Context of Kopenhaga

Kopenhaga (danisht: København) është kryeqyteti i Danimarkës dhe qyteti më i populluar i saj, me një popullsi urbane prej 1.246.611 (1 janar 2014) dhe një popullsi metropolitane prej 1.992.114 (1 janar 2015). Ajo ndodhet në bregdetin lindor të ishullit Zeland, 42 km në veri-perëndim të qytetit Malmö, Suedi dhe 164 km në veri-lindje të qytetit Odense. Qyteti shtrihet edhe në ishullin Amager dhe brenda tij si enklave ndodhet qyteti Frederiksberg.

E themeluar si një fshat peshkimi Viking në shekullin e 10-të, Kopenhageni u bë kryeqyteti i Danimarkës në fillim të shekullit të 15-të. Gjatë shekullit të 17, nën mbretërimin e Kristianit IV, ajo u zhvillua në një qendër të rëndësishme rajonale, duke konsoliduar pozicionin e saj si kryeqytet i Danimarkës dhe Norvegjisë me institucionet e saj, të mbrojtjes dhe të forcave të armatosura. Pas pasojave të murtajës dhe zjarreve në shekullin XVIII, qyteti iu nënshtrua një periudhe rizhvillimi. Kjo përfshiu ndërtimin e distrikt...Lexo akoma

Kopenhaga (danisht: København) është kryeqyteti i Danimarkës dhe qyteti më i populluar i saj, me një popullsi urbane prej 1.246.611 (1 janar 2014) dhe një popullsi metropolitane prej 1.992.114 (1 janar 2015). Ajo ndodhet në bregdetin lindor të ishullit Zeland, 42 km në veri-perëndim të qytetit Malmö, Suedi dhe 164 km në veri-lindje të qytetit Odense. Qyteti shtrihet edhe në ishullin Amager dhe brenda tij si enklave ndodhet qyteti Frederiksberg.

E themeluar si një fshat peshkimi Viking në shekullin e 10-të, Kopenhageni u bë kryeqyteti i Danimarkës në fillim të shekullit të 15-të. Gjatë shekullit të 17, nën mbretërimin e Kristianit IV, ajo u zhvillua në një qendër të rëndësishme rajonale, duke konsoliduar pozicionin e saj si kryeqytet i Danimarkës dhe Norvegjisë me institucionet e saj, të mbrojtjes dhe të forcave të armatosura. Pas pasojave të murtajës dhe zjarreve në shekullin XVIII, qyteti iu nënshtrua një periudhe rizhvillimi. Kjo përfshiu ndërtimin e distriktitit të famshëm të Frederiksstaden dhe themelimin e institucioneve të tilla kulturore, si Teatri Mbretëror dhe Akademia Mbretërore e Arteve të Bukura. Pas fatkeqësive të mëtejshme në fillim të shekullit të 19 kur Nelsoni (nj[ ushtarak britanik) sulmuoi flotën daneze dhe bombardoi qytetin, rindërtimi gjatë Kohës së Artë Daneze solli një pamje neoklasike të arkitekturës së Kopenhagenit. Më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Finger nxiti zhvillimin e banesave dhe bizneseve përgjatë pesë rrugëve hekurudhore urbane që dalin nga qendra e qytetit.

Që nga fillim i këtij shekulli, Kopenhageni ka parë zhvillim të fuqishëm urban dhe kulturor, të ndihmuara nga investimet në institucione dhe infrastrukturën e tij. Qyteti është qendra kulturore, ekonomike dhe qeveritare e Danimarkës. Ai është një nga qendrat kryesore financiare të Europës Veriore me bursën e Kopenhagenit. Në 2012, Kopenhageni ishte i treti në renditjen e qyteteve më të pasura në botë në aspektin e të ardhurave bruto, duke rënë nga vendi i parë në vitin 2009. Që prej përfundimit të Urës Oresund, një projekt rrugor, hekurudhor dhe tuneli, zona metropolitane e Kopenhagenit është bërë gjithnjë e më e integruar me krahinën suedeze të Scanias dhe qytetit të saj më të madh, Malmoe, i njohur si Rajonin Oresund. Me një numër urash që lidhin distriktet e ndryshme, pamja e qytetit karakterizohet nga parqe, shëtitore dhe pamje bregdetare. Objekte turistike të Kopenhagenit të tilla si Kopshtet Tivoli, Statuja Bukuroshja e Vogël e Detit (Little Mermaid), Pallatet Amalienborg dhe Christiansborg, Kështjella Rosenborg, Kisha e Frederikut, si dhe shumë muzeume, restorante dhe klube nate janë tërheqje të rëndësishme turistike. Përveç zhvillimeve të fundit në sektorin e shërbimeve të qytetit dhe të industrisë farmaceutike, ka pasur një numër nismash për teknologji të pastër, duke mbështetur qëllimin e qytetit për të qenë të karbon neutral brenda 2025.

Kopenhageni ka më shumë se 94.000 studentë të regjistruar në universitetet dhe institucionet e tij më të mëdha, që përfshijnë Universitetin e Kopenhagenit, Universitetin Teknik të Danimarkës dhe Shkollën e Biznesit të Kopenhagenit Business. Universiteti i Kopenhagenit, i themeluar në 1479, është universiteti më i vjetër në Danimarkë, dhe është renditur vazhdimisht si një nga universitetet më të mira në Europë. Në Kopenhagen ndodhen klubet e futbollit FC København dhe Brøndby. Kopenhageni quhet edhe qyteti me numrin më të madh të biçikletave në botë ku 36% e të gjithë qytetarëve udhëtojnë për në punë me biçikletë. Metroja e Kopenhagenit i shërben afërsisht 2 milion pasagjerëve në muaj, Aeroportit i Kopenhagenit, Kastrup, është aeroporti më i madh në vendet nordike.

Where can you sleep near Kopenhaga ?

Booking.com
491.608 visits in total, 9.211 Points of interest, 405 Destinations, 80 visits today.