Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
Context of Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen mammase tende Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar, ose Britania është një vend i pavarur, i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar përfshin ishullin e Britanisë së Madhe, pjesën veri-lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël brenda Ishujve Britanikë. Irlanda e Veriut ndan një kufi tokësor me Republikën e Irlandës. Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar është e rrethuar nga Oqeani Atlantik, me Detin e Veriut në lindje, Kanalin Anglez në jug dhe Detin Keltik në jug-perëndim, duke i dhënë asaj vijën e 12-të më të gjatë bregdetare në botë. Deti i Irlandës ndan Britaninë e Madhe dhe Irlandën. Sipërfaqja e përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar është 242,500 kilometra katrorë, me një popullsi të vlerësuar në vitin 2020 prej 68 milionë.
Mbretëria ...Lexo akoma

Mbretëria e Bashkuar ka evoluar nga një seri aneksimesh, bashkimesh dhe ndarjesh të vendeve përbërëse gjatë disa qindra viteve. Traktati i Bashkimit midis Mbretërisë së Anglisë (e cila përfshinte Uellsin, të aneksuar në 1542) dhe Mbretërisë së Skocisë në 1707 formoi Mbretërinë e Britanisë së Madhe. Bashkimi i saj më 1801 me Mbretërinë e Irlandës krijoi Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Pjesa më e madhe e Irlandës u shkëput nga Britania e Madhe në vitin 1922, duke lënë Mbretërinë e Bashkuar aktuale të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, e cila e miratoi zyrtarisht atë emër në vitin 1100
Mbretëria e Bashkuar është një shtet unitar nën një monarki kushtetuese me qeverinë në kryeqytetin e Londrës. Çarls III është mbreti dhe kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe Ishullit të Man, formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por janë në bashkim kurorash me të. Mbretëria e Bashkuar përfshin katrëmbëdhjetë territore të jashtme, çka mbetet nga Perandoria Britanike, e cila në kulmin e saj mbulonte pothuajse çerekun e botës; kjo e bën perandorinë më të madhe në histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, ndikimi britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e dhjetëra shteteve përreth globit, si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, India, Afrika Jugore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. Madhëria e Tij, Mbreti Çarls III mbetet kreu i shtetit të mbretërive të Komonuelthit. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me PBB dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi ekonomik.
Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX, por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj në gjysmën e dytë të shekullit XX zvogëloi rolin e saj kryesues në çështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi bërthamore, vendi i dytë në NATO dhe i katërti në botë për nga shpenzimet ushtarake. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8, NATO, dhe Komonuelthit.
More about Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
- Currency Paund sterlina
- Calling code +44
- Internet domain .uk
- Mains voltage 230V/50Hz
- Democracy index 8.54
- Population 27368800
- Area 242495
- Driving side left
- Artikulli kryesor: Historia e Mbretërisë së Bashkuar.
Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli IX. Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontrollin e monarkëve Anglezë nga Statuti i Rhuddlanit më 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Anglinë nën dy "Ligjet e Uellsit" të vitit 1535 dhe 1542. Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu "bashkim personal" mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vu në zbatim nga "Aktet e Unionit 1707". Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një bashkim politik në formën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe.[1] Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801.[2]
Gjatë shekullit të mëpasshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e idealeve perëndimore të Demokracisë Parlamentare me kontribute të rëndësishme në letërsi, Art dhe Shkencë.[3] Revolucioni Industrail, i nisur dhe drejtuar nga Britania e Madhe e transformoi vendin. Gjatë kësaj periudhe, si Fuqitë e tjera botërore, Britania e Madhe u angazhua në shfrytëzim kolonial, përfshirë tregtimin e skllevërve, megjithëse miratimi i "Aktit të tregtimit të skllevërve" i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte këtë tregti.
Elizabeta II ishte Mbretëresha e Mbretëria e Bashkuar për shtatëdhjetë vjet rrjesht shtetin, me shume se çdo tjetër monark i Britanisë së Madhe.
...Lexo akomaRead lessArtikulli kryesor: Historia e Mbretërisë së Bashkuar.Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli IX. Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontrollin e monarkëve Anglezë nga Statuti i Rhuddlanit më 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Anglinë nën dy "Ligjet e Uellsit" të vitit 1535 dhe 1542. Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu "bashkim personal" mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vu në zbatim nga "Aktet e Unionit 1707". Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një bashkim politik në formën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe.[1] Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801.[2]
Gjatë shekullit të mëpasshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e idealeve perëndimore të Demokracisë Parlamentare me kontribute të rëndësishme në letërsi, Art dhe Shkencë.[3] Revolucioni Industrail, i nisur dhe drejtuar nga Britania e Madhe e transformoi vendin. Gjatë kësaj periudhe, si Fuqitë e tjera botërore, Britania e Madhe u angazhua në shfrytëzim kolonial, përfshirë tregtimin e skllevërve, megjithëse miratimi i "Aktit të tregtimit të skllevërve" i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte këtë tregti.
Elizabeta II ishte Mbretëresha e Mbretëria e Bashkuar për shtatëdhjetë vjet rrjesht shtetin, me shume se çdo tjetër monark i Britanisë së Madhe.
^ "The Treaty (or Act) of Union, 1707". Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2006. Marrë më 2006-05-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "The Act of Union". Act of Union Virtual Library. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 2006-05-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Ferguson, Niall (2003). Empire: The Rise and Demise of the British World Order. Basic Books. ISBN 0-465-02328-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)