Context of Venediku

Venediku (ose Venecia, italisht Venezia [veˈnɛtːsi̯a]) është një qytet në pjesën verilindore të Italisë në breg të Detit Adriatik, është kryeqyteti i rajonit Veneto dhe i Provincës së Venecias. E mban emrin La Serenissima, çfarë do të thotë E Qeta.

Qyteti ka rreth 270,000 banorë (mars 2012) dhe është bashkë me lagunën e mbrojtur nga UNESKO që nga viti 1987.

Gjatë një mijëvjeçari Venediku ishte si Republika e Venedikut një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike si dhe një nga qytetet më të mëdhenj të Evropës, deri në vitin 1797 kur përfundoi pavarësia. Fisnikëria e saj, që dominonte politikisht, kontrollonte gjatë një periudhe të gjatë tregun ndërmjet Evropën perëndimore dhe Detin Mesdhe lindor. Venediku përfitoi nga tregu me mallra luksoze, erëza, kripë dhe grurë, dhe u zhvillua në qendrën më të madhe financiare.

More about Venediku

Population, Area & Driving side
  • Population 250369
  • Area 415
Kronollogjia
  •  
    Shtrirja e kolonive venedikase në Itali, Evropën juglindore, Detin Mesdhe dhe Azinë e Vogël
    Republika e Venedikut

    Banuesit e parë të ishujve në këtë lagunë ishin etruskët e lashtë. Nga Venetët, që ishin rezident më vonë, rrjedh emri i qytetit, Venetia.

    ...Lexo akoma
     
    Shtrirja e kolonive venedikase në Itali, Evropën juglindore, Detin Mesdhe dhe Azinë e Vogël
    Republika e Venedikut

    Banuesit e parë të ishujve në këtë lagunë ishin etruskët e lashtë. Nga Venetët, që ishin rezident më vonë, rrjedh emri i qytetit, Venetia.

    Në shekullin VIII edhe pse në kontinent erdhën të sundojnë langobardët dhe frankët, vendet në lagunë mbetën postat më perëndimore të Perandorisë Bizantine. Këto vendet zhvilluan një strukturë sundimi të vetë me një doxh në krye. Kur Karli i Madh kishte mosmarrëveshje me Bizantin për perandorin romak në shekullin VIII, në qytet filluan luftëra për pushtet ku dalloheshin simpatizantët të Karlit midis atyre të Bizantit. Familjet më të fuqishëm dëshironin dominimin e vetëm me ndihmën e zyrës së doxhit. Këtyre u dolën kundër familjet e tjerë, të cilat parandaluan një formim dinastie dhe u mbyllën që nga viti 1297 nga familje të tjerë në ngjitje. Të gjithë pjesëtarët mashkull të familjeve kishin një vend dhe një zë në Këshillin e Madh. Familjet më të fuqishëm zotëronin mbi politikën dhe tregun në largësi deri në vitin 1797. Me manovrimin e shkathët midis fuqive evropiane Venediku miratoi kontrata të shumta, të cilat i dhanë qytetin për një periudhë të gjatë monopolin tregtar ndërmjet Evropës perëndimore dhe Bizantit.

    Në vitin 828 eshtrat të Shën Markut Evangjelistit u vodhën nga Aleksandria dhe në nder të tij u ndërtua katedralja e Shën Markut. Ende sot dy shtyllat në sheshin para katedrales tregojnë figurën e Shën Theodorit dhe një luan me krahë, atributi i apostullit Mark, i cili e zhvendosi Theodorin nga vendi i shenjtit mbrojtës. Simboli i Markut u bë stema dhe shenja e sovranitetit të Venedikut.

    Një burim i rëndësishëm i pasurisë të qytetit në lagunë ishte monopoli mbi kripën, i cili kishte rëndësi të madhe në konzervimin e mishit dhe peshkut. Përveç kësaj, Venediku u ndez në importin e ushqimit kryesor të grurit, kështu që furnizimi i Italisë Veriore deri në kohën e re të hershme ishte e varur nga hajat e saj – një medium i prekshëm dhe shpesh i përdorur për të shantazhuar politikisht. Mallra të rëndësishme dhe prodhime luksoze nga Azia dhe Afrika si mëndafshi, leshi, fildishi, erëza, mjete ngjyruese dhe parfume u kthyen nga portet të Levantit dhe Afrikës veriore në Venediku. Nga qyteti në këmbim kompletohej tregu me mallrat nga Evropa perëndimore dhe veriore – si ari, argjendi, qelibari, leshi, druri, kallaj dhe hekuri, por edhe xhevahire të lëmuar, mallra xhami, medikamente dhe skllevër. Për të siguruar tregun në det Venediku ndërtonte që nga viti 1104 një kantier detar, arsenalin, i cili shumë herë u zgjerua. Flotat këtu të ndërtuara shoqëronin konvojet të tregtareve dhe ishin në të njëjtën kohë mjet për të ulur piraterinë.

