घारापुरी गुफाएँ

( Shpellat Elephanta )

Shpellat Elephanta janë një rrjet shpellash të skalitura në ishullin Elephanta, ose Gharapuri (fjalë për fjalë "qyteti i shpellave") në limanin e Bombeit, 10 km në lindje të qytetit të Bombeit në shtetin indian të Maharashtras. Ishulli, i vendosur në një krahë të detit arabik, konsiston në dy grupe shpellash—i pari është një grup i madh prej pesë shpellash hindu, ndërsa i dyti është një grup më i vogël prej dy shpellash budiste. Shpellat budiste përmbajnë skulptura të skalitura në shkëmb, që përfaqësojnë sektin Shaiva të hinduizmit, kushtuar hyjnisë Shiva.Arkitektura shkëmbore e shpellave datohet midis shekujve të V dhe të VIII, megjithëse identiteti i ndërtuesve fillestarë është akoma subjekt debati. Shpellat janë skalitur në shkëmb solid prej bazalti. Te gjitha shpellat në zanafillë ishin të pikturuara, por tashmë kanë mbetur vetëm gjurmë të pikturave. Shpella kryesore (shpella 1, ose shpella e madhe) ishte një vend adhurimi hindu deri në periudhën e sundimit portuge...Lexo akoma

Shpellat Elephanta janë një rrjet shpellash të skalitura në ishullin Elephanta, ose Gharapuri (fjalë për fjalë "qyteti i shpellave") në limanin e Bombeit, 10 km në lindje të qytetit të Bombeit në shtetin indian të Maharashtras. Ishulli, i vendosur në një krahë të detit arabik, konsiston në dy grupe shpellash—i pari është një grup i madh prej pesë shpellash hindu, ndërsa i dyti është një grup më i vogël prej dy shpellash budiste. Shpellat budiste përmbajnë skulptura të skalitura në shkëmb, që përfaqësojnë sektin Shaiva të hinduizmit, kushtuar hyjnisë Shiva.Arkitektura shkëmbore e shpellave datohet midis shekujve të V dhe të VIII, megjithëse identiteti i ndërtuesve fillestarë është akoma subjekt debati. Shpellat janë skalitur në shkëmb solid prej bazalti. Te gjitha shpellat në zanafillë ishin të pikturuara, por tashmë kanë mbetur vetëm gjurmë të pikturave. Shpella kryesore (shpella 1, ose shpella e madhe) ishte një vend adhurimi hindu deri në periudhën e sundimit portugez të filluar në vitin 1534, nga i cili shpellat pësuan dëmtime të rënda. Kjo shpellë u rinovua në vitet 1970 pas vitesh neglizhimi dhe u shpall trashëgimi botërore e UNESCO-s në vitin 1987 për të ruajtur punimet artistike. Tashmë është e mirëmbajtur nga Archaeological Survey of India (ASI).

Meqë në asnjë mbishkrim nuk është zbuluar në ndonjë nga shpellat, historia e lashtë e ishullit është në rastin më të mirë e hamendësuar. Pandava-t, heronjtë e epikës hindu Mahabharata dhe Banasura, demonët e përkushtuar ndaj Shiva-s, janë konsideruar si ndërtuesit e tempujve ose shpellave të skalitura në shkëmb për të banuar. Tradita vendore supozon se shpellat nuk janë të bëra nga njeriu.[1][2] Shpellat Elephanta janë me datë dhe atribuim të panjohur. Historianët e artit i kanë datuar shpellat midis periudhës së vonë të shekullit të V dhe asaj të vonë të shekullit të VIII.[2] Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar pak monedha Kshatrapa (satrapë perëndimorë) të datuara në shekullin e IV të e.s.. Historia e njohur është dokumentuar vetëm nga mundja e sunduesve Mauryan të Konkan-it nga perandori Badami Chalukya, Pulakesi II (609–642) në një betejë navale në vitin 635. Elephanta atëherë quhej Puri ose Purika dhe shërbente si kryeqytet i mauryan-ëve Konkan. Disa historianë ia atribuojnë shpellat mauryanëve Konkan, duke i datuar ato në mes të shekullit të VI, megjithëse të tjerët e refuzojnë këtë tezë duke thënë se një mbretëri relativisht e vogël si ajo mauryano-konkane nuk mund të ndërmerrte një përpjekje gërmimi gati mbinjerëzore që ishte e nevojshme për të skalitur tempujt shkëmborë dhe nuk mund të prodhonin skulptura të një cilësie të tillë të lartë.[3][2] Disa historianë të tjerë ia atribuojnë ndërtimin e shpellave dinastisë Kalachuri (fundi i shek. të V deri në shek. e VI), të cilët kishin një mardhënie feudale me mauryano-konkanët. Në një periudhë ku politeizmi ishte mbizotërues, shpella kryesore e Elephanta-s kushtuar monoteizmit të sektit Shaivizmit Pashupata, një sekt që bënin pjesë si mbretëria Kalachuri ashtu dhe ajo Maurya Konkane.[2]

