Context of Parisi

Parisi (sqt.: /paˈriːsi/, fran. /pa.ʁi/) është kryeqyteti i shtetit të Francës dhe krahinës së Île-de-France (ishulli i Francës) si dhe qyteti më i madh i Francës. Në tekstet e moçme latine Parisi emërohet edhe Lutetia apo Lutezia. Lumi Senë e ndan qytetin në një dy pjesë: pjesa veriore (rive droite „bregu i djathtë“) dhe pjesa jugore (rive gauche „bregu i majtë“). Parisi zyrtarisht numëron 2.138.551 banorë, ndërsa në krahinën e Parisit (région de l'Île-de-France) jetojnë 12.262.544 banorë (Sipas vlerësimit të popullsisë mbajtur më janar 2019).

Një vendbanim i rëndësishëm për më shumë se dy mijëvjeçarë, Paris u bë, që nga shekulli i 12-të, një nga qendrat më kryesore të Evropës për arsimin dhe artet duke qenë gjithashtu qyteti më i madh në botën perëndimore deri në fillim të shekullit të 18-të. Parisi është sot një ng...Lexo akoma

Parisi (sqt.: /paˈriːsi/, fran. /pa.ʁi/) është kryeqyteti i shtetit të Francës dhe krahinës së Île-de-France (ishulli i Francës) si dhe qyteti më i madh i Francës. Në tekstet e moçme latine Parisi emërohet edhe Lutetia apo Lutezia. Lumi Senë e ndan qytetin në një dy pjesë: pjesa veriore (rive droite „bregu i djathtë“) dhe pjesa jugore (rive gauche „bregu i majtë“). Parisi zyrtarisht numëron 2.138.551 banorë, ndërsa në krahinën e Parisit (région de l'Île-de-France) jetojnë 12.262.544 banorë (Sipas vlerësimit të popullsisë mbajtur më janar 2019).

Një vendbanim i rëndësishëm për më shumë se dy mijëvjeçarë, Paris u bë, që nga shekulli i 12-të, një nga qendrat më kryesore të Evropës për arsimin dhe artet duke qenë gjithashtu qyteti më i madh në botën perëndimore deri në fillim të shekullit të 18-të. Parisi është sot një nga qendrat kryesore të biznesit e kulturës në botë dhe ndikimi i tij në politikë, arsim, argëtim, media, shkenca dhe arte kontribuojnë në statusin e tij si një nga qytetet me rëndësi të lartë globale.

Parisi dhe rajoni i Parisit, me 572,4 miliardë euro në vitin 2010, prodhon më shumë se një të katërtën e PBB së Francës dhe ka një ndër PBB-të më të mëdha në botë. Duke qënë një qytet me gjelbërim dhe i pëlqyeshëm për të jetuar, Parisii dhe rajoni i tij janë destinacioni kryesor turistik në botë. Ka katër vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe shumë organizata ndërkombëtare i kanë selitë e tyre këtu.

Where can you sleep near Parisi ?

Booking.com
489.956 visits in total, 9.198 Points of interest, 404 Destinations, 5 visits today.