    Në rrjedhën e kryqëzatave të para dhe e kushtëzuar nga privilegjet e saja tregtare, armiqësia ndërmjet venecianeve dhe bizantineve në Konstandinopojë po rriteshin, deri në vitin 1171 kur venecianët duhej të largohen nga kryeqyteti bizantin. Kryqëzatën e katërt doxhi Enrico Dandolo ja drejtoj Konstandinopojës, e cila u pushtua dhe u plaçkit. Shumë thesare arti erdhën në këtë mënyrë në Perëndim, gjithashtu në vitin 1204 Quadriga në katedralen San Marco. Po ashtu Venediku e përhapi perandorinë e saj koloniale me baza të shumta, sidomos Kreta. Nga kjo goditje megjithëse u hap një konflikt i gjatë me Gjenovën, i cili ishte arsyeja për katër luftëra shkatërrimtare.

    Pas pushtimit të Konstandinopojë në vitin 1453 nga Perandoria Osmane, Venediku duhej t'ja lërë osmanëve në mënyrë graduale pozicionet e saja në lindjen të Detit Mesdhe. Rëndësia e saj u zhduk në vazhdimin të historisë sidomos nga zhvendosja e trafikut ndërkombëtar të tregtisë në Oqeanin Atlantik. Monopoli mbi tregun të erëzave në Levant u zhduk gjatë shekulli XVII përfundimisht. Si pikë kthese ishte Beteja e Lepantit në vitin 1571, ku Venediku luajti për herë të fundit një rol të rëndësishëm ndërmjet fuqive botërore dhe osmanëve. Humbjes së Qipros (1571) ju rradhuan humbje të tjera, deri në vitin 1669 kur u lëshua edhe Kreta.

     
    Venedikuj afër vitit 1650, gravurë 30x71 cm

    Venediku e sundoi – veçanërisht prej vitit 1405 – të ashtuquajturën Terraferma dhe zotëronte në fund të shekullit XV mbi Veneton e soçëm, Friulin dhe një pjesë të madhe të Lombardisë. Arsyet e zgjerimit të pushtetit në kontinent ishte konkurenca e osmanëve, rëndësia në rritje të udhëve tregtare përmes rrafshinës së lumit Po dhe mbi Alpet në Evropën e mesme dhe veriore si dhe mundësia e prodhimit bujqësor në këto vende.

    Republika vendoste në politikën e jashtme në diplomati dhe një sistem informimi efikas. Pragmatizmi, kalkulimi i saktë dhe racionaliteti ishin zakonisht bazat të veprimit politik. Nga konfliktet ideologjike dhe fetare qëndrohej jashtë ku ishte e mundur. Venediku s'kishte probleme të përhershme as me myslimanë e as me çifutë, dihej të sigurohej më tepër përfitimi nga këto. Probleme kishte në rastin më të mirë me Papën në përpjekjet politike për epërsi dhe në politikën territoriale të karriges së shenjtë.

    Asnjë qytet i dytë i Evropës nuk e përdorte ndarjen e punëve në sistemin feudal të saj aq e vendosur si Venediku. Fisnikëria merrej me politikën dhe administratën e lartë si dhe me kryesinë e luftës dhe flotës. Cittadinët, tregtarët borgjezë (afërsisht 3 deri 4 % e popullsisë), kujdeseshin për fondet dhe vlerën e shtuar nga tregtia dhe prodhimit të mallrave luksove. Populanët, domethënë shumica e popullatës, siguronte ushtarë, marinarë dhe bënte punë dore, por mundej si punonjës anije të bënte në llogarinë e vetë në një farë mase tregti.

    Nga fundi i shekullit XVI konkurrentët nga Evropa veriperëndimore dhe perëndimore zhvilluan teknika të larta në kredi dhe tregti. Politika ekonomike e tyre morri megjithatë karakter proteksionist. Tani e morri industria luksoze (sidomos prodhimi i xhamit) rolin e tregtisë levante, që ishte në ulje, dhe po ashtu turizmi. Venediku mundej ta mbante në sovranitetin e saj Dalmacin dhe për një kohë të shkurtër po ashtu Peloponezin, por të cilën e humbi në vitin 1718 përfundimisht. Rënia ekonomike e qytetit në shekullin XVII dhe XVIII është megjithatë më tepër një mbetje pas ndaj konkurrentëve me rritje më të shpejtë sesa një proces tkurrjeje.

