Context of Letonia

Republika e Letonisë (letonisht: Latvijas Republika) eshte nje vend ne zonen baltike ne Evropen Veriore. Qe prej pavaresise se saj, Letonia eshte quajtur si nje prej vendeve baltike. Kufizohet nga Estonia ne veri, Lituania ne jug, Rusia ne lindje dhe Bjellorusia ne juglindje dhe ndan nje kufi detar me Suedine ne perendim. Letonia ka 1,957,200 banore dhe nje territor prej 64,589 km katror.

Pas shekujve te sundimeve Suedeze, Polako-Lituaneze dhe ruse, nje sundim i kryer nga aristokracia gjermane baltike, Republika e Letonise u shpall me 18 nentor 1918 kur u shkeput dhe deklaroi pavaresine pasLuftes se Parë Botërore. Megjithate, ne vitet 1930-ta vendi filloi te behej gjithnje e me shume autokratik pas grushtit te shtetit te 1934 nen Kārlis Ulmanis. Pavaresia de facto e vendit u nderpre ne fillim te Luftes se Dytë Botërore duke filluar me pushtimin sovjetik, me pas ate nazist te vitit 1941 dhe me pas ri-pushtimin sovjetik me 1944, duke formuar Republi...Lexo akoma

Republika e Letonisë (letonisht: Latvijas Republika) eshte nje vend ne zonen baltike ne Evropen Veriore. Qe prej pavaresise se saj, Letonia eshte quajtur si nje prej vendeve baltike. Kufizohet nga Estonia ne veri, Lituania ne jug, Rusia ne lindje dhe Bjellorusia ne juglindje dhe ndan nje kufi detar me Suedine ne perendim. Letonia ka 1,957,200 banore dhe nje territor prej 64,589 km katror.

Pas shekujve te sundimeve Suedeze, Polako-Lituaneze dhe ruse, nje sundim i kryer nga aristokracia gjermane baltike, Republika e Letonise u shpall me 18 nentor 1918 kur u shkeput dhe deklaroi pavaresine pasLuftes se Parë Botërore. Megjithate, ne vitet 1930-ta vendi filloi te behej gjithnje e me shume autokratik pas grushtit te shtetit te 1934 nen Kārlis Ulmanis. Pavaresia de facto e vendit u nderpre ne fillim te Luftes se Dytë Botërore duke filluar me pushtimin sovjetik, me pas ate nazist te vitit 1941 dhe me pas ri-pushtimin sovjetik me 1944, duke formuar Republiken Socialiste Sovjetike te Letonise per 45 vitet e ardhshme.

I ashtuquajturi Revolucioni i Kengeve, duke filluar nga 1987, kerkonte clirim nga sundimi sovjetik dhe denonte menyren e paligjshme te marrjes se pushtetit nga regjimi Komunist. Perfundoi me Deklaraten e Restaurimit te Pavaresise te Republikes se Letonise me 4 maj 1990, dhe duke restauruar de facto pavaresine me 21 gusht 1991. Letonia eshte nje shtet sovran demokratik, republike parlamentare dhe nje vend shume i zhvilluar sipas Indeksit te zhvillimit njerëzor. Kryeqyteti i saj Riga sherbeu si kryeqyteti europian i kultures me 2014. Letonishtja eshte gjuha zyrtare. Letonia eshte nje shtet unitar i ndare ne 119 njesi administrative, nga te cilat 110 jane bashki dhe 9 jane qytete. Letonezet dhe Livonianet jane banoret autoktone te Letonise. Letonishtja dhe lituanishtja jane te vetmet gjuhe te mbijetuara nga Gjuhet baltike.

Pavaresisht sundimit te huaj prej shekullit te 13-te deri ne te 20-in, kombi letonez e ka ruajtur identitetin neper breza nepermjet gjuhes dhe tradites muzikore. Megjithate, si pasoje e sundimit rus (1710-1918) dhe me vone te pushtimit sovjetik, Letonia ka ne perberje nje numer ta madh rusesh etnik (26.9%), disa prej te cileve (14.1% e banoreve te Letonise) nuk kane marre shtetesine, duke i lene pa shtetesi fare. Deri ne Luften e Dytë Botërore, Letonia kishte nje numer te konsiderueshem minoritetesh gjermane dhe hebreje. Letonia eshte historikisht kryesisht Protestante Luteraniste, pervec fese Latgale ne juglindje, e cila ka qene historikisht kryesisht Katolike Romane. Popullata ruse eshte kryesisht e krishtere Ortodokse.

Letonia eshte anetare e Bashkimit Evropian, Eurozones, NATO, Këshillit te Evropës, OKB, Keshillit te Vendeve te Detit Baltik, FMN, Teteshja nordike-baltike, Bankes Nordike per Investime, Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), OSBE dhe OBT. Per vitin 2014 vendi u rendit i 46-i ne Indeksin e zhvillimit njerëzor dhe si nje vend me te ardhura te larta me 1 korrik 2014. Nje anetare e plote e Eurozones, perdor euron si monedhe kombetare qe prej 1 janarit 2014.

Phrasebook

Përshëndetje
Sveiki
Botë
Pasaule
Përshendetje Botë
Sveika pasaule
Faleminderit
Paldies
Mirupafshim
Uz redzēšanos
po
Nr
Si jeni?
Kā tev iet?
Mire faleminderit
Labi, paldies
Sa kushton?
Cik daudz tas ir?
Zero
Nulle
Një
Viens

Where can you sleep near Letonia ?

Booking.com
487.381 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 7 visits today.