Zion National Park

( Parku Zion )

Parku kombëtar Zion në shtetin Utah (Jutah), Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshin kanione masive me shkëmbinj që ngrihen në lartësitë e një qielli blu të kthjellët dhe të shndritshëm. Shkrepat e veçanta ranore kanë ngjyra që variojnë nga kremi, në rozë, në të kuqe. Shpesh ato përshkruhen si kështjella rëre në kurorën e kanioneve të shkretëtirës. Zioni... Për profetët e Dhiatës të Vjetër, ky ishte qyteti i zotit. Kolonët e parë mormonë gjetën Zionin e tyre në natyrën e paprekur të perëndimit amerikan. Këtu, natyra ka ndërtuar një vepër arkitektonike që mund të konsiderohet e shenjtë. Këto formacione u përngjanin mormonëve me tempuj, katedrale dhe altarë. Nëse kjo është vepër e një arkitekti të shenjtë apo e forcës artistike të natyrës, elementi kryesor i krijimit të Kanionit Zion është padyshim uji. Për arsye më se të qarta, kjo pjesë e Kanionit Zion është quajtur Narrows, ngushticat. Brenda disa minutash, stuhia mund të trasformojë ujrat e qeta të Lumit Virxhin në përmbyt...Lexo akoma

Parku kombëtar Zion në shtetin Utah (Jutah), Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshin kanione masive me shkëmbinj që ngrihen në lartësitë e një qielli blu të kthjellët dhe të shndritshëm. Shkrepat e veçanta ranore kanë ngjyra që variojnë nga kremi, në rozë, në të kuqe. Shpesh ato përshkruhen si kështjella rëre në kurorën e kanioneve të shkretëtirës. Zioni... Për profetët e Dhiatës të Vjetër, ky ishte qyteti i zotit. Kolonët e parë mormonë gjetën Zionin e tyre në natyrën e paprekur të perëndimit amerikan. Këtu, natyra ka ndërtuar një vepër arkitektonike që mund të konsiderohet e shenjtë. Këto formacione u përngjanin mormonëve me tempuj, katedrale dhe altarë. Nëse kjo është vepër e një arkitekti të shenjtë apo e forcës artistike të natyrës, elementi kryesor i krijimit të Kanionit Zion është padyshim uji. Për arsye më se të qarta, kjo pjesë e Kanionit Zion është quajtur Narrows, ngushticat. Brenda disa minutash, stuhia mund të trasformojë ujrat e qeta të Lumit Virxhin në përmbytje masive me thellësi rreth 7 metra. Ngushticat janë të hapura për vizitorët vetëm kur parashikohet që moti të jetë i mirë dhe qielli pa re, përndryshe shpresat për të shpëtuar janë shumë të pakta. Shumë pjesë të parkut Zion mund të vizitohen sot me makinë. Një prej rrugëve është ajo që mund të konsiderohet si tuneli më i bukur i Amerikës, me mullinj ere në horizontin e Kanionit Zion. Pjesa më e madhe e pejzashit mund të shihet nga shtigjet që kalojnë përmes. Megjithatë, një pjesë e madhe e periferive të parkut mbetet ende e pashkelur dhe ndoshta atje nuk do të shkojnë kurrë njerëz. majat tepër të larta dhe mesat janë të përbëra nga masivet shkëmbore më të shdritëshme të Tokës. Mijëra formacione të ndezura dhe delikate si këto, do të vazhdojnë të evoluojnë edhe më tej, do të shkërmoqen dhe më pas do të bien, pa u parë kurrë nga njeriu. Ato do të mbeten kapituj të pashkruar në historinë e Zionit, një histori që e ka origjinën që para se dinosaurët të sundonin Tokën.

Photographies by:
Statistics: Position
749
Statistics: Rank
137835

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
574396812Click/tap this sequence: 2111

Google street view

Where can you sleep near Parku Zion ?

Booking.com
487.376 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 2 visits today.