Foix

Foix ( shqiptimi frëngjisht: [fwa]  ( dëgjoni) ; Ocitanisht: Fois   [ˈfujs, ˈfujʃ] ; Katalanisht: Foix [ˈfoʃ]; Shqip: Fujsi/Fua/Foshi) është një komunë, ish-kryeqyteti i Kontesë së Foix. Është kryeqyteti i departamentit të Ariège pasi është selia e Prefekturës së atij departamenti. Fua ndodhet në rajonin Ocitania të Francës jugperëndimore. Është kryeqyteti i dytë më pak i populluar i departamentit francez, më pak i populluari është Privas. Foshi shtrihet në jug të Tuluzës, afër kufijve me Spanjën dhe Andorrën .

Që nga viti 2019, qyteti kishte një popullsi prej 9,493 banorësh. Është qyteti i dytë më i madh në Ariezhë, më i madhi është Pamiers, e cila është një nga dy nënprefekturat, tjetra është St Girons. Fua është binjakëzuar me qytetin kated...Lexo akoma

Foix ( shqiptimi frëngjisht: [fwa]  ( dëgjoni) ; Ocitanisht: Fois   [ˈfujs, ˈfujʃ] ; Katalanisht: Foix [ˈfoʃ]; Shqip: Fujsi/Fua/Foshi) është një komunë, ish-kryeqyteti i Kontesë së Foix. Është kryeqyteti i departamentit të Ariège pasi është selia e Prefekturës së atij departamenti. Fua ndodhet në rajonin Ocitania të Francës jugperëndimore. Është kryeqyteti i dytë më pak i populluar i departamentit francez, më pak i populluari është Privas. Foshi shtrihet në jug të Tuluzës, afër kufijve me Spanjën dhe Andorrën .

Që nga viti 2019, qyteti kishte një popullsi prej 9,493 banorësh. Është qyteti i dytë më i madh në Ariezhë, më i madhi është Pamiers, e cila është një nga dy nënprefekturat, tjetra është St Girons. Fua është binjakëzuar me qytetin katedrale angleze të Ripon, me qytetet spanjolle Sarroca de Lleida dhe Lerida dhe kryeqytetin Andorran Andorra la Vella.

 Château des Comtes de Foix (Kështjella e Kontëve të Fuasë)

Romakët ndërtuan një fortesë në shkëmbin e thepisur nga i cili tani dominon qytetin kështjella e Fuasë. Qyteti i Fuasë ndoshta i detyrohet origjinës së tij një oratorie të themeluar nga Karli i Madh, e cila më pas u bë Abacia e Shën Volusianus në 849.

Themelimi, në 849, i Abbey Saint-Volusien lejoi zhvillimin e jetesës urbane në shekullin e dhjetë deri në shekullin e XII-tëë. Qyteti arriti kulmin e tij në shekullin e XIV-të.

Kalaja, themelet e së cilës datojnë në fillim të shekullit X, ishte një kështjellë e fortë që i rezistoi sulmeve të përsëritura të Simon de Montfort IV midis 1211 dhe 1217, gjatë kryqëzatës Albigensiane . Në 1272, kur konti i Foshit refuzoi të njihte sovranitetin e mbretit të Francës, Filipi i guximshëm mori personalisht përsipër një ekspedite kundër qytetit, më pas konti u dorëzua. Në 1290, në një takim të rajonit Béarn dhe Kontesë së Fujsit, qyteti u braktis praktikisht nga Kontët. Gaston Phoebus ishte i fundit që jetoi në kështjellë dhe në shekullin e XVI-të kalaja kishte humbur qëllimin e saj ushtarak. Më pas, kalaja u përdor si burg deri në vitin 1864.

Në 1536 filloi predikimi i parë i reformës në Fuasë, dhe në 1579 kisha e Montgauzy u shkatërrua. I njëjti fat e priste abacinë dhe kishën e saj në 1581. Një vit më pas, Fojsi u rimor nga katolikët, dhe në 1589 Konti i Fuasë, Henri i Navarrës, u kurorëzua Mbret i Francës dhe u bë Henri<< IV .

Photographies by:
Statistics: Position
1527
Statistics: Rank
80659

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
794286513Click/tap this sequence: 2691

Google street view

Where can you sleep near Foix ?

Booking.com
489.300 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 127 visits today.