Москва

( Moska )

Moska (rusisht: Москва́) është kryeqyteti i Rusisë. Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën evropiane të Rusisë. Perandorët ose carët e kthyen qytetin në bazën e tyre të urdhrave deri në vitin 1712, kur kryeqytet i Rusisë u bë Saint Petersburg. Moska u rikthye në kryeqytet të Rusisë në vitin 1918 dhe shërbeu si kryeqyteti i ish-Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri në vitin 1991. Moska ka qenë historikisht kryeqyteti i BRSS, Perandorisë Ruse, Regjimeve cariste dhe Dukatit Moskovit. Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.

Gjatë viteve, Moska ka marrë një sërë emërtimesh si Roma e Tretë (Третий Рим), Guri i Bardhë (Белокаменная), Froni i Parë (Первопрестольная) dhe 40 Dy...Lexo akoma

Moska (rusisht: Москва́) është kryeqyteti i Rusisë. Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën evropiane të Rusisë. Perandorët ose carët e kthyen qytetin në bazën e tyre të urdhrave deri në vitin 1712, kur kryeqytet i Rusisë u bë Saint Petersburg. Moska u rikthye në kryeqytet të Rusisë në vitin 1918 dhe shërbeu si kryeqyteti i ish-Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri në vitin 1991. Moska ka qenë historikisht kryeqyteti i BRSS, Perandorisë Ruse, Regjimeve cariste dhe Dukatit Moskovit. Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.

Gjatë viteve, Moska ka marrë një sërë emërtimesh si Roma e Tretë (Третий Рим), Guri i Bardhë (Белокаменная), Froni i Parë (Первопрестольная) dhe 40 Dyzetat (Сорок Сороков).

Një person nga Moska quhet Moskovit në Shqip ose Moskvich ne Rusisht.

Moska ka një histori të gjatë dhe dramatike. Përmendet për herë të parë në kronikat mesjetare të vitit 1147. U bë shpejt qyteti kryesor i princërve moskovitë. Moska u bë kryeqytet i perandorisë së re nga cari Ivani i Tmerrshëm në shekullin XVI. Qyteti është shkatërruar dhe rindërtuar disa herë përgjatë viteve. Ndërtesat e saj më të vjetra prej druri janë zhdukur në zjarre. Sa herë që qyteti e merrte veten pas hirit të flakëve, bëhej gjithmonë e më i bukur. Për çdo ndërtesë të Moskës thirreshin arkitektët më të mirë nga e gjithë bota për ta restauruar. Historia e rikonstruksionit të Moskës është një ndër arsyet që ajo ka absorbuar stile të ndryshme e të veçanta. Dukati i Madh i Moskës, shërbeu si forca kryesore në ecurinë e ribashkimit të Rusisë dhe luftën për pavarësi kundër Hordhisë së Artë (mongolëve). Moska gradualisht ribashkoi principatat ruse përreth saj dhe arriti të mbizotërojë trashëgiminë kulturore e politike të Rusisë së Kievit. Kah shekulli XVIII, vendi qe zgjeruar përmes pushtimeve, aneksimit dhe eksplorimit, duke u kthyer në Perandorinë Ruse, të tretën perandori më të madhe në histori, që shtrihej nga Polonia drejt lindjes deri në Oqeanin Paqësor dhe në Alaskë.

Për 30 vjet me radhë tunelet e Stalinit kanë qenë protagonistet e fshehtë të Luftës së Ftohtë.

Për një Moskë të dytë, qindra metra poshtë së parës, në të vërtetë është folur prej kohësh. Kanë folur për këtë ekspertë, njerëz që kishin dëgjuar diçka, por edhe të tjerë, të cilët nuk e kishin idenë fare. Në fakt, jo më kot thuhet se rusët i adhurojnë misteret. Faktikisht, rreth njëzet vjet më parë bëri bujë të madhe një artikull i shfaqur në të përjavshmen popullore "Argumente dhe Fakte".

Për herë të parë, drejtori i saj, Vladislav Starkov, vendosi të publikojë një përmbledhje për veprën misterioze të regjimit. Në tregim, qyteti antiatomik dukej një treg i madh i mbuluar, ku ishte shumë e thjeshtë të krijoje ato kontakte njerëzore që në Moskën e hierarkizuar në sipërfaqe nuk do të ishin kurrë të mundura: për shembull të kalonte afër balerina më e mirë e Bolshoj-it, madje edhe të buzëqeshte, në dyqanet e saj, si në ndonjë aeroport ndërkombëtar, shiteshin xhinse, vodka konsumohej me dëshirë dhe pa limit, madje një shitëse e vogël, në një cep të këtij qyteti të "vdekur", të ofronte me xhentilesë edhe banane.

Pikërisht aty mund të përshëndesje dhe shumë akademikë e njerëz të shquar, sikur të ishin shokët e t‘u prej kohësh. Me pak fjalë, të gjithë vëllezër me njëri-tjetrin, në fatin e tyre të përbashkët në qytetin e fshehtë të librit. Drejtori i revistës kishte qenë shumë i matur në tregimin e tij, nuk përshkruante as atmosferën, as pllakat dhe as ngjyrën e kaltër të qiellit të "improvizuar", por, megjithatë, jepte lajmin e madh. Qyteti ekzistonte. Ajo që të bënte përshtypje në rrëfimin e tij ishte dimensioni i bunkerit, i aftë që të mbante 120 mijë persona.

Tregimi të sugjeronte, edhe pse në mënyrë indirekte, një hipotezë politike që përbënte skandal, se qyteti i varrosur në zemër të Moskës mund të përdorej vetëm në rast të ndonjë sulmi të mundshëm sovjetik kundër Amerikës. Por, po ta mendosh mirë, ishte vërtet diçka e pamundur, sepse ata që do të arrinin të shpëtonin do të ishin vetëm zyrtarët e lartë të Kremlinit.

