Context of Stambolli

Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si Istanbul (në turqisht: İstanbul, IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me një popullsi prej rreth 14,8 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë greke Bizant, quajtur kështu nga Bizas e Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 p.K. Është ndërtuar në të dy anët e Bririt të Artë (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi në veri me Detin Marmara në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë (Thrakës Lindore) dhe Azi. Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq. Eminonu dhe Fatih ), Bejollu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Yskydari së bashku me periferinë në anën e kundërt azi...Lexo akoma

Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si Istanbul (në turqisht: İstanbul, IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me një popullsi prej rreth 14,8 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë greke Bizant, quajtur kështu nga Bizas e Megaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 p.K. Është ndërtuar në të dy anët e Bririt të Artë (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit, e cila me një gjatësi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi në veri me Detin Marmara në jug. Në këtë mënyrë është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë (Thrakës Lindore) dhe Azi. Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër (turq. Eminonu dhe Fatih ), Bejollu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Yskydari së bashku me periferinë në anën e kundërt aziatik të Bosforit.

Gjatë gjithë kohërave ka qenë kryeqyteti i tre perandorive të njëpasnjëshme: Perandorisë Romake (dhe vazhdimësinë e saj Perandorisë Bizantine (324 - 1453), Perandorisë jetëshkurtër Latine (1204-1261) dhe Osmane (1453 - 1922). Zonat historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë të zotëruara nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet janë Xhamia Ajasofja, Topkapë, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit. Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e parë në Turqi.

More about Stambolli

Basic information
  • Native name İstanbul
Population, Area & Driving side
  • Population 14804116
  • Area 5343
Kronollogjia
  • Bizanti (658 pes - 46 pes)

    Kostandinopoja u themelua në qytetin e lashtë Bizantio (edhe Bizantis), emri i cili i referohet emrave traqiot[1]. Në librin historikë "Geographic" të Stramon-it, lexhojëm se qyteti u themelua në vitin 658/7 pes me kolonistë nga Megara, të udhëhequr nga Bizas, prej të cilit u emërua. Heroi mitik Bizas është biri i Mbretit Nisos nga Megara ose biri i Poseidonit dhe Keroessas[2] (vajza e Ios dhe Zeusit), të cilën nëna e lindi në Bririn e Artë. Një tjetër version tregon se Bizas është biri i Semestras[1]. Bizas raportohet bashkë me Andevët në libra Παραστάσεις σύντομοι χρονικαί (Shekulli 8-9.) dhe supozohet se një kombinim i mundshëm i dy emrave çoi në emrin Bizantion[1].

    Sipas mitit themelues të Bizantit, siç na dorëzohet nga Straboni, kolonët ndoshta ndoqën orakullin nga Orakulli i Delfit i cili u kërkoi atyre që të ndërtonin qytetin e tyre kundër qytetite e 'verbër'. Si banorë të verbër queshin ata të Kalqedonisë, të cilët kishin themeluar qytetin e tyre në bregun e kundërt aziatike të Bosforit, pa kuptuar avantazhet e shquar të vendit. Një avantazhë i rëndësishëm i lokacionit, në krahasim me atë të Kalqedonisë, ishte mundësia më e madhe e mbrojtjes, sepse akropoli i Bizantit në bashkimin e Bririt të Artë dhe Bosforit, mbrohej pothuajse plotësisht nga deti, me përjashtim vetëm pjesën perëndimore, por për të cilën ishte e mundur për të ndërtuar mure. Bizanti u rrit shpejt, ndërtoj territoret të fortifikuara dhe zurri bregdetin e Azisë. Si pas Pausanias, ishte një nga qytetet më të mira të fortifikuara të antikitetit[3]. Informacion historik rreth Bizantit gjithashtu rrjedhin nga Herodoti. Tirani i qytetit, mbështeti së bashku me gjeneralët e tjera greke mbretin Pers Dari në fushatën e tij kundër Skythianve. Gjatë Revolcionitë Jon-it u pushtua nga forcat greke.

