Context of Sri Lanka

Sri Lanka (Gjuha Sinhala: ශ්‍රී ලංකා ප්‍රජාතාන්ත්‍රික සමාජවාදී ජනරජය, Gjuha Tamile: இலங்கை ஜனநாயக சோசலிச குடியரசு) zyrtarisht Republika Demokratike Socialiste e Sri Lankës dhe e njohur që nga fillimi i sundimit kolonial britanik deri më 1972 si Cejloni, është një shtet ishullor në Oqeanin Indian pranë bregut jugor të Indisë.

Sri Lanka ka kufij detarë me Indinë në veriperëndim dhe Maldivet në jugperëndim. Historia e dokumentuar e Sri Lankës përfshin tre mijë vjet. Vendodhja e saj dhe portet e thellë i kanë dhënë asaj një rëndësi të madhe strategjike që nga koha e lashtë e "Rrugës së Mëndafshit" deri në Luftën e Dytë Botërore. Sri Lanka është një shtet me shumë fe, pakica etnike dhe gjuhë. Shkrimet e para budiste janë bërë në këtë ishull. Sinhalezët përbëjnë shumicën e popullsisë. Pakicat përfshijnë tamilët, Moorët muslimanë, Burgherët, Kafirët, Malajët dhe autoktonët Vedda. Historia e kohëve të fundit në vend ka qenë e njollosur nga një konflikt 3...Lexo akoma

Sri Lanka (Gjuha Sinhala: ශ්‍රී ලංකා ප්‍රජාතාන්ත්‍රික සමාජවාදී ජනරජය, Gjuha Tamile: இலங்கை ஜனநாயக சோசலிச குடியரசு) zyrtarisht Republika Demokratike Socialiste e Sri Lankës dhe e njohur që nga fillimi i sundimit kolonial britanik deri më 1972 si Cejloni, është një shtet ishullor në Oqeanin Indian pranë bregut jugor të Indisë.

Sri Lanka ka kufij detarë me Indinë në veriperëndim dhe Maldivet në jugperëndim. Historia e dokumentuar e Sri Lankës përfshin tre mijë vjet. Vendodhja e saj dhe portet e thellë i kanë dhënë asaj një rëndësi të madhe strategjike që nga koha e lashtë e "Rrugës së Mëndafshit" deri në Luftën e Dytë Botërore. Sri Lanka është një shtet me shumë fe, pakica etnike dhe gjuhë. Shkrimet e para budiste janë bërë në këtë ishull. Sinhalezët përbëjnë shumicën e popullsisë. Pakicat përfshijnë tamilët, Moorët muslimanë, Burgherët, Kafirët, Malajët dhe autoktonët Vedda. Historia e kohëve të fundit në vend ka qenë e njollosur nga një konflikt 30 vjeçar ndëretnik i cili përfundoi në mënyrë të vendosur por të diskutueshme me një fitore ushtarake në vitin 2009.

Sri Lanka është një republikë e qeverisur nga një sistem presidencial. Kryeqyteti Sri Jayawardenapura-Kotte, të cilit një president i vuri emrin e tij, është një periferi e qytetit më të madh, Kolombo. Sri Lanka është një prodhues i rëndësishëm i çajit, kafesë, gurëve të çmuar, arrave të kokosit, gomës dhe kanellës. Ajo është quajtur pika e lotit e Indisë për shkak të formës dhe vendodhjes së saj dhe njihet si "perla e Oqeanit Indian", për bukuritë e saj natyrore. Sri Lanka njihet edhe si "vendi njerëzve të qeshur". Ishulli përmban pyje tropikale, dhe peizazhe të ndryshme me biodiversitet të lartë.

Vendi ka pasur një histori të gjatë të angazhimit ndërkombëtar, duke qenë anëtar themelues i SAARC dhe anëtar i Kombeve të Bashkuara, Kombeve të Komonuelthit, G77 dhe Lëvizjes së të Paangazhuarve.

More about Sri Lanka

Basic information
  • Calling code +94
  • Internet domain .lk
  • Mains voltage 230V/50Hz
  • Democracy index 6.14
Population, Area & Driving side
  • Population 21444000
  • Area 65610
  • Driving side left
Kronollogjia
  • Pjesë të Sri Lankës që nga 1505-1518 ishin nën sundimin portugez, pastaj nga 1656-1658 bien nën holandezët nga të cilët i marrin britanikët më 1796. Po më vonë më 1802 e tërë Sri Lanka shpallet pjesë e Kolonive Mbretërore Britanike. Më 4 shkurt 1948 u shpall e pavarur ndërsa si republikë qëndron që nga 1972-shi. Më 1983 shpërthen një luftë civile në mes të popullit shumicës (singalezëve) dhe pakicës tamile në veri dhe lindje të vendit. Pakica e popullit tamil nga ajo kohë ka paraqitur synimin për krijimin e një shteti të tyre.

Where can you sleep near Sri Lanka ?

Booking.com
489.358 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 185 visits today.