Context of Hong Kong

Hong Kong (Kinezҫe: 香港) është një nga dy rajonet special administrative (SAR) të Republikës Popullore të Kinës, ku tjetri është Makau. I ndodhur në bregdetin jugor të Kinës dhe i rrethuar nga delta e Pearl River dhe nga Deti i Kinës Jugore, Hong Kongu është i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror. Me një sipërfaqe toke prej 1104 km2 dhe me një popullsi prej shtatë milionë banorësh, Hong Kongu është një nga zonat më të populluara në botë. 95% e popullsisë së Hong Kongut janë kinezë etnikë dhe vetëm 5% janë nga grupe të tjera.

Sipas parimit "një vend, dy sisteme", Hong Kong ka një sistem sistem ekonomik dhe politik të ndryshëm nga ai i Republikës Popullore të Kinës. Hong Kongu është një nga qendrat kryesore ndërkombëtare të botës financiare, me një ekonomi të fuqishme kapitaliste të shërbimit, e karakterizuar nga taksat e ulta, tregtia e lirë dhe ndërhyrja minimale e qeverisë në ekonomi.

Where can you sleep near Hong Kong ?

Booking.com
489.134 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 40 visits today.