المسجد النبوي

( Xhamia e Profetit )

Xhamia e Profetit (arabisht: ٱلْمَسْجِد ٱلنَّبَوِي‎, transliterimi: Al-Masjid an-Nabawi) është një xhami e themeluar dhe e ndërtuar fillimisht nga Profeti Muhammed, e cila gjendet në qytetin e Medinës në rajonin e Hixhazit të Arabisë Saudite . Ishte xhamia e tretë e ndërtuar në historinë e Islamit, dhe tani është një nga xhamitë më të mëdha në botë . Është vendi i dytë më i shenjtë në Islam, pas Xhamisë së Madhe në Mekë. Është gjithmonë e hapur, pavarësisht nga data ose koha.

Vendndodhja e xhamisë ishte fillimisht pranë shtëpisë së Muhammedit; ai u vendos atje pas emigrimit të tij nga Meka në Medinë në vitin 622. Ai mori pjesë në punën e rëndë të ndërtimit. Xhamia origjinale ishte një ndërtesë e hapur. Ajo shërbeu si një qendër e bashkësise islame, një gjykatë dhe një shkollë fetare. Kishte një vend të ngritur që njerëzit të mësonin Kur'anin . Udhëheqësit pasues muslimanë e zgjeruan dhe e dekoruan xhaminë. Në vitin 1909, ajo u bë vendi i parë në Gadishullin Ar...Lexo akoma

Xhamia e Profetit (arabisht: ٱلْمَسْجِد ٱلنَّبَوِي‎, transliterimi: Al-Masjid an-Nabawi) është një xhami e themeluar dhe e ndërtuar fillimisht nga Profeti Muhammed, e cila gjendet në qytetin e Medinës në rajonin e Hixhazit të Arabisë Saudite . Ishte xhamia e tretë e ndërtuar në historinë e Islamit, dhe tani është një nga xhamitë më të mëdha në botë . Është vendi i dytë më i shenjtë në Islam, pas Xhamisë së Madhe në Mekë. Është gjithmonë e hapur, pavarësisht nga data ose koha.

Vendndodhja e xhamisë ishte fillimisht pranë shtëpisë së Muhammedit; ai u vendos atje pas emigrimit të tij nga Meka në Medinë në vitin 622. Ai mori pjesë në punën e rëndë të ndërtimit. Xhamia origjinale ishte një ndërtesë e hapur. Ajo shërbeu si një qendër e bashkësise islame, një gjykatë dhe një shkollë fetare. Kishte një vend të ngritur që njerëzit të mësonin Kur'anin . Udhëheqësit pasues muslimanë e zgjeruan dhe e dekoruan xhaminë. Në vitin 1909, ajo u bë vendi i parë në Gadishullin Arabik që do u pajis me drita elektrike . Xhamia është nën kontrollin e Mbrojtësit të dy Xhamive të Shenjta . Xhamia gjendet në atë që tradicionalisht ishte qendra e Medinës së vjetër, me shumë hotele dhe tregje të vjetra afër. Është një vend i rëndësishëm pelegrinazhi. Shumë pelegrinë që kryejnë haxhin shkojnë në Medinë për të vizituar xhaminë, për shkak të lidhjes së sajë me Muhammedin.

Pas një zgjerimi gjatë sundimit të kalifit Omajad el-Ualid I, tani përfshihet edhe vendi i fundit i pushimit të Muhammedit dhe dy halifet Rashidun Ebu Bekri dhe Omeri . Një nga karakteristikat më të dukshëm të xhamisë është Kubeja e Gjelbër në këndin jug-lindor të xhamisë e ku ndodhet varri i Muhammedit, fillimisht ishte shtëpia Aishes. Në vitin 1279 u ndërtua një kupolë prej druri mbi varrin e cila më vonë u rindërtua dhe u rinovua shumë herë në fund të shekullit të 15 dhe një herë në 1817. Kubeja e tashme është shtuar në vitin 1818 nga Sulltani Osman Mahmudit II, dhe ajo është pikturuar për herë të parë e gjelbër në 1837, duke u bërë e njohur kështu si "Kubeja e Gjelbër".

Photographies by:
Statistics: Position
86
Statistics: Rank
531941

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
256139784Click/tap this sequence: 9851

Google street view

Where can you sleep near Xhamia e Profetit ?

Booking.com
489.352 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 179 visits today.