    ...Lexo akoma
    Bizanti (658 pes - 46 pes)

    Kostandinopoja u themelua në qytetin e lashtë Bizantio (edhe Bizantis), emri i cili i referohet emrave traqiot[1]. Në librin historikë "Geographic" të Stramon-it, lexhojëm se qyteti u themelua në vitin 658/7 pes me kolonistë nga Megara, të udhëhequr nga Bizas, prej të cilit u emërua. Heroi mitik Bizas është biri i Mbretit Nisos nga Megara ose biri i Poseidonit dhe Keroessas[2] (vajza e Ios dhe Zeusit), të cilën nëna e lindi në Bririn e Artë. Një tjetër version tregon se Bizas është biri i Semestras[1]. Bizas raportohet bashkë me Andevët në libra Παραστάσεις σύντομοι χρονικαί (Shekulli 8-9.) dhe supozohet se një kombinim i mundshëm i dy emrave çoi në emrin Bizantion[1].

    Sipas mitit themelues të Bizantit, siç na dorëzohet nga Straboni, kolonët ndoshta ndoqën orakullin nga Orakulli i Delfit i cili u kërkoi atyre që të ndërtonin qytetin e tyre kundër qytetite e 'verbër'. Si banorë të verbër queshin ata të Kalqedonisë, të cilët kishin themeluar qytetin e tyre në bregun e kundërt aziatike të Bosforit, pa kuptuar avantazhet e shquar të vendit. Një avantazhë i rëndësishëm i lokacionit, në krahasim me atë të Kalqedonisë, ishte mundësia më e madhe e mbrojtjes, sepse akropoli i Bizantit në bashkimin e Bririt të Artë dhe Bosforit, mbrohej pothuajse plotësisht nga deti, me përjashtim vetëm pjesën perëndimore, por për të cilën ishte e mundur për të ndërtuar mure. Bizanti u rrit shpejt, ndërtoj territoret të fortifikuara dhe zurri bregdetin e Azisë. Si pas Pausanias, ishte një nga qytetet më të mira të fortifikuara të antikitetit[3]. Informacion historik rreth Bizantit gjithashtu rrjedhin nga Herodoti. Tirani i qytetit, mbështeti së bashku me gjeneralët e tjera greke mbretin Pers Dari në fushatën e tij kundër Skythianve. Gjatë Revolcionitë Jon-it u pushtua nga forcat greke.

    Në kohët klasike, pas fitores së Grekëve në Luftëratë Mediane, Bizanti u pushtua nga fituesi i Betejës së Plataeas gjenerali Pausanias[4], i cili, pas një marrëveshjeje me Kserksi-n mbeti komandant i qytetit, para se të ndiqej nga athinasit[5]. Bizanti ishte anëtar i ligës Deliane dhe aleatë i Athinës, gjatë Luftës së Peloponezit (431-405 BC) doli fillimisht me athinasit. Më 411 pes dezertoi nga aleanca athinase dhe vitin e ardhshëm u pushtua nga Klearchus gjeneralin spartan, i cili pretendoi nevojën për të parandaluar dërgimin e grurit në Athinë nga Deti i Zi[6]. Rrethohet përsëri në 409 pes nga athinasit, të udhëhequr nga Alkibiadhi dhe kur Klearchos u largua nga qyteti, disa bizantinë hapën portat për të hyrë athinasitë[7], të cilët, më në fund, pas një beteje brenda mureve pushtuan qytetin. Pas disfatës së Alkibiadhit në Aegospotami, athinasit nënshkruan një traktat paqeje sipas të cilës duhej të largoheshin nga Bizanti. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Bizantit që e kishin tradhtuar qytetin, duke dorëzuar atë në duart e Alkibiadhit, u larguan, por më vonë morën nënshtetësin athinase për homazhe[8]. Prania spartane në qytetë përfundoi rreth 390 pes, kur gjenerali athinas Thrasyvulos restauroji Bizantin në sferën e ndikimit athinase, megjithatë ka pasur kriza në marrëdhëniet midis dy qyteteve, si në 357 pes, kur Bizanti u bashkua me forcat e Mausolus-it.

