Context of Tunizia

Republika e Tunizisë apo Tunizia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe në pjesë veriore të vendit gjendet dalja në Detin Mesdhe. Kufirit tokësor i Tunizit përshkohet nga kufiri në jug-lindje me Libinë dhe në anën perëndimore me Algjerin.

Republika e Tunizisë pranë Mesdheut zë një sipërfaqe prej 163 610 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 9,05 milion banorë. Për kryeqytet ka qytetin Tunizi ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe, Kushtetuta është nxjerrë më 1959 dhe ka pësuar disa ndryshime ato të fundit janë miratuar më 1997.

Në veri të sipërfaqes së Tunizisë është tokë malore, në lindje ka bregdet me gjire të shumta e frytdhënëse, në brendi ndodhen stepat dhe në jug tjerra të kripëzuara (Schott el-Djerid) dhe shkretëtirë. Në Tunizi sundon klima mesdhetare.

Arabët dhe berbët e asimiluar në arabë përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë (98%), pjesa tjetër përbëhet nga berbët që i kanë rezistuar asimilimit dhe...Lexo akoma

Republika e Tunizisë apo Tunizia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe në pjesë veriore të vendit gjendet dalja në Detin Mesdhe. Kufirit tokësor i Tunizit përshkohet nga kufiri në jug-lindje me Libinë dhe në anën perëndimore me Algjerin.

Republika e Tunizisë pranë Mesdheut zë një sipërfaqe prej 163 610 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 9,05 milion banorë. Për kryeqytet ka qytetin Tunizi ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe, Kushtetuta është nxjerrë më 1959 dhe ka pësuar disa ndryshime ato të fundit janë miratuar më 1997.

Në veri të sipërfaqes së Tunizisë është tokë malore, në lindje ka bregdet me gjire të shumta e frytdhënëse, në brendi ndodhen stepat dhe në jug tjerra të kripëzuara (Schott el-Djerid) dhe shkretëtirë. Në Tunizi sundon klima mesdhetare.

Arabët dhe berbët e asimiluar në arabë përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë (98%), pjesa tjetër përbëhet nga berbët që i kanë rezistuar asimilimit dhe evropianët. Feja shtetërore është feja e myslimanëve.

Ka një qarkullim të bujshëm në bregdet dhe në ishullin Djerba. Eksporti veçohet me shitjen e produkteve të tekstilit, lëkurës, pemëve tropikale, naftës e fosfateve partnerëve kryesorë të saj si Francës dhe Italisë.

Tunizia ka disa porta detare të njohura ndërkombëtare të cilat ndodhen në Tunizë, Bizerta, Souzë (Sousse) dhe në Sfaks (Sfax). Turistët e Tunizisë e kanë të njohu njërën nga pesë portat ajrore ndërkombëtare ndër të cilat më e madhja është Le Kartazhe (Le Carthage) pranë Tunizit.

More about Tunizia

Basic information
  • Native name تونس
  • Calling code +216
  • Internet domain .tn
  • Speed limit 50
  • Mains voltage 230V/50Hz
  • Democracy index 6.59
Population, Area & Driving side
  • Population 11565204
  • Area 163610
  • Driving side right
Kronollogjia
  • Tunizi në antikë, para pushtimit romak ishte vetë qendra e perandorisë së Kartagjene që nga shekulli i V / VI para erës sonë. Pushtimi i kësaj perandorie në histori ndër të tjerat është i njohur edhe si Lufta Punishte. Këtë hapësirë më 533 e pushtojnë bizantinët ndërsa nga 645 deri më 698 bie në duart e arabëve nga të cilët e merr perandoria osmane në vitin 1574-ër. Francezët e dëbojnë perandorin osmane nga kjo hapësirë dhe e shpallin Tunizinë si protektorat francezë më 1881.

     Amfiteatri romak në El Xhem, ndërtuar gjatë gjysmës së parë të shekullit të 3-të Pas Krishtit

    Në luftën e II-të botërore ishte arenë e luftimeve pushtuese gjatë vitit 1942/43. Më 1956 Tunizia shpallet republikë e pavarur me në krye ministrin e parë të saj Habib Borguibanë (H. Bourguiba) i cili edhe shpallet president pas rrëzimit të Beut (Muhamedit VIII-të al-Amin-it lindur më 1881-1962) dhe shpalljen e republikës më 1957. Më 1987 i merren të gjitha postet Bourgubant dhe po në këtë vit president zgjidhet Zine al-Abidin Ben Aliu.

Phrasebook

Përshëndetje
مرحبًا
Botë
العالمية
Përshendetje Botë
مرحبا بالعالم
Faleminderit
شكرًا لك
Mirupafshim
مع السلامة
po
نعم
Nr
رقم
Si jeni?
كيف حالك؟
Mire faleminderit
بخير، شكرا لك
Sa kushton?
كم سعره؟
Zero
صفر
Një
واحد

Where can you sleep near Tunizia ?

Booking.com
489.985 visits in total, 9.198 Points of interest, 404 Destinations, 34 visits today.