    Pushtimi francez dhe austriak
     
    Shpallja e pavarësisë së Republikës të Shën Markut në Venediku më 23 mars 1848

    Në vitin 1797 Republika e Venedikut e humbi pavarësinë nga Napoleon Bonaparte dhe ju ngjit Austrisë deri në vitet 1805/06. Pasi nga viti 1805 deri në vitin 1814 ishte pjesë e Mbretërisë së Italisë napoleoniane, ju dha gjatë viteve 1814/15 përsëri Austrisë si pjesë e Mbretërisë Lombardo-Veneciane. Në vitin 1830 qytetit ju dha një port i lirë dhe u lidh në vitin 1845 nga Ura e Lirisë (Ponte della Libertà) me kontinentin. Në vitin revolucionare 1848 më 23 mars e shpalli Daniele Manin Republikën e Shën Markut, e cila gjatë një viti e mbrojti pavarësinë e saj nga Austria. Më 22 gusht 1849 kapituloi qyteti, i cili ishte i ndikuar edhe nga Kolera, dhe më 27 gusht hyn ushtarë austriakë. Gjendja e rrethimit ishte e pranishme deri në vitin 1854.

    Mbretëria e Italisë, industrializmi, turizmi dhe Lufta e Parë Botërore

    Si pasojë e humbjes së luftës të Austrisë kundër Prusinë në vitin 1866, në të cilin Mbretëria e Italisë, e themeluar në vitin 1861, ishte aleate e Prusisë, Venediku sipas Paqes së Vjenës të 3 tetorit 1866 ju ngjit Italisë.

    Në të gjithë Italinë Veriore erdhi stagnim shoqëror dhe një rënie e gjatë ekonomike. Deri në vitin 1890 vetëm nga Veneto emigruan 1.4 milion njerëz. Nga viti 1895 deri 1919 sipërfaqja e komunës së qytetit u rrit dhe në vitin 1917 u hap porti Marghera.

    Në Luftën e Parë Botërore Venediku u bombardua dy herë nga ajri nga trupa austriake.

    Fashizmi, Lufta e Dytë Botërore, shkatërrimi i bashkësisë çifute

    Fashistët provuan ta bëjnë Venedikun metropol industrial dhe pranë Gjenovës në portin më të rëndësishëm të Italisë. Kështu ato i zgjeruan kufijtë të qytetit deri larg brenda kontinentit (Venecia e Madhe). Në vitin 1929 u ndërtua ura për automjete me një ndërtesë për parkingje (Piazzale Roma), një stacion hekurudhor dhe ishuj artificiale si Tronchetto. Me përmbysjen e Benito Mussolini e morri pushtetin mbi Venedikut Gjermania Naziste, të cilët e deportuan bashkësinë çifute të qyteti drejt kampet të vdekjes.

    Koalicionet pasluftëtare, përmbytjet, katastrofa ekologjike

    Pas Luftës së Dytë Botërore nga viti 1945 deri 1946 luftëtari i rezistencës Giovanni Ponti ishte kryetar bashkie, pasardhësi i tij ishte komunisti dhe partizani Giobatta Gianquinto deri në vitin 1951. Pas tij erdhën disa qeveri të qendrës së djathtë, dhe në mesin të viteve '70 u zëvendësuan nga të tillë socialistë. Deri në vitet '70 po ashtu kishte politika industriale prioritet, kështu që nga laguna u bë një kloakë, e cila nga pasazhet të zgjeruara për në Adriatik dhe nga shkatërimi i balancës ekologjike ju ekspozua përmbytjeve, si për shembull në vitin 1966. Në të njëjtën kohë popullsia e qytetit të vjetër po zvogëlohet deri më sot dhe plakja po rritet.

    Në mandatin e Massimo Cacciari (1993–2000 dhe 2005–2010) qeveria subvencionoj restaurimin e shtëpive, zhvilloj projekte për mbrojtjen nga përmbytja, pastroj të gjithë kanalet dhe mundohej për ardhjen e institucioneve evropiane në Venediku. Po ashtu zgjerimi i universitetit ndihmoj në përtëritjen e popullatës.

    Read less

Where can you sleep near Venediku ?

Booking.com
487.355 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 40 visits today.