Context of Luksemburgu

Luksemburgu (Luksemburgisht: Lëtzebuerg, Frëngjisht: Luxembourg; Gjermanisht: Luxemburg), zyrtarisht Dukata e Madhe e Luksemburgut është shtet pa dalje në det në Evropën Perëndimore. Ai kufizohet në veri-perëndim nga Belgjika, në lindje nga Gjermania dhe në jugperëndim nga Franca. Kryeqyteti i saj është Luksemburgu, një nga katët kryeqytetet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe gjithashtu selia e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.

Luksemburgu ka një popullsi prej 633,622 (që nga marsi 2021) dhe një sipërfaqe prej 2,586.4 kilometra katrorë.

Si një demokraci përfaqësuese me një monark kushtetues, ai drejtohet nga Duka i Madh Henri dhe është dukata e madhe e vetme e mbetur në botë. Luksemburgu është një vend i zhvilluar, me një ekonomi të përparuar dhe PBB më të lartë në botë për frymë, sipas Bankës Botërore. Rëndësia historike dhe strategjike e tij daton që prej themelimit të tij si një fortesë e epokës romake dhe kësht...Lexo akoma

Luksemburgu (Luksemburgisht: Lëtzebuerg, Frëngjisht: Luxembourg; Gjermanisht: Luxemburg), zyrtarisht Dukata e Madhe e Luksemburgut është shtet pa dalje në det në Evropën Perëndimore. Ai kufizohet në veri-perëndim nga Belgjika, në lindje nga Gjermania dhe në jugperëndim nga Franca. Kryeqyteti i saj është Luksemburgu, një nga katët kryeqytetet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe gjithashtu selia e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.

Luksemburgu ka një popullsi prej 633,622 (që nga marsi 2021) dhe një sipërfaqe prej 2,586.4 kilometra katrorë.

Si një demokraci përfaqësuese me një monark kushtetues, ai drejtohet nga Duka i Madh Henri dhe është dukata e madhe e vetme e mbetur në botë. Luksemburgu është një vend i zhvilluar, me një ekonomi të përparuar dhe PBB më të lartë në botë për frymë, sipas Bankës Botërore. Rëndësia historike dhe strategjike e tij daton që prej themelimit të tij si një fortesë e epokës romake dhe kështjellë e frankëve në mesjetën e herëshme. Ai ishte një bastion i rëndësishëm përgjatë Rrugës Spanjolle kur Spanja ishte fuqia kryesore evropiane që kishte ndikim në gjithë hemisferën perëndimore dhe më gjerë në shekujt e 16-17-të.

Luksemburgu është një anëtar i Bashkimit Evropian, NATO-s, OECD, Kombeve e Bashkuara, dhe Beneluksit, duke reflektuar konsensusin politik në favor të integrimit ekonomik, politik dhe ushtarak. Qyteti i Luksemburgut, që është kryeqyteti dhe qyteti më i madh, është selia e disa institucioneve dhe agjencive të BE-së. Më 18 tetor 2012, Luksemburgu u zgjodh si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në historinë e tij. Ai do të shërbejnë në Këshillin e Sigurimit nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2014 dhe do të jetë, të paktën deri në fund të vitit 2013, i vetmi anëtar i BE-së jo i përhershëm.

Duke pasqyruar pozicionin e tij gjeografik, kultura e Luksemburgut është një shkrirje e Europës romanike dhe gjermanike, duke huazuar tradita të dallueshme nga secila prej tyre. Luksemburgu është një shtet trigjuhësh: luksembourgisht, frëngjisht dhe gjermanisht janë gjuhë zyrtare. Edhe pse një shtet laik, Luksemburgu është kryesisht katolik.

Where can you sleep near Luksemburgu ?

Booking.com
489.172 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 9 visits today.