Laosi
Context of Laosi
Laosi, emri zyrtar Republika Demokratike Popullore e Laos është shtet që shtrihet në Jug-Lindjen e Azisë dhe në Indokinë. Në Veri kufizohet me Kinën, në Lindje me Vietnamin, në Jug me Kamboxhian, në Perëndim me me Tailandën, në Veri-Perëndim me Birmaninë. Laosi nuk ka dalje në det. Kryeqyteti i Laosit është Vientiane.
More about Laosi
- Calling code +856
- Internet domain .la
- Mains voltage 230V/50Hz
- Democracy index 1.77
- Population 6858160
- Area 236800
- Driving side right
- Artikulli kryesor : Historia
Mëmëdheu i popullit të Laosit që kanë emigruar në Indokinë është Kina. Nuk ka të dhëna konkrete për historinë e Laos'it para shekullit XIV. Mbretëria e parë e Laosit është formuar në mes të shekullit XIV. Në vitin 1453 Fraya Fa Ngum, formoi mbretërinë e Lanxang që nënkupton (Me Miliona Elefant).Në fund të shekullit XVI kjo mbretëri u bë pjesë e Komonveltit.
Me shfaqjen e Luftës Civile kjo mbretëri u nda në shtet mbretërie dhe Principatën e Sampasak'ut.Në vitin 1893 u nënshkrua marrëveshja ku Laosi hyri nën koloninë Franceze. Në vitin 1942 Japonezët pushtuan rrethin e lumit Mekong.Me humbjen e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, në maj 1946 Laos'i shpalli pavarësinë.Franca insistoi të ndalonte këtë por nuk pati sukses.Në vitin 1953 Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën pavarësinë e Laosit. Ndërsa në muajin korrik të vitit 1962 në Konferencën Ndërkombëtare të Gjenevës pavarësinë e Laosit njohën të gjitha shtetet e botës. Në vitin 1963 filluan probleme në shtet.Kjo vazdhoi deri në krijimin e Republikës Popullore Demokratike e Laosit nga Potent-Lao në vitin 1975. Laosi ende qeveriset me Komunizëm, dhe pas kalimit në këtë lloj të qeverisjes, zgjedjket e para janë bërë në Mars 1989.