Context of Koreja e Veriut

Lexo akoma

Koreja e Veriut, zyrtarisht Republika Popullore Demokratike e Koresë (koreanisht: 조선민주주의인민공화국, Çosan Mingjugjuëj Inmin Konhuaguk), është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në gjysmën veriore të Siujdhesës Koreane. Kufizohet në veri dhe veriperëndim me Republikën Popullore të Kinës, me Rusinë në një pikë të skajshme në verilindje, si dhe me Republikën e Koresë (Korenë e Jugut) në jug, përgjatë Zonës së Demilitarizuar Koreane. Ka sipërfaqe prej 120.540 km² dhe numëron 22.666.000 banorë, prej të cilëve mbi tre milion jetojnë në kryeqytetin Phenian (Phjonian).

Gadishulli Korean ishte pjesë e Perandorisë Koreane deri kur u aneksua nga Japonia pas luftës ruso-japoneze të 1905-ës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1945, u nda në sferat e ndikimit sovjetik dhe amerikan. U nda në zonat e okupimit sovjetik dhe amerikan më 1945, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Koreja e Veriut nuk pranoi të merrte pjesë në zgjedhje që u mbikëqyrën nga Kombet e Bashkuara në jug më 1948, duke çuar në krijimin e qeverive të ndara për dy zonat e okupimit. Si Koreja e Veriut ashtu ajo e Jugut pretenduan sovranitet mbi tërë Siujdhesën Koreane, duke çuar në Luftën e Koresë më 1950. Armëpushimi i vitit 1953 i dha fund luftimeve; megjithatë, të dy vendet vazhdojnë të jenë zyrtarisht në luftë me njëri-tjetrin, meqë nuk u nënshkrua asnjëherë marrëveshje paqeje. Të dy shtetet u pranuan në Kombet e Bashkuara më 1991. Më 26 maj 2009, Koreja e Veriut u tërhoq njëanshmërisht nga armëpushimi.

Where can you sleep near Koreja e Veriut ?

Booking.com
489.361 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 1 visits today.