भारत

India
Dey.sandip - CC BY-SA 3.0 Ananth H V - CC BY-SA 3.0 Deepak Kumar Nayak (Cuttack) - CC BY-SA 4.0 John Hill - CC BY-SA 3.0 Arunachal2007 - CC BY-SA 4.0 Abdulmulla official - CC BY-SA 4.0 Knowledge Seeker - Public domain Amit Jha - CC BY-SA 4.0 AditiVerma2193 - CC BY-SA 4.0 Niteshsavane143 - CC BY-SA 4.0 Henrik Bennetsen - CC BY-SA 2.0 Shivashanky - CC BY-SA 4.0 Shaq774 at en.wikipedia - Public domain Arne Hückelheim 2010-09-21 12:41:53 This is a cropped in which the glare has been lessened - CC BY-SA 4.0 Gktambe at English Wikipedia - Public domain Leamington boy - CC BY-SA 4.0 Clt13 at English Wikipedia - CC BY-SA 3.0 Toni Wöhrl - CC BY-SA 4.0 Puja Rakshit - CC BY-SA 4.0 Nagarjun Kandukuru - CC BY 2.0 Davidvraju - CC BY-SA 4.0 KGBedits - CC BY-SA 4.0 Yogeshgupta26 at English Wikipedia - Public domain Karthik Prabhu - CC BY-SA 4.0 Hayat - CC BY-SA 4.0 Coolgama - CC BY-SA 3.0 SUDEEP PRAMANIK - CC BY-SA 4.0 http://en.wikipedia.org/wiki/User_talk:Vinayreddym - Public domain Neeraj Rane - CC BY-SA 4.0 Kaspar Konrad - Public domain Pranav perspective