Context of Skocia

Skocia (Skocisht: Scotland, Galishtja skoceze: Alba) është një shtet që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Duke mbuluar të tretën veriore të ishullit të Britanisë së Madhe. Skocia ndan kufi tokësor me Anglinë në juglindje dhe rrethohet nga Deti i Veriut në lindje, Oqeani Atlantik në veri dhe perëndim, dhe Kanali i Veriut dhe Deti Irlandez në jugperëndim. Përveç pjesës kontinentale, Skocia përbëhet nga më se 790 ishuj përfshirë Ishujt e Veriut dhe Hebrides.

Edinburgu, kryeqyteti i vendit dhe qyteti i dytë nga madhësia, është një nga qendrat financiare më të mëdha në Evropë. Ishte nyje e "Ndriçimit Skocez" të shekullit të 18-të, e cila e bëri Skocinë një nga fuqitë komerciale, intelektuale dhe industriale në Evropë. Qyteti më i madh në Skoci është Glasgow, i cili dikur ishte një nga metropolet udhëheqëse industriale, dhe tani shtrihet në qendër të Glasgow i Madh që dominon Ultësirat Skoceze. Ujërat Skoceze përbëhen nga një sektor gjigant të Atlantikut Verior d...Lexo akoma

Skocia (Skocisht: Scotland, Galishtja skoceze: Alba) është një shtet që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Duke mbuluar të tretën veriore të ishullit të Britanisë së Madhe. Skocia ndan kufi tokësor me Anglinë në juglindje dhe rrethohet nga Deti i Veriut në lindje, Oqeani Atlantik në veri dhe perëndim, dhe Kanali i Veriut dhe Deti Irlandez në jugperëndim. Përveç pjesës kontinentale, Skocia përbëhet nga më se 790 ishuj përfshirë Ishujt e Veriut dhe Hebrides.

Edinburgu, kryeqyteti i vendit dhe qyteti i dytë nga madhësia, është një nga qendrat financiare më të mëdha në Evropë. Ishte nyje e "Ndriçimit Skocez" të shekullit të 18-të, e cila e bëri Skocinë një nga fuqitë komerciale, intelektuale dhe industriale në Evropë. Qyteti më i madh në Skoci është Glasgow, i cili dikur ishte një nga metropolet udhëheqëse industriale, dhe tani shtrihet në qendër të Glasgow i Madh që dominon Ultësirat Skoceze. Ujërat Skoceze përbëhen nga një sektor gjigant të Atlantikut Verior dhe Detit të Veriut, duke përmbajtur rezervat më të mëdha të naftës në Bashkimin Evropian.

Mbretëria e Skocisë doli si një shtet sovran i pavarur në Mesjetën e Hershme dhe vazhdoi të ekzistojë deri në vitin 1707. Me trashëgimi në 1603, James VI i Skocisë u bë mbret i Anglisë dhe Irlandës, duke formuar kështu një bashkim personal të tre mbretërive. Skocia hyri më pas në një bashkim politik me Mbretërinë e Anglisë më 1 maj 1707 për të krijuar Mbretërinë e re të Britanisë së Madhe. Bashkimi krijoi gjithashtu Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili pasoi Parlamentin e Skocisë dhe Parlamentin e Anglisë. Në vitin 1801, Mbretëria e Britanisë së Madhe hyri në një bashkim politik me Mbretërinë e Irlandës për të krijuar Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës (më 1922, Shteti i Lirë Irlandez u shkëput nga Mbretëria e Bashkuar, duke çuar në riemërtimin zyrtar të këtij të fundit Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore më 1927).

More about Skocia

Basic information
Population, Area & Driving side
  • Population 5313600
  • Area 78782
Kronollogjia
  • Historia e hershme