    Gjatë përhapjes së Philipit të II të Maqedonisë, Bizanti nënshkruan një traktat paqeje me mbretin e Maqedonisë. Megjithatë ai e rrethoi qytetin në vitin 341 pes, pas mohimit të Bizantit të kthehej kundër Athinës. Banorët atributuan shpëtimin e tyre në një mrekulli e perëndeshës Hekati, siç dëshmohet nga statuja e ngritur në nder të saj, por edhe në monedhat bashkëkohore. Gjysmëhëna e përshkruar në monedha Bizantine u bë simbol i qytetit, e cila ka mbijetuar deri sot me miratimin e flamurit të Republikës Turke[9]. Në fakt, Bizanti u mbështet nga athinasit dhe disa qytete të tjera greke[10]. Gjatë mbretërimit të Aleksandrit të Madh, qyteti mbajti një status autonomie të privilegjuar. Gjatë fushatës së Aleksandrit në Danubit, ata e mbështetën atë duke dërguar anije[11]. Pas vdekjes së tij, bizantinët, edhe pse ata fillimisht mbështetën Antigonus-in e III Doson, përfundimisht mbetën neutral në betejën e tij me Kasandrin dhe Lysimakun[12]. Në 279 pes, qyteti u detyrua të paguante taksa të rënda prej Galatasve. Në vitet që pasuan bizantinët kërkuar për të zgjeruar dominimin e tyre, kryesisht nëpërmjet kontrollit të tregtisë.

    Periudha romake
     
    Kostandinopoja

    Gjatë periudhës së sundimit romak, Bizanti gëzonte fillimisht privilegje si një qytetë i lirë, sepse luajti një rolë të rëndësishëm në luftën kundër thrakëve. Për shembull, perandori Klaudio caktoji një pesëvjeçar imuniteti[13], ndërsa si na dorëzoen nga letrat e Plinit e Ri, Trajani shfuqizoji në rastin e Bizantit kultin perandorak[14]. Megjithatë, këto privilegje o hoqën gjatë perandorisë së Vespasian-it,i cili uli Bizantin në një provincë romake të përbashkët. Në fund të shekullit të dytë, gjatë luftës civile midis perandorit Septimios Severus (b. 193-211) dhe pretendentin e fronit Niger Peskeniu, Bizanti u rreshtua me këtë të fundit. Severus-i bëri një rrethim sistematike të qytetit, të cilin përfundimisht mori në vitin 196 m.e.s. U deshën tre vjetë betejash, të shoqëruar nga shkatërrimi i plotë i qytetitë dhe ndëshkimin e ashpër të banorëve. Pozita e Bizantit ishte e qartë strategjike, Severus më vonë filloji rindërtimin e qytetitë, i cili mbaroji nga biri i tij Antoninus, u ngritën mure të reja që dyfishuan madhësinë e saj[15], ndërsa gjithashtu jep privilegje të cilat ai kishte hequr më parë. Ndër ndërtesave më të rëndësishme përfshijnë banjot në shenjtëroren e Zeusi-t me emrin Zeuxippe, teatri dhe Karusel dhe u rinovua dhe Strategion-i. Gjatë të njëjtës periudhë, qyteti u quajt përkohësisht Augusta Antonina në nder të birit të Severus.

    Bizantinët jetuan një tjetër fatkeqësi, kur Galiinos (b. 254-268) shkatërroi fortifikatatë, të cila më vonë u ri-ndërtuan nga Diokleciani. Gjatë kësaj periudhe, bastisje fisnore e gotëve sollën Bizantin disa herë në mbrojtje, por, pa goditje të rëndësishme. Licinius shkoji atje pas humbjes së tij nga Kostandini në Hrysoypoli. Ky i fundit e ka ndjekur atë përfundimisht duke e detyruar atë që të dorëzohet. Kreu një rrethimi të qytetit, të cilin mori në shtator të 324. Duket se Kostandini kuptoji avantazhet të konsiderueshme të vendndodhjes së Bizantit, kështu që vendosi të transferojë kryeqytetin e Perandorisë Romake aty.

