पंच रथ

( Pança Rathat )

Pancha Rathat (të njohura edhe si Pandava Rathat) janë një kompleks monumental në Mahabalipuram, në brengun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian të Tamil Nadu-së. Pancha Rathat janë një shembull i arkitekturës shkëmbore monolitike. Të datuara nga fundi i shekullit të VII, i janë atribuar mbretit Mahendravarman I dhe djalit të tij Narasimhavarman I (630–680 i e.s.; i gjuajtur edhe Mamalla, ose "luftëtari i madh") i mbretërisë Pallava. Një risi e Narasimhavarmanit, strukturat janë pa ndonjë preçedent në arkitekturën indiane. Kompleksi është nën përgjegjësinë e Archaeological Survey of India (ASI) dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s i bashkuar me mënumentet e tjera të Mahabalipuramit nën emërtimin Grupi i monumenteve në Mahabalipuram. Secili nga pesë monumentet në kompleksin e Pancha Rathave i ngjan një karroce (ratha), dhe secila është e skalitur në një gurë të vetëm të gjatë ose monolit prej graniti që ...Lexo akoma

Pancha Rathat (të njohura edhe si Pandava Rathat) janë një kompleks monumental në Mahabalipuram, në brengun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian të Tamil Nadu-së. Pancha Rathat janë një shembull i arkitekturës shkëmbore monolitike. Të datuara nga fundi i shekullit të VII, i janë atribuar mbretit Mahendravarman I dhe djalit të tij Narasimhavarman I (630–680 i e.s.; i gjuajtur edhe Mamalla, ose "luftëtari i madh") i mbretërisë Pallava. Një risi e Narasimhavarmanit, strukturat janë pa ndonjë preçedent në arkitekturën indiane. Kompleksi është nën përgjegjësinë e Archaeological Survey of India (ASI) dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s i bashkuar me mënumentet e tjera të Mahabalipuramit nën emërtimin Grupi i monumenteve në Mahabalipuram. Secili nga pesë monumentet në kompleksin e Pancha Rathave i ngjan një karroce (ratha), dhe secila është e skalitur në një gurë të vetëm të gjatë ose monolit prej graniti që shtrihet në drejtimin veri-jug me një pjerrësi të vogël. Megjithëse ndonjëherë gabimisht të referuara si tempuj, strukturat nuk u shenjtëruan kurr pasi nuk u përfunduan ndonjëherë pas vdekjes së Narasimhavarmanit I. Strukturat janë emërtuar sipas pesë Pandavave dhe gruas së tyre të përbashkët Draupadi, të eposit të Mahabharatas. Sipas rendit të madhësisë së tyre ato përfshijnë Dharmaraja Rathan, Bhima Rathan, Arjuna Rathan, Nakula Sahadeva Rathan dhe Draupadi Rathan.

 Yudhishthira (Dharmaraja) Ratha Nakula Sahadeva Ratha

Sipas një pllakate të paraqitur në sit nga ASI, Dinastia Pallava i kishte planifikuar strukturat si modele karrosh në shkëmb bazuar në prototipet e rathave të lashta të ndërtuara prej druri.[1] Pancha Rathat u skalitën gjatë mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe djalit të tij Narasimhavarmani I. Punimi i këtyre pesë rathave u ndërpre pas vdekjes së Narasimha Varmanit në vitin 668 të e.s..[2][3] Qëllimi i ndërtimit të tyre nuk njihet pasi strukturat nuk u përfunduan. Ato janë klasifikuar trashëgimi botërore e UNESCO-s si pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram që nga viti 1984.[4]

^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Sites ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura architect ^ "Rock Cut Architecture". culturalindia.net. Marrë më 30 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura UNESCO
Photographies by:
Arupparia - CC BY-SA 4.0
Statistics: Position
197
Statistics: Rank
307192

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
674582931Click/tap this sequence: 3185

Google street view

Where can you sleep near Pança Rathat ?

Booking.com
487.402 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 28 visits today.