    Akullnajat, që dikur përfshinin tërë pjesën e Skocisë së sotme, kanë shkatërruar çdo gjurmë të njerëzimit që mund të ketë ekzistuar para periudhës mezolitike. Besohet se njerëzit e parë pas akullnajave arritën në Skoci diku rreth 12,800 vjet më parë, kur shtresa e akullit po zhdukej pas periudhës së fundit të akullnajave.[1][2] Grupet e të ardhurve filluan të ndërtonin shtëpitë e para të përhershme në tokën Skoceze rreth 9,500 vjet më parë dhe fshatrat e parë rreth 6,000 vjet më parë. Fshati i ruajtur mirë i Skara Brae në pjesën kontinentale të Orkney daton nga kjo kohë. Vendbanimet neolitike, varrosjet dhe ritualet janë veçanërisht të zakonshme dhe të ruajtura mirë në Ishujt Verior dhe Ishujt Perëndimor, ku mungesa e pemëve çoi në ndërtimin e shumicës së strukturave me gurë lokalë.[3] Dëshmitë e sistemeve të sofistikuara të besimit para-kristian demonstrohen nga vende të tilla si Gurët Callanish në Lewis dhe Maes Howe në Orkney, të cilat u ndërtuan në mijëvjeçarin e tretë p.e.r.

    ...Lexo akoma
    Historia e hershme

    Akullnajat, që dikur përfshinin tërë pjesën e Skocisë së sotme, kanë shkatërruar çdo gjurmë të njerëzimit që mund të ketë ekzistuar para periudhës mezolitike. Besohet se njerëzit e parë pas akullnajave arritën në Skoci diku rreth 12,800 vjet më parë, kur shtresa e akullit po zhdukej pas periudhës së fundit të akullnajave.[1][2] Grupet e të ardhurve filluan të ndërtonin shtëpitë e para të përhershme në tokën Skoceze rreth 9,500 vjet më parë dhe fshatrat e parë rreth 6,000 vjet më parë. Fshati i ruajtur mirë i Skara Brae në pjesën kontinentale të Orkney daton nga kjo kohë. Vendbanimet neolitike, varrosjet dhe ritualet janë veçanërisht të zakonshme dhe të ruajtura mirë në Ishujt Verior dhe Ishujt Perëndimor, ku mungesa e pemëve çoi në ndërtimin e shumicës së strukturave me gurë lokalë.[3] Dëshmitë e sistemeve të sofistikuara të besimit para-kristian demonstrohen nga vende të tilla si Gurët Callanish në Lewis dhe Maes Howe në Orkney, të cilat u ndërtuan në mijëvjeçarin e tretë p.e.r.

    Periudha Romake  Skara Brae, vendbanim i kohës Neolitike

    Protohistoria e shkruar e Skocisë filloi me mbërritjen e Perandorisë Romake në Britaninë jugore dhe qendrore, Romakët pushtuan Anglinë dhe Uellsin e sotëm dhe i administruan si krahina Britania Romake. Pushtimi Romak i Skocisë jugore ishte një seri intervalesh. Më 83–4 AD gjenerali Gnaeus Julius Agricola mundi Kaledonianët në Betejën e Mons Graupius, dhe trupat Romake u dërguan përgjatë Gask Ridge. Tre vjet pas betejës, ushtritë Romake ishin tërhequr në pjesën jugore.[4] Ata ndërtuan Murin e Hadrianit për të kontrolluar klanet në të dyja anët e murit,[5] dhe Limes Britannicus u bë kufiri verior i Perandorisë Romake, edhe pse ushtria mbajti Murin Anonine në ultësirat qendrore për dy periudha të shkurtra — e fundit nga këto në kohën gjatë kohës së perandorit Septimius Severus nga 208 deri më 210.[6] Shtrirja e pushtimit ushtarak romak të çdo pjese të rëndësishme të Skocisë ishte e kufizuar në një total prej rreth 40 vjetësh, megjithëse ndikimi i tyre në pjesën jugore të vendit të pushtuar nga fiset britonike si Votadini dhe Damnonii do të kishte qenë ende i konsiderueshëm.[5]

    Mesjeta

    Mbretëria e Piktëve ishte shteti i cili eventualisht u njoh me emrin "Alba" ose "Skocia". Zhvillimi i Piklandit, sipas modelit historik i bërë nga Peter Heather, ishte përgjigje natyrale e imperializmit Romak.[7] Një shikim tjetër i vë theks Betejës së Dunnichenit dhe sundimit të Bridei m. Beli (672–693), me një periudhë tjetër konsolidimi në sundimin e Óengus mac Fergusa (732–761).[8] Mbretëria e Piktëve siç ishte në fillim të shekullit të 8-të, kur Bede shkruante, ishte shumë e ngjashme me mbretërinë e Skotëve nën sundimit e Aleksandrit (1107-1124). Sidoqoftë, deri në shekullin e 10-të, Mbretëria Pikte ishte dominuar nga ajo çfarë ne sot e quajmë kulturë gale, dhe kishte zhvilluar një mit të pushtimit irlandez rreth pasardhësve të dinastisë mbretërore të kohës, Kenneth MacAlpin.[9][10][11]

