Varaha Cave Temple

( Varaha Mandapa )

‘‘‘Varaha Mandapa’’’ (i quajtur edheTempulli shpellor Varaha ose Tempulli shpellor Adivaraha) është një tempull shpellor i skalitur në shkëmb në Mamallapuram, në bregun e Coromandelit të gjirit të Bengalit në distriktin Kancheepuram në shtetin indian Tamil Nadu. Është pjesë e fshatit në majë të kodrës, që është 4 km në veri të siteve kryesore të Mahabalipurmit, rathat dhe kompleksi i Tempullit bregdetar. Është një shembull i Arkitekturës shkëmbore që daton nga fundi i shekullit të VII. Tempulli është një nga dëshmitë më të bukura të Vishwakarma-s së lashtë Sthapathi-ve, të arkitekturës shpellore të skalitur në shkëmb, nga shumë shpella të tilla të quajtura mandapa. Është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram, të shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984. Skulptura më e shquar në shpellë është ajo e Vishnu-t të mishëruar në formën e një Varaha ose derri duke ngritur Bhudevi-n, hyjneshën nënë të tokës nga deti. Në shpellë gjenden gjitha...Lexo akoma

‘‘‘Varaha Mandapa’’’ (i quajtur edheTempulli shpellor Varaha ose Tempulli shpellor Adivaraha) është një tempull shpellor i skalitur në shkëmb në Mamallapuram, në bregun e Coromandelit të gjirit të Bengalit në distriktin Kancheepuram në shtetin indian Tamil Nadu. Është pjesë e fshatit në majë të kodrës, që është 4 km në veri të siteve kryesore të Mahabalipurmit, rathat dhe kompleksi i Tempullit bregdetar. Është një shembull i Arkitekturës shkëmbore që daton nga fundi i shekullit të VII. Tempulli është një nga dëshmitë më të bukura të Vishwakarma-s së lashtë Sthapathi-ve, të arkitekturës shpellore të skalitur në shkëmb, nga shumë shpella të tilla të quajtura mandapa. Është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram, të shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984. Skulptura më e shquar në shpellë është ajo e Vishnu-t të mishëruar në formën e një Varaha ose derri duke ngritur Bhudevi-n, hyjneshën nënë të tokës nga deti. Në shpellë gjenden gjithashtu edhe shumë figura mitologjike.

Shpella pasqyron një stil arkitekturor kalimtar në kolonat e saj të vendosura mbi luanë të ulur dhe relievet e skalitura në muret brenda shpellës që evoluan gjatë sundimit të mbretërve Mahendra Varmani I dhe Rajasimha ose Narasimhavarmani I i njohur si Mamalla të dinastisë Pallava. Ky stil u vazhdua nga djali i Mamalla-s Parameshvaravarmani I.[1] Kërkimet historike kanë komfirmuar gjithashtu se qyteti i Mahabalipuramit u stabilizua vetëm pasi u emërtua sipas emrit të Mamallas, Mamallapuram dhe shpellat si dhe rathat i janë atribuar të gjitha mbretërimit të tij gjatë vitit 650 të e.s..[2] Është monumenti më i hershëm i njohur në Mahabalipuram megjithëse nuk është më i vizituari për shkak të vendodhjes së tij të fshehur.[3] Veçoria dalluese e stilit Pallava është se façata ballore e shpellës ka, pa përjashtim, kolona të skalitura mjeshtërisht të vendosura mbi luanë të ulur.[4] Struktura është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984.

^ G. Jouveau-Dubreuil: Pallava Antiquities – 2 Vols.; 1 dhjetor 1994, Asian Educational Services, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-206-0571-8, fq. 30– ^ Trudy Ring, Robert M. Salkin & Sharon La Boda: Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places; 1995, Taylor & Francis, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-884964-04-6, fq. 912– ^ "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part II". Adi-Varaha Perumal Cave Temple. Puratatva.in. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2012. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Two drawings of sculpture at Mamallapuram". Online Gallery of British Library. Marrë më 22 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
Photographies by:
Vsundar at English Wikipedia - CC BY-SA 3.0
Statistics: Position
583
Statistics: Rank
165722

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
438271596Click/tap this sequence: 1217

Google street view

Where can you sleep near Varaha Mandapa ?

Booking.com
489.780 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 31 visits today.