    Kryeqyteti i Perandorisë Romake (330-1204)

    Sistemi qeveritar Tetrarchy (p.sh. 293-324), ndër të tjera, u karakterizua nga praktika e krijimit të vendeve të rezidencës së perandorit. Qytetet që u themeluan ose ri-themeluan si rezidencat perandorake, zakonisht ndërtoeshin këto objekte të rëndësishme, si pallate, mausoleum apo hippodrom. Për shembull, perandori Maksimian (b. 285-310) sundoi në Mediolanum (Milano moderne), ndërsa Diokleciani krijoji Nikomidia ose (Izmit) modernë. Kostantini i Madh zgjodhi Bizantin si kryeqytet, me sa duket kishte kuptuar pozicionin strategjik të saj. Themelimi i Kostandinopojës u identifikua me fillimin e një projekti shumë të mëdha urbane, me rreze të gjatë. Qyteti u zgjerua duke përfshirë në zonën e Bizantit prej rreth 5000 hektarë, kryesisht pa të ndërtuara [16]. Njëkohësisht, muret e reja filluan të ndërtoheshin nga Kostandini dhe mbaruan nga Konstantius (337-361), janë ekstrapoluar pesëmbëdhjetë herë në krahasim me muret e vjetra të Severus-it[17]. Inagurimi i qytetit u festua me madhështi më 11 maj të 330 dhe u quajt ditëlindja e Konstandinopojës. Duke i uruar të rriteshin vendbanimet e qytetitë, deri në vitin 361 u siguroi furnizimin e lirë të bukës për njerëzit që ndërtonin shtëpinë e tyre atje ("panes aedium"). Përveç kësaj, disa shtëpi janë ndarë për zyrtarët e lartë të gjykatës dhe financoheshin drejtpërdrejtë nga thesari perandorakë[18]. Së shpejti rritja e popullsisë së qytetit ka arritur në një pikë të tillë, që u eliminuan masatë e cila favorizuan ndërtimin.

     
    image_map topografike e Kostandinopojës gjatë periudhës bizantine.

    Rrethuar nga shtatë kodra, Kostandinopoja, si Roma, ishte e ndarë në 14 rrethe. Qendra e vjetër së Bizantit, atrium, së bashku me hipodrom-in aty pranë, u ripërcaktuan arkitektonikishtë dhe u quajtën Augusteum, në nder të nënës së Kostandinit (Flavia Iulia Helena Augusta). Aty degëzoj rruga (Via Egnatia), duke të çuar deri te porta e parë e Artë. Të githa u financuan nga taksa e re (agora) e Kostandinit. Në anën perëndimore të Augusteon qëndronte tempulli i Thias Sofias (Θείας Σοφίας), të përkushtuar për Agia Sofia, dhe në lindje u ngritë ndërtesa e parë e Senatit Ekumenik. Në lindje të hippodromit ishte pallati perandorak, i cili deri në shekullin e 6 nuk pësoji asnjë ndryshim të rëndësishëm. Roma e re e Kostandinit, që nga dita e inaugurimit të saj, ishte zyrtarisht një qytetë krishterë [19],por fillimisht në lidhje me vendet e shenjta të fesë greko-romak vetëm disa ndërtesa të krishterë ishin ngritur.[20] Veshur me shkëlqim, Kostandinopoja kishte të gjitha elementet e prosperitetit urbane, favorizuar bashkimin kulturorë, arkitekturorë dhe artistik në mes lindjes dhe perëndimit. Ishte gjithashtu një qendër kishtare, që nga viti 381 është Selia e Patriarkut Ekumenik[21]. Zgjerimi i konsiderueshëm i qytetit nisi nga perandori Theodosi II (408-450), nën mbikëqyrjen e prefektitë së Lindjes Pretoria Anthemios, i cili mund të përshkruhet, themeluesi i dytë i Kostandinopojës[22]. Pjesa perëndimore e kryeqytetit u rritë në një milje romake[22], ndërsa niveli i përgjithshëm i brendshëm u dyfishua[23]. Siguria është përforcuar me mesopirgjet (kulla të ulta) ndërtuara përgjatë bregdetit, ndërsa miratoi edhe një plan novator për muret, që sot njihen si Muret e Theodositë. Ndërhyrjet inovative përfshinin ndërtimin e mureve të dyfishta, nga ana e brëndshme. Të cilët përbënin mbrojtjen kryesor. Ishin afërsisht 11 metra të lart dhe të përforcuar me kulla afërsisht 20 metra, të vendosur në intervale të rregullta prej rreth 65 metra. Gjatë perandorisë së Justinianit I (527-565), Kostandinopoja mesjetar arriti kulmin e saj, me një popullsi që arriti përafërsisht 500.000 banorë[21] dhe përbënte një mozaik komuniteteve me karakteristika të ndryshme. Në këtë periudhë u përpoq një riorganizim i ri i peisazhit urban të kryeqytetit, siç duhej në bazë të rrethanave, duke pasur parasysh shkatërrimin nga zjarri i vitit 532 dhe ngjarjet e revoltës Nika (greqisht στάσης του Νίκα = stasis tu Nika). Në planin e ri urbanistik u përfshinë ridefinimet e pozicioneve dhe projekteve të pushtetit dhe, fiximi i karakteristikave arkitekturore që vitrinojnë qytetin si një kapital i botës krishtere [24]. Kontributi i veçantë i Justinian-it I ka qenë ngritja e disa manastireve dhe kishave, një nga më mbresëlënëset është Ajasofia.[25] Më 542 në qytetë u përhap murtaja e cila thuhetë se shkaktoi vdekjen e tre të pestave të popullsisë dhe shënoi një periudhë e rënies e Kostandinopojës[21]. Periudha nga shekulli i 7-të deri në të 9-in ishte në përgjithësi një fazë kritike në historinë e qytetit, i cili u rrethuaru nga persët dhe avarët (626) arabët (674 - 78 dhe 717-18), bullgarët (813, 913), rusët (860, 941, 1043) dhe Pechenegs-ët (1090-1091), duke adresuar gjithashtu epidemitë dhe konfliktet e brendshme.