    Prej një baze të territorit të Skocisë lindore, në veri të lumit Forth dhe jug të lumit Oykel, mbretëria mori kontrollin e tokave që shtriheshin në veri dhe jug. Deri në shekullin e 12-të, mbretërit e Albës kishin shtuar në territorin e tyre toka ku flitej gjuha anglike në jug-lindje arritën kontroll mbi vendin e quajtur Galloway ku flitej galishtja dhe norsishtja; deri në fundin e shekulli të 13-të, mbretëria kishte marrë pak a shumë kufijtë që ka Skocia e sotme. Sidoqoftë, proceset e ndryshimeve kulturore dhe ekonomike që filluan në shekullin e 12-të siguruan që Skocia të dukej shumë më ndryshe në Mesjetën e Vonshme. Stimulues i kësaj ishte sundimi i mbretit David I dhe Revolucioni i Davidit. Feudalizmi, riorganizimi i qeverisë dhe qytetet e para të definuar me ligj (që quheshin burgh) filluan në këtë periudhë. Këto institucione dhe imigracioni i kalorësve Francez dhe Anglo-Francez dhe priftërinjve lehtësoi një proces të osmozës kulturore, me këtë kultura dhe gjuha e zonave të ulëta dhe pjesëve bregdetare të territorit origjinal të mbretërisë në lindje u bë, si edhe pjesa e sapo marrë në juglindje, Anglisht-folës, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbajti gjuhën gale, përveç ishujve veriorë Orkney dhe Shetland, të cilët mbetën nën sundimin e Norsëve deri më 1468.[12][13]

    Historia moderne  Beteja e Cullodenit.

    Më 1603 James VI i Skocisë mori fronin e Mbretërisë së Anglisë, dhe Mbretërisë së Irlandës në Bashkimin e Kurorë, dhe u zhvendsën në Londër.[14] Me përjashtim të një periudhe të shkurtër nën protektorat, Skocia mbeti shtet i veçantë, por aty kishte konflikt të konsiderueshëm mes kurorës dhe Kovenantersave lidhur me formën e qeverisë kishtare.[15] Më 1707, Parlamenti i Skocisë dhe Parlamenti i Anglisë miratuan Aktet e Bashkimit 1707, e cila çoi tek inkorporimi formal i Skocisë në Mbretëria e Britanisë së Madhe.

    Jakobite Stuardët e depozuar kishin mbetur të famshëm në Zonat e larta dhe në verilindje, veçanërisht mes jo-presbyterianve. Sidoqoftë, dy ngritje masive të jacobitëve që u lëshuan më 1715 dhe 1745 dështuan ta largonin Shtëpinë Hanover nga froni britanik. Kërcënimi i lëvizjes së jakobitëve për Mbretërinë e Bashkuar dhe mbretërve të saj, u shua në Betejën e Culloden. Ky dështim hapi rrugën për largimin e popullsisë vendase të zonave malore dhe ishullore, të njohur si "Klarencët Malorë".

    Ndriçimi Skocez dhe Revolucioni Industrial e shndërruan Skocinë në një qendër intelektuale, komerciale dhe industriale. Pas Luftës së Dytë Botërore, Skocia provoi një reduktim industrial e cila ishte veçanërisht e ashpër.[16] Vetëm në dekadat e fundit ky vend ka shijuar diçka nga rilindja kulturore dhe ekonomike. Faktorët ekonomik, të cilët kanë kontribuar në këtë shërim përfshijnë një industri ringjallëse të shërbimeve financiare, prodhimtari elektronike,[17] dhe nafta nga Deti i Veriut.[18]