Me pak fjalë, do të ishte pamundur të mblidheshin 100 mijë persona për 20 minuta nga alarmi i "mbërritjes" së raketave, ndaj ata që do të përfitonin do të ishin drejtuesit e shtetit, të cilët mund të zbrisnin në bunkerin e "vogël" poshtë Sheshit të Kuq, duke marrë metronë private dhe duke u strehuar në qytetin sekret. Populli, si gjithmonë. Sigurisht që sekreti nuk mund t‘i tregohej para kohe mijëra njerëzve. Tregimi i "Argumente dhe Fakte" shtronte një sërë pyetjesh, sa interesante aq edhe të rrezikshme, sa drejtori i saj nga shumë veta u cilësua si një i çmendur për guximin e tepruar.

Shumë i kërkonin adresën e qytetit sekret, ndërsa ai përgjigjej si ndonjë fëmijë, që nuk i kishte mësuar akoma fjalët. Ndoshta e kishte kuptuar se i ishte futur një loje të rrezikshme. Artikulli ngjalli kureshtje aq të madhe, sa shumica e njerëzve filluan të mendonin se qyteti tjetër gjendej në një hapësirë të stërmadhe brenda Universitetit të Moskës, i kufizuar nga Akademia e KGB-së dhe nga një bllok shtëpish popullore, ku thuhej se banonin funksionarët e të njëjtës organizatë.

Të gjithë moskovitët mendonin një qytet-fantazmë me banesa luksoze, kinema, restorante, salla lojërash, rrugë, stalla, varreza dhe depozita të mëdha me veshje e ushqime, ku mund të jetoje pa problem për një çerekshekull. Thuhej se aty kishte intelektualë dhe shkencëtarë. Për të gjitha këto flitej 20 vjet më parë, por meqë nuk u gjet asnjë gjurmë nga qyteti tjetër, të gjitha argumentet u braktisën dhe ideja për ekzistencën e tij u harrua. Tani është e qartë se qyteti mister nuk ishte gjë tjetër veçse një bunker normal antibërthamor, në shërbim të nxënësve të shkollës së KGB-së.

Askush nuk e ka parë. Por të gjithë e dinë që ekziston. Quhet "Metro-2" dhe është metroja sekrete e Kremlinit. Misteri i fundit i regjimit sovjetik. Ajo u ndërtua me urdhër të Stalinit dhe shërbente për të evakuuar nomenklaturën në rast rreziku.

Megjithatë, një herë e kreu funksionin e saj, më 6 nëntor të vitit 1941, kur fati i Moskës varej në një fije peri, pasi trupat gjermane të gjeneralit Guderian ishin vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit rus.

Por Stalini donte të organizonte një mbledhje solemne me rastin e përvjetorit të 24 të revolucionit, pikërisht në stacionin majakovskaja, ndoshta më i bukuri dhe më i famshmi i rrjetit të metrosë moskovitë. Këtë e bëri për t‘i treguar popullit të tij që qeveria sovjetike nuk e kishte braktisur Moskën.

Në të vërtetë, vetëm pak e dinin se në majokovskaja Stalini kishte mbërritur nga një rrjet i fshehtë i metrosë, duke u shfaqur papritur, pa dalë nga zyrat ku të gjithë e kishin parë vetëm pak orë më parë. Nga kishte mbërritur aty. Pyetje e gabuar. Metroja sekrete e Moskës gjithmonë ka qenë një tabu.

I pari që kishte guxuar të fliste rreth saj kishte qenë Vladimir Gonik në romanin e tij "Mbretëria e territ" në vitin 1992. Por ai pati probleme me inteligjencën ruse, se si i dinte të gjithë këto gjëra. Në të vërtetë, ai ishte një mjek ushtarak dhe kishte shërbyer në një spital të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.

Mes pacientëve kishte pasur persona vërtet interesantë, që e kishin ndihmuar të zbulonte shumë gjëra. Shumë prej tyre i kishin treguar për punën që kishin bërë nën tokë. Ato tunele pa emër, stacionet e padukshme. Ato stacione, të njohura vetëm nga departamentet speciale të KGB-së, do të jenë në shërbim të publikut, se metroja e Moskës nuk mban më, sepse qyteti rus prej kohësh është në një krizë transporti.

Drejtuesit më të lartë të qytetit mendojnë se nëse nuk do të përdoren, atëherë do të jenë të kota dhe të panevojshme. Çdo linjë e metrosë të çonte në zona të rëndësishme, jashtë dhe brenda qytetit. Çdo anëtar i Byrosë Politike kishte bunkerin e tij, i cili ishte një apartament luksoz: të paktën 180 metra katrorë, me studio, dhomë ndenjjeje, kuzhinë dhe dhomë gjumi. Madje, apartamenti i Brezhnjevit ishte "binjak" me zyrën e tij në Kremlin.

Përveç këtyre, rrjeti i metrosë kishte edhe një linjë që lidhte Kremlinin me aeroportin e qeverisë.

Nderhyrja franceze 1912 
Nderhyrja franceze 1912
Hartë e Moskës e vitit 1784 
Hartë e Moskës e vitit 1784
Sheshi i Kuq nga Fedor Aleksander,1802 
Sheshi i Kuq nga Fedor Aleksander,1802
Kremlini dhe Sheshi i Kuq 
Kremlini dhe Sheshi i Kuq
Photographies by:
Statistics: Position
587
Statistics: Rank
163360

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
439176285Click/tap this sequence: 8475

Google street view

Where can you sleep near Moska ?

Booking.com
489.287 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 114 visits today.