गंगावतरण शैल

( Zbritja e Gangut )

Zbritja e Gangut është një monument në Mahabalipuram, në bregun e Coromandel-it në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Me përmasa 29 m x 13 m, është një reliev gjigand në qiell të hapur i skalitur në dy popla gjigande monolitike prej shkëmbi. Legjenda e pasqyruar në reliev është tregimi i zbritjes së lumit të shenjtë Gang nga qielli në tokë drejtuar nga Bhagiratha. Ujërat e Gangut besohet se zotërojnë fuqi mbinatyrore. Zbritja e Gangut dhe Pendimi i Arjuna-s janë të shfaqura në monolitet e sitit të trashëgimisë Pallava. Relievi është më shumë një kanavac skulpturore e artit indian të skalitur në shkëmb në rastin më të mirë e pa parë diku tjetër në Indi. Është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram që janë shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s që nga viti 1984.

Relievi u krijua për të celebruar fitoren e hinduizmit mbi budizmin. Vendi, tani i njohur si Mahabalipuram, më parë ishte i njohur si epiteti i mbretit Narasimhavarman I (630–668 i e.s.) i Dinastisë Pallava (që sundoi nga shekulli i IV deri në të IX-in),[1] si Mamallan, "luftëtari i madh". Babai i tij ishte mbreti Mahendravarman I i cili u konvertua nga xhainizmi në hinduizëm. Ndërtimet arkitekturore në Mamallapuram, kryesisht të atribuara Mamalla-s në shekullin e VII, u adoptuan si medium për skalitjen in situ të faqeve shkëmbore, që deri atëherë bëhej me disa materiale jo rezistente si druri ose gurët e butë.[1][2] Është pjesë e një nga 25 sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Indi,[3] dhe një monument i mbrojtur nga Archaeological Survey of India (ASI), në rrethin Chennai që kujdeset për të gjitha aspektet e tij. Relievi në qiell të hapur është një nga katër kategoritë nën të cilat UNESCO e identifikon sitin si pjesë e trashëgimisë botërore të shpallur në vitin 1984 nën titullin Grupi i monumenteve në Mahabalipuram.[4][5] Ky baso-reliev në shkëmb është konsideruar si një shembull "madhështor" i skulpturës së hershme të shekullit të VII; madje në dianstitë pasuese Chola adoptuan teknikën e skalitjes së faltores në tempujt që ata ndërtuan në fundin e shekullit të IX. Kjo trashëgimi arkitekturore e dinastisë Pallava u vazhdua nga trashëgimtarët e skulptorëve të asaj periudhe, që tani janë integruar në kulturën e qytetit të tanishëm.[6]

^ a b Pippa de Bruyn, Keith Bain, David Allardice & Shonar Joshi: Frommer's India; 18 shkurt 2010, John Wiley & Sons, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-0-470-64580-2, fq. 333– ^ James Hurd: Temples of Tamilnad: Travels in South India; 8 shtator 2010, Xlibris Corporation, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-4653-1921-0, fq. 63– ^ http://whc.unesco.org/en/statesparties/in ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Unesco ^ "A monumental effort" (në anglisht). Front Line India's National Magazine from the publishers of The Hindu. 8 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2013. Marrë më 23 qershor 2016. ^ Sarina Singh, Amy Karafin & Anirban Mahapatra: South India; 1 shtator 2009, Lonely Planet, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-74179-155-6, fq. 63, 387–
Photographies by:
Statistics: Position
570
Statistics: Rank
167743

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
816539472Click/tap this sequence: 2218

Google street view

Where can you sleep near Zbritja e Gangut ?

Booking.com
489.930 visits in total, 9.198 Points of interest, 404 Destinations, 95 visits today.