    ^ The earliest known evidence is a flint arrowhead from Islay. See Moffat, Alistair (2005) Before Scotland: The Story of Scotland Before History. London. Thames & Hudson. Page 42. ^ Sites at Cramond dated to 8500 BC and near Kinloch, Rùm from 7700 BC provide the earliest known evidence of human occupation in Scotland. See "The Megalithic Portal and Megalith Map: Rubbish dump reveals time-capsule of Scotland's earliest settlements" megalithic.co.uk. Retrieved 10 February 2008 and Edwards, Kevin J. and Whittington, Graeme "Vegetation Change" in Edwards, Kevin J. & Ralston, Ian B.M. (Eds) (2003) Scotland After the Ice Age: Environment, Archaeology and History, 8000 BC–AD 1000. Edinburgh. Edinburgh University Press. Page 70. ^ Pryor, Francis (2003). Britain BC (në anglisht). London: HarperPerennial. fq. 98–104 & 246–250. ISBN 978-0-00-712693-4. ^ Hanson, William S. The Roman Presence: Brief Interludes, in Edwards, Kevin J. & Ralston, Ian B.M. (Eds) (2003) Scotland After the Ice Age: Environment, Archeology and History, 8000 BC - AD 1000. Edinburgh. Edinburgh University Press ^ a b Snyder, Christopher A. (2003), The Britons (në anglisht), Blackwell Publishing, ISBN 0-631-22260-X ^ Robertson, Anne S. (1960) The Antonine Wall. Glasgow Archaeological Society. ^ Peter Heather, "State Formation in Europe in the First Millennium A.D.", in Barbara Crawford (ed.), Scotland in Dark Ages Europe, (Aberdeen, 1994), pp. 47–63 ^ For instance, Alex Woolf, "The Verturian Hegemony: a mirror in the North", in M. P. Brown & C. A. Farr, (eds.), Mercia: an Anglo-Saxon Kingdom in Europe, (Leicester, 2001), pp. 106–11. ^ Brown, Dauvit (1997). "Dunkeld and the origin of Scottish identity". Innes Review (në anglisht). Glasgow: Scottish Catholic Historical Association (48): 112–124. reprinted in Dauvit Broun and Thomas Owen Clancy (eds.), (1999)Spes Scotorum: Hope of Scots, Edinburgh: T.& T.Clark, pp. 95–111. ISBN 978-0-567-08682-2 ^ Brown, Dauvit (2001). "Kenneth mac Alpin". përmbledhur nga M. Lynch (red.). The Oxford Companion to Scottish History (në anglisht). Oxford: Oxford University Press. fq. 359. ISBN 978-0192116963. ^ Foster, Sally (1996). Picts, Gaels and Scots (Historic Scotland) (në anglisht). London: Batsford. ISBN 978-0713474855. ^ Withers, Charles W.J. (1984). Gaelic in Scotland, 1698–1981 (në anglisht). Edinburgh: John Donald. fq. 16–41. ISBN 9780859760973. ^ Thomas Owen Clancy. "Gaelic Scotland: a brief history" (në anglisht). Bòrd na Gàidhlig. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2007. Marrë më 2007-09-21. ^ Ross, David (2002). Chronology of Scottish History (në anglisht). Geddes & Grosset. fq. 56. ISBN 1-85534-380-0. 1603: James VI becomes James I of England in the Union of the Crowns, and leaves Edinburgh for London ^ TM Devine (1999) op cit "…Stated that the Scots Parliament had the right to decide on Queen Anne's successor, and that England and Scotland could not have the same sovereign in the future unless the London Parliament granted Scots 'Free Communication of trade'…" ^ Harvie, Christopher (1981) No Gods and Precious Few Heroes: Scotland 1914–80. London. Edward Arnold. ^ See Stewart, Heather, "Celtic Tiger Burns Brighter at Holyrood, The Guardian Unlimited, 6 May 2007 for an account of Scotland's economic challenges, especially after the dotcom downturn, as it competes with the emerging Eastern European economies. ^ "National Planning Framework for Scotland" Arkivuar 20 janar 2012 tek Wayback Machine Scottish Government publication, (web-page last updated 6 April 2006), which states "Since the 1970s, the development of North Sea oil and gas fields has made an important contribution to the Scottish economy, and underpinned prosperity in the North-East." Retrieved on 7 November 2007.
    Read less

Where can you sleep near Skocia ?

Booking.com
486.711 visits in total, 9.181 Points of interest, 404 Destinations, 21 visits today.