     
    image_map e Pallatit të Madh të Kostandinopojës. Hipodromi, Hagia Sophia, Hagia Irene, dhe ndërtesa të tjera. Paraqitja e ndërtesave të kompleksit të pallatit janë bazuara në referenca letrare dhe historike, sotë janë aktualisht të mbuluara nga ndërtesat e tjera.
    Periudha Latine (1204-1261) dhe shërimi bizantine

    Në vitin 1203, nën Kryqëzatën e Katërt, ishte rrethimi i parë i Kostandinopojës nga kryqtarët në mënyrë për të rivendosur Isaak II në fron. Në 13 prill 1204, sulmuan edhe plaçkitën qytetin. Perandori i ri u zgjodh Baldvini i Flanders. Periudha e instalimit kalimtar të Perandorisë Latine (1204-1261) karakterizohet si më shkatërruese në historinë e Kostandinopojës[21] veçanërisht plaçkitja e qytetit si paprecedent[26]. Informacione indikative në tempuj, shkatërrimi dhe grabitjet në pallate, monumente marrëm nga William de Villehardouin (1160-1213 per) nga historiani dhe dëshmitar okular Nikita Choniati[27]. Mjaft vende të kultit u dhanë për doktrinën romake, për klerin frankë dhe venedikt, dhe, në përgjithësi, u përpoq për të krijuar doktrinën latine para metropolitë Ortodoksë.[28] Priftërinjtë Latinë nga Franca, Flandera dhe Italia, morën përsipër operimin e kishave të qytetit. Në të njëjtën kohë, u zgjerua katërta veneciane, dhe mori karakter të veçantë kolonie jashtë shtetit[28], ndërkohë që ndodhi edhe eksodi masiv i elementit grek. Shpopullimi i përgjithshëm nuk u ekulibruar nga emigracioni latine, i cili filloi në vitin 1204[29]. Në 1261, Kostandinopoja u rimor nga Michael VIII Palaeologu (1259-1282) dhe në dekadatë pasuese u tentua një program i ri rindërtim, duke sinjalizuar një ndryshim në konfigurimin e peisazhit urban. U Promovuan masa specifike për kthimin e popullatës së periferisë dhe përgjithësisht përkrahinimi, veprime këto për të rivendosur imazhin e qytetitë. U Promovuan akoma edhe vepra mbrojtëse, të cilat konsiderohen si të nevojshme, duke pasur parasysh situatën shumë të keqe në të cilën gjëndën muret e qytetit, si pasojë të mungesës së kujdesit në vitet e mëparshme[30].

     
    Rënja e Kostandinopojës nga latinët

    Në dinastin e Paleologove, qendra politike e Kostandinopojës u zhvendos në Blachernai. Gjatë shekujve në vijim, Perandoria Bizantine ishte tkurrur tashmë në një pozitë të pasigurt, duke marr kërcënime të shumta nga Perëndimi dhe nga Azia e Vogël, me daljen graduale të osmanëve si fuqi dominuese në rajon. Pavarësisht ndërtesave në fund të shekullit të 13-të dhe në fillim të 14-të, Kostandinopoja mbeti dekadente, plot gërmadha dhe zona të mëdha të shkatërruar[21]. Udhëtari në periudhën 1432-1433, Bertrand de la Brokier përshkruan se hapësirat boshe të qytetit, të cilatë, shtrihen në një zonë të madhe krahisimisht me ato që kishin ndërtuar[31].

