Republika Dominikane
Context of Republika Dominikane
Republika Dominikane (spanjo. República Dominicana), e njohur edhe si Quisqueya nga vendasit, është shtet në Karibe, e vendosur me dy të tretat në lindje të ishullit Hispanjol, në të cilën kufizohet me Haitin. Hispanjol është ishulli i dytë për nga madhësia në Antilet e Mëdha dhe shtrihet në lindje të Kubës dhe Xhamajkës , dhë në perëndim të Puerto Rikos. Kryeqytet i Republikës Dominikane është Santo Domingo.