Xhamia e Yıldız Hamidiye (turqisht: Yıldız Hamidiye Camii), e quajtur edhe Xhamia Yıldız (turqisht: < i lang="tr">Yıldız Camii), është një xhami perandorake osmane e vendosur në lagjen Yıldız të rrethit Beşiktaş në Stamboll, Turqi, në rrugën për në Pallatin Yıldız. Xhamia është porositur nga sulltani osman Abdul Hamid II, dhe është ndërtuar ndërmjet viteve 1884 dhe 1886. Xhamia është ndërtuar në një plan drejtkëndor dhe ka një minare. Arkitektura e xhamisë është një kombinim i stilit neo-gotik dhe motiveve klasike osmane. Një kolonadë bronzi e ngritur nga Abdul Hamid II në Sheshin Marjeh të Damaskut, Siri mban një statujë kopje të Xhamisë Yıldız në krye.
Më 4 gusht 2017, xhamia u rihap nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pas 4 vitesh punimesh restauruese që kushtuan 27 milionë lira turke (7.6 milionë dollarë).
Shto një koment të ri