    Perandoria Osmane
     
    Jean Chartier, Rrethimi i Konstandinopojës, shekulli 15., Bibliothèque nationale de France. Manuscript Français 2691 folio CCXLVIv

    Në prill 1453 nisi rrethimi i Kostandinopojës nga osmanët të udhëhequr nga sulltani Mehmedi II. Kjo si pasoi e një përpjekje të dështuar për të marrë qytetin në 1422 nga sulltani Murati II. Pavarësisht dallimeve të rëndësishme të vërejtura në burimet mesjetare, ushtria osmane duket shumë superiore numerikisht[32]. Sulmi përfundimtar, në të cilinë u vra perandori i fundit bizantin Kostandini XI Paleologu filloj më 29 maj dhe, pavarësisht rezistencës së mbrojtësve, osmanët hynë në qytet dhe e pushtuan. Kjo u parapri nga një rrethimë total prej 54 ditëve[33]. Pas tre ditëve plaçkitjes të qytetitë, Sulltani, kufizoji shkatërrimin e mëtejshëm të kryeqytetit të ardhshëm të tijë. Historiani Michael Duka thotë se Mehmedi rezervoji për vete ndërtesat dhe muret e qytetit, duke lënë mallrat e mbetura, robërit dhe plaçkën në dispozicion të ushtrisë (Shih Michael Duka Historia Byzantina faq.281). Sullatni urdhëroi që të pushojë plackitja dhe, krehu hyrjen ceremoniale dhe madhërishëme në qytet. Mehmed II u përpoq për të forcuar popullsinë e qytetit. Domosdoshmërisht lëvizi banorë nga zonat të tjera që ai i kishte pushtuar, si Peloponezi, Selaniku dhe nga ishujt grekë.[34] Para largimit të tij nga Kostandinopoja, lëshoji firman për të lëvizur familjet myslimane, kristiane dhe çifute, nga rajoni i Rumelit-ë dhe Anadollias. Nga Michael Duka lexojm: Urdhëroji për të lëvizur pesë mijë familje deri në shtator 1453. Shko Historia Byzantina, CSHB, Vol. 20, Bonn, faq. 313. Emigrimi i detyruar shërbente një shumëllojshmëri të gjerë të nevojave sociale, politike dhe ekonomike, të tilla si restaurimin i prosperitetit i një qyti parë dekadente, për të krijuar pasuri dhe për të parandaluar kryengritjet nga komunitetet e izoluara. Sipas regjistrimit të vitit 1477, në Stamboll të numëruara në atë kohë ishinë 16.324 familje duke mos përfshirë ushtarë, studentët dhe skllevë.

    Shqetësim i Sulltan Mehmetit II ishte edhe ndërtimi i qytetit, rindërtimi i mureve, duke krijuar një pozicion të fortifikuar (Yedikule), si dhe ndërtimin e pallatit në qendër të qytetit. Për këtë projekt përdori robërit grekë, dëmshpërblimi ishte fitorja e liris së tyret[35]. Përveç nga pallati, ndoshta ndërtesa më e rëndësishme e ngritur nga pushtuesit osmanë ishte Xhamia e Sulltanit, ndërtuar në periudhën 1462-1470, por u shkatërrua nga një tërmet në 1766. Mjaft xhami madhërishëm gradualisht ndihmuan tek stili arkitektonik i Stambollit. Administrativisht, qyteti osman ishte i ndarë në katër seksione: Qendra e Stambollit (Stambolli) dhe tre rrethet, të Galata-s të Eyup (Hashashi) dhe Ouskountar (Scutari). Ristrukturimi i Stambolli-të otomanë u bazua në përgjithësi në besimin se aji duhej të udhëhiqejë nga fryma e Islami-të, edhe karakterin e një qyteti të shenjtë islamik. Në përgjithësi, në vitet e ardhshme, qyteti përjetoi një periudhë të gjatë zhvillimi, me përjashtim vetëm fatkeqësitë natyrore - kryesisht zjarret dhe tërmetet - dhe epidemitë që goditën në kalimin e kohës. Programmi i gjerë i ripopullimin dhe ndërtimit, hodhi themelet për transformimin e qytetit dezertuar një herë në një kryeqytet universale perandorake, i cili ndryshon në karakterin dhe pamjen me atë bizantin korrespondentin e tijë kryesorë [36]. Gjatë Sulejman madhështoritë, arriti zenitin e famë e saj[37].

