New York City

( Nju Jork (qytet) )

Nju Jork Siti, shkurt Nju-Jork (shkurtesa: NYC ose NY), zyrtarisht Qyteti i Nju Jorkut (City of New York) për ta dalluar atë nga shteti i Nju Jorkut, në të cilin bën pjesë, është qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara dhe qendra e zonës metropolitane të Nju Jorkut, porta krysore për emigracionin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe një nga aglomeratët urbanë më të populluar në botë. Nju Jorku ushtron një ndikim të rëndësishëm në tregëti, financë, media, art, modë, kërkime shkencore, teknologji, arsim dhe argëtim. Në Nju Jork e ka selinë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke e bërë Nju Jorkun një qendër të rëndësishme për diplomacinë ndërkombëtare dhe kryeqytetin kulturor dhe financiar të botës.

Nju Jorku ndodhet në një nga portet natyrorë më të mëdhenj në botë. Ai përbëhet nga pesë rajone administrativë të quajtur "borough" (borou), që janë njëkohësisht edhe qarqe të shtetit të Nju Jorkut. Ato janë: Bruklin, Kuins, Mënhetën, ...Lexo akoma

Nju Jork Siti, shkurt Nju-Jork (shkurtesa: NYC ose NY), zyrtarisht Qyteti i Nju Jorkut (City of New York) për ta dalluar atë nga shteti i Nju Jorkut, në të cilin bën pjesë, është qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara dhe qendra e zonës metropolitane të Nju Jorkut, porta krysore për emigracionin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe një nga aglomeratët urbanë më të populluar në botë. Nju Jorku ushtron një ndikim të rëndësishëm në tregëti, financë, media, art, modë, kërkime shkencore, teknologji, arsim dhe argëtim. Në Nju Jork e ka selinë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke e bërë Nju Jorkun një qendër të rëndësishme për diplomacinë ndërkombëtare dhe kryeqytetin kulturor dhe financiar të botës.

Nju Jorku ndodhet në një nga portet natyrorë më të mëdhenj në botë. Ai përbëhet nga pesë rajone administrativë të quajtur "borough" (borou), që janë njëkohësisht edhe qarqe të shtetit të Nju Jorkut. Ato janë: Bruklin, Kuins, Mënhetën, Bronks, dhe Stejtën Ajllend. Këto pesë rajone u konsoliduan në një qytet të vetëm në vitin 1898. Sipas vlerësimeve të regjistrimit të vitit 2013, popullsia e Nju Jorkut ishte 8.405.837 banorë. Sipërfaqja e tij është 790 km². Nju Jorku është qyteti me dendësinë më të madhe të popullsisë ndër qytetet e mëdhenjë në Shtetet e Bashkuara. Në Nju Jork fliten rreth 800 gjuhë, duke zënë vendin e parë në botë, për sa i përket gjuhëve të folura.

Nju Jorku është banuar për herë të parë në vitin 1624 si një pikë tregëtare nga kolonistët e Republikës Hollandeze dhe u emërua New Amsterdam në vitin 1626. Qyteti dhe rrethinat e tij u vu nën kontrollin anglezëve në vitin 1664. Nju Jorku ka shërbyer si kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara nga viti 1785 deri më 1790. Ai ka qenë qyteti më i madh i vendit që nga viti 1790. Statuja e Lirisë është një simbol i njohur globalisht i Shteteve të Bashkuara dhe demokracisë së tyre.

 Plani i Neu-Amsterdam, 1660 New York City, Hester Street në Manhattan në vitin 1903 (Little Italy) Manhattan 1942

Në regjionin ku sot shtrihet NYC vizitat e para i'u bën qysh në vitin 1524 nga Giovanni de Verrezano dhe në vitin 1609 nga Henry Hudson. Kurse Nju Jorku u themelua ne vitin 1613.

Statuja e Lirisë është vendosur nga francezët si dhuratë në vitin ?.