 Skulpturë elefanti nga Elephanta, tashmë e vendosur në Jijamata Udyaan

Chalukya-t, që mundën Kalachuri-t ashtu si dhe Maurya-Konkanët, besohet gjithashtu nga disa historianë se janë krijuesit e shpellës kryesore, në mes të shekullit të VII. Rashtrakuta-t janë pretendentët e fundit për krijimin e shpellës kryesore, afërsisht në fillim të shekullit të VII deri në fund të shekullit të VIII. Shpella e Shiva-s në Elephanta ngjason në disa aspekte me tempullin shkëmbor të Kailashit në Ellora që i përket shekullit të VIII. Trimurti i Elephanta-s që paraqet tre fytyrat e Shiva-s është i ngjashëm me Trimurti-n e Brahmas, Vishnut dhe Mahesh-it (Shiva), që ishte stema mbretërore e dinastisë Rashtrakuta. Skulpturat e Nataraja-s dhe Ardhanarishvara-s i janë atribuar gjithashtu mbretërisë Rashtrakuta.[2][4] Më vonë, Elephanta u drejtua nga një tjetër dinasti Chalukya dhe pastaj nga Sulltanati i Gujaratit, që iu nënshtrua portugezëve në vitin 1534. Deri atëherë, Elephanta quhej Gharapuri, që përcakton një vendbanim kodrinor. Emri është akoma i përdorur në guhën vendore marathi. Portugezët e emërtuan "Ishulli Elephanta" sipas një statuje të stërmadhe në shkëmb të zi të një elefanti që ishte i vendosur në një kodrinë, në një distancë të shkurtër nga fshati Gharapuri. Elefanti tashmë gjendet në kopshtin zoologjik të Bombeit, Jijamata Udyaan.[4][5] Sundimi portugez pa një rënie të popullsisë hindu në ishull dhe branktisjen e shpellës së Shiva-s (shpella kryesore) si një vend i rregullt adhurimi hindu, megjithëse adhurimi në Mahashivratri, festa e Shiva-s, vazhdon akoma.[6] Portugezët bënë dëmtime të konsiderueshme te faltoret. Ushtarët portugez i përdorën relievet e Shiva-s në shpellën kryesore për praktikimin e qitjes, duke qëlluar vetëm skulpturën Trimurti. Ata hoqën gjithashtu një mbishkrim të lidhur me krijimin e shpellave. Ndërsa disa historianë fajësojnë vetëm portugezët për shkatërrimin e shpellave, të tjerët përmendin gjithashtu edhe përmbytjet dhe pikimin e ujit të shiut si faktorë shtesë dëmtues. Portugezët u larguan në vitin 1661 si pasojë e traktatit të martesës së Charles II të Anglisë dhe Catherine-s së Braganza-s, vajza e mbretit Joan IV i Portugalisë. Kjo martesë ndërroi zotëruesit e ishujve duke i kaluar në në sundimin e Britanisë, si pjesë e prikës së Catherine-s.[1][2][7] Megjithëse shpella kryesore u restaurua në vitet 1970, shpellat e tjera, duke përfshirë tre të përbëra nga skulptura të rëndësishme, janë akoma të dëmtuara keq.[2] Shpellat u shpallën trashëgimi botërore nga UNESCO në vitin 1987 për kriterin kulturor të UNESCO: shpellat "përfaqësojnë një kryevepër të gjenisë krijuese njerëzore" dhe "përbëjnë një dëshmi unike ose të paktën të jashtëzakonshme të një tradite kulturore ose të një qytetërimi të gjallë ose të zhdukur".

 
Shpella e Shiva-s (shpella kryesore).
 
Kolonat dhe dhoma në shpellën e Shiva-s.
 
Hyrja lindore e shpellës 1 (dera e djathtë) në oborrin e mesëm që lidh skajin lindor të shpellës (dera e majtë).
^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura geo ^ a b c d e f g Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura historic_places ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Plaque ^ a b "Save the Caves". south-asian.com. Marrë më 10 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Trudy Ring, Robert M. Salkin & Sharon La Boda: International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania; kapitulli Elephanta Island; Taylor & Francis, isbn 978-1-884964-04-6, fq. 252–5 ^ Times of India, Mumbai, 13 shkurt 2010, fq. 12 (pamje që paraqesin Trimurti-n me gjerdanë me shpjegime). ^ Benoy K. Behl. "Simply grand". Frontline. the publishers of The Hindu. 24 (23). Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 16 shkurt 2010. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Photographies by:
Statistics: Position
124
Statistics: Rank
396116

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
548127693Click/tap this sequence: 9167

Google street view

Where can you sleep near Shpellat Elephanta ?

Booking.com
487.376 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 2 visits today.