    Në fillim të shekullit të 19-të që daton një tjetër zhvillim të rëndësishëm në historinë e Stambollitë, ndërthurur me epokën e Tanzimatit, dmth Riorganizimi i Perandorisë Osmane, e cila u shoqërua me trazira të rënda, të tilla si masakra e jeniçerëve në hipodromin në 1826. Ndërsa rasti i Revolucioni grek i 1821 për herë të parë autoritetet osmane urdhërojnë ekzekutimin e menjëhershëm të personave të cilët luajtën një rol të fortë, të tillë si Patriarku ekumenik dhe Interpretuesi i madhë, ose me përndjekje kundër komuniteti grek të qytetit . Shekulli i 19 është i karakterizuar përgjithësisht si periudhë gjatë së cilës mundohetë transformimi i qytetitë në një kapital të stilit perëndimor. Më 1870 shtrihet në Stamboll hekurudha Europian, ndërsa të tjera infrastruktura publike përfundojë deri në fund të shekullit të 19-të. Ndërsa, deri në fillim të shekullit të 20-të, të tilla si tuneli nëntokësor në mes Galata-s dhe Beyond-es, stacioni i energjisë elektrike dhe rrjeti telefonik. Rreth të njëjtës periudhë, dhe derisa shpërtheu Lufta e Parë Botërore, popullsia myslimane e qytetit është rritur ndjeshëm nga 385.000 në vitin 1885 në 560,000 në vitin 1914[38].

    Historia moderne

    Më 1908 qyteti u pushtua nga ushtria e lëvizjes xhonturqit dhe Sulltan Abdul Hamid II ' shfronësohet. Revolucioni i Turqve të Rinj ka përshpejtuar procesin e përshtatjes së qytetit të standardeve perëndimore[39], e cila kishte filluar në vitin 1839 nga Sulltani Abdylmexhit I, reforma të quajtur Tanzimatit. Gjatë lufterave ne Ballkan (1912-1913), u pengua kapja nga ushtria bullgare , e cila u ndalua në periferi të qytetit. Në kohën e Luftës së Parë Botërore ishte në foreclosure dhe në fund të luftës u vu nën pushtimin britanike, franceze dhe italiane deri në 1923[21]. Me ngrritjen e Ataturku, sulltani Otoman i fundit, Mehmed VI, la qytetin në vitin 1922. Në të njëjtën kohë, Kostandinopoja humbi hegjemoninë e saj për më shumë se një mijëvjeçar, si kryeqytet e Republikës së Turqisë e porsakrijuar u shpall Ankara. Deri në fillimin të viteve 1920, popullsia e Kostandinopojës kishte rënë në mënyrë drastike, duke arritur nivelin më të ulët në njëqind vitetë e fundit[40]. Mbeti e padëmtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga qëndrimi neutralë i Turqi-së. Si pasojë, popullsia ka bërë rritje shumë të madhe, për shkak të lëvizjes së madhe të popullsisë rurale në qytet për të gjetur punë. Nga ana tjetër, komuniteti grek i qytetit u tkurr gërryer në mënyrë dramatike nga përndjekjet e njëpasnjëshme, më i shquari prej tyre shtator 1955. Stambolli u transformua me ndërtimin e urës e Bosfor-it (1973), e cila bashkoji lagjet europiane dhe aziatike nëpërmjet një rrjeti të autostradës së re, duke lejuar lëvizjet e mëdha të emigrantëve nga Anadollia. Shpërthimi i popullsisë që ka ndodhur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, u shoqërua me problemet e mbipopullimit dhe ndotjes.[21].