Kurse në historin e re me 11 shtator 2001 u sulmua nga Al-Qaida në kullat binjake WTC

Shekulli i 17

Mbritjet e para ne zonen e Nju Jorkut te sotem, u bene ne 1524 dhe 1609. Qe nga 1610 filluan tregetaret Holandez nje tregeti fitimprurese lekure me banoret e atjeshem Indian. Me 27. 3. 1614 u krijua firma Holanda e Re. kolonizatoret e pare filluan te mbrinin ne Nju Jork ne 1624 dhe ishin Holandez. Ne vitin 1626 u ble ishulli Manhatan prej indjanëve per 24 dollar dhe keshtu u vendosen me shume Holandez. Kjo koloni e re mori emertimin Amsterdami I ri. Me kalimin e kohes u ndertua ketu spitali I pare, shkolla e pare dhe burgu I pare. Ne 1652 u ndertua aty ku sote gjendet e famshmja Wall Street nje mure mbrojtes. Ne 1664 pushteti kaloi nga Holandezet tek Anglezet te cilet sulmuan dhe pushtuan qytetin pa gjakderdhje. Atehere u emertua Nju Jork per nder te dukes se Jorkut, vellait te mbretit te asajkohe te Anglise. Ne vitin 1673 qyteti kaloi perseri ne duart e Holandezeve, por per shume pake kohe. Sepse ne vitin 1674 ai kaloi serish dhe perfundimisht ne duart e Anglezeve.

Shekulli i 18

Ne shekullin e 18-te Nju Jorku mori pjese ne menyre te theksuar ne luften per Pavaresin e Amerikes. Ne 1776 u be strehimi kryesor I George Washington. Ne 1783 anglezet e fundit braktisen Nju Jorkun, meqenese u njoh Pavaresia e Amerikes. Qe nga 1788 deri ne 1790 Nju Jorku ishte kryeqyteti I (atehershem) i SH.B.A-se. ne vitin 1792 u themelua zyra e Bursave te Nju Jorkut.

Shekulli i 19

Ne fillim te shekullit te 19-te qyteti filloi te ritet sa asnje here me pare. Ne 1811 u ndertuan ne gjithe Manhatanin rruge. Ne 1825 u inagurua kanali I liqenit Iri dhe keshtu liqenet e medha lidheshin me Nju Jorkun dhe me Oqeanin Atlantik. Nju Jorku u be epiqendra e shtetit amerikan. Nga mesi I shekullit te 19-te filluan planet per ndertimin e nje parku te madhe qendror, Sentral Park dhe ne vitin 1866 ky park gjigant ishte tashme gati. Ne gjysmen e dyte te shekullit te 19 u rit jashtezakonisht shume emigracioni ne Nju Jork. Vecanterisht vinin emigrant nga Irlanda, Italia dhe gjermania me shprese per nje te neserme me te mirë. Por kriminaliteti ishte teper I theksuar dhe kushtet jetesore per te sapo ardhurit teper te veshtira.

Shekulli i 20

Ne gjysmen e pare te shekullit te 20-te, Nju Jorku u be qendra nderkombetare e industries dhe tregetise. Nderkaq kriza ekonomike boterore e 1929-se preku shume thelle qytetin. Numri i papunesise u rite ne 25%. Gjendja filloi te permirësohej ne 1933. Atehere filluan te ndertohen dhe rrokaqiejt e pare. Mbas luftes se dyte boterore u verejt nje renie e re ekonomike. Klasa e mesme urbane u zhvendosur në periferi dhe industria filloi te prishej. Në 1960 u bene intensive dhe veprimet raciste, veçanërisht kundra afrikanoamerikanëve. Ndersa që nga viti 1980 filloi një zhvillim i madh ekonomik. Wall Street ashtu sic quhet Bursa e qytetit, qe gjendet në rrugën me te njejtin emer, u be serish një fuqi botërore. Ndërsa paralelisht u shenua një ulje e ndjeshme te kriminalitetit nepermjet filozofisë se "tolerancës zero" te kryetarit te bashkise Giuliani (Juliani).

Shekulli i 21

Ne 11 shtator te 2001, Nju Jorku u godit nga nje sulm terrorist. Kullat binjake te ashtuquajtura Qendra boterore Tregetare (World Trade Center) u goditen nga dy avjon pasagjeresh te medha. Rezultati ishte Kullat te shkaterohen plotesisht dhe te humbasin jeten 3000 njerez.

Photographies by:
Statistics: Position
1254
Statistics: Rank
94953

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
873962541Click/tap this sequence: 9527

Google street view

Where can you sleep near Nju Jork (qytet) ?

Booking.com
489.938 visits in total, 9.198 Points of interest, 404 Destinations, 103 visits today.