kufizohet me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në lindje dhe është e lidhur me Danimarkën nëpërmjet urës mbi ngushticën Öresund.

Me një sipërfaqe prej 450.295 kilometra katrorë Suedia është vendi i tretë më i madh në Bashkimin Evropian dhe i pesti në Evropë për nga sipërfaqja. Popullsia e Suedisë është rreth 10.4 milion. Suedia ka një dendësi të ulët të popullsisë prej 25 banorë për kilometër katrorë me popullsinë përqendruar kryesisht në pjesën jugore të vendit. Rreth 85% e popullsisë jetojnë në zonat urbane. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë është Stokholmi.

Suedia doli si një shtet i pavarur dhe i bashkuar gjatë Mesjetës. Në shekullin e 17, vendi zgjeroi territoret e tij duke formuar Perandorinë Suedeze. Perandoria u rrit në një nga fuqitë e mëdha të Evropës në shekullin e 17-të dhe në fillim të shekullit të 18-të. Pjesa më e madhe e territoreve të pushtuara jashtë Gadishullit Skandinav u humbën gjatë shekujve të 18 dhe 19. Gjysma lindore e Suedisë, Finlanda e sotme, u humb ndaj Rusisë në vitin 1809. Lufta e fundit në të cilën Suedia u përfshi direkt ishte në vitin 1814, kur Suedia me presion ushtarak e detyroi Norvegjinë të bashkohej me të. Që atëherë, Suedia ka qenë në paqe, duke ndjekur një politikë të mos marrjes pjesë në aleanca ushtarake në kohë paqeje dhe të neutralitetit në kohë lufte. Suedia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga 1 janari 1995 dhe është anëtare të OECD.

Sot, Suedia është një monarki kushtetuese me një demokraci parlamentare të qeverisjes dhe një ekonomi shumë të zhvilluar. Në vitin 2011, Suedia u rendit e katërta në botë në indeksin e demokracisë të revistës "The Economist" dhe e nënta në Indeksin e Zhvillimeve Njerëzore të Kombeve të Bashkuara të vitit 2013. Në vitin 2010, Suedia kishte rritjen më të shpejtë ekonomike në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2012, Forumi Botëror Ekonomik e renditi Suedinë si vendin e katërt më konkurrues në botë. Sipas Kombeve të Bashkuara, ajo ka vdekshmërinë foshnjore të tretë më të ulët në botë.

More about Suedia

Basic information
  • Currency Krona suedeze
  • Native name Sverige
  • Calling code +46
  • Internet domain .se
  • Mains voltage 230V/50Hz
  • Democracy index 9.26
Population, Area & Driving side
  • Population 10551707
  • Area 447425
  • Driving side right
Kronollogjia
  • Populli i Suedisë Mbretërit e Suedisë Luftët në (me) Suedinë

Phrasebook

Përshëndetje
Hallå
Botë
Värld
Përshendetje Botë
Hej världen
Faleminderit
Tack
Mirupafshim
Adjö
po
Ja
Nr
Nej
Si jeni?
Hur mår du?
Mire faleminderit
Bra tack
Sa kushton?
vad kostar det?
Zero
Noll
Një
Ett

Where can you sleep near Suedia ?

Booking.com
489.299 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 126 visits today.