     
    Një pamje panoramike e Stambollit nga kulla e Gallatës
    ^ a b c Alexander P. Kazhdan (ed.), The Oxford Dictionary of Byzantium, Vol. I, Oxford University Press, USA, 1991, λήμμα "Byzantion", σ. 344 ^ Προκόπιος, Περί Κτισμάτων, Α. 5 ^ Παυσανίας, Ελλάδος περιήγησις, 4.31.5 ^ Θουκυδίδης, 1.94 ^ Θουκ. 1. 128-131 ^ Ξενοφών, Ελληνικά, 1.1.35 ^ Διόδ. Σ., 66.4-6 ^ Ξενοφών, 2.2.1 ^ William Smith, Dictionary of Greek and Roman geography, Vol. I, Boston: Little, Brown and Co., 1854, σ. 658 ^ Διόδ. Σ., 16.77.2 ^ Αρριανός, Αλεξάνδρου Ανάβαση, 1.3.3 ^ Διόδ. Σ., 19.77.7 ^ Smith, ό.π., 658 ^ Πλίνιος, Επιστολές ^ Michael R. T. Dumper and Bruce E. Stanley (ed.), Cities of the Middle East and North Africa: a historical encyclopedia, ABC-CLIO, 2007, σ.181 ^ Concina, 15 ^ Ζώσιμος, ΙΙ.30-31 ^ Concina, 16 ^ J. B. Bury, History of the Late Roman Empire, Macmillan & Co., London: 1923, σ. 74 ^ Concina, 24 ^ a b c d e f g "Istanbul." Encyclopædia Britannica. 2009. Encyclopædia Britannica Online. 10 Apr. 2009 ^ a b J. B. Bury, ό.π. 70 ^ Concina, 28 ^ Concina, 33-34 ^ Michael Maas (εκδ.), The Cambridge Companion to the Age of Justinian, Cambridge University Press, 2005, σ. 79 ^ Steven Runciman, A History of the Crusades, Vol. III, Cambridge Univeristy Press, 1995, σ.123 ^ Nicetas Choniata, Historia, C.S.H.B., Bonn, 1835, σσ. 757-63 ^ a b Concina, 62 ^ Necipoğlu, 280 ^ Necipoğlu, 290 ^ Bertrandon de La Brocq́uière (μτφρ. Thomas Johnes), The Travels of Bertrandon de La Brocq́uière, to Palestine: And His Return from Jersulem Overland to France, During the Years 1432 & 1433, J. Henderson (εκδ.), 1807, σ. 220 ^ βλ. Bartusis, Mark C., The late Byzantine Army: Arms and Society, 1204-1453, University of Pennsylvania Press, 1997, σσ. 129-132 ^ Shaw, 57 ^ Μιχαήλ Κριτόβουλος, βλ. H.G. Beck, A. Kambylis, R. Keydell (ed.),Critobuli Imbriotae historiae, Corpus Fontium Historiae Byzantinae, Vol. 22, Berlin: W. de Gruyter 1983, σ.83 ^ Halil Inalcik, "The Policy of Mehmed Towards the Greek Population of Istanbul and the Byzantine Buildings of the City", Dumbarton Oaks Papers, vol. 23, 1969-1970, pp. 229-249 ^ Γερασίμου, Σ., «Η επανοίκηση της Κωνσταντινούπολης μετά την Άλωση», στο Κιουσοπούλου, Τ. (επιμ.), 1453: Η Άλωση της Κωνσταντινούπολης και η μετάβαση από τους μεσαιωνικούς στους νεώτερους χρόνους (Ηράκλειο 2005), σελ. 3-21. ^ Lewis, 105 ^ Alan Duben, Cem Behar, Istanbul Households: Marriage, Family and Fertility, 1880-1940, Cambridge University Press, 2002, σ. 25 ^ Duben, Behar, ό.π., σ. 26 ^ Duben, Behar, ό.π., σ. 23
    Read less

Phrasebook

Përshëndetje
Merhaba
Botë
Dünya
Përshendetje Botë
Selam Dünya
Faleminderit
Teşekkürler
Mirupafshim
Güle güle
po
Evet
Nr
Numara
Si jeni?
Nasılsınız?
Mire faleminderit
İyiyim teşekkürler
Sa kushton?
Ne kadar?
Zero
Sıfır
Një
Bir

Where can you sleep near Stambolli ?

Booking.com
487.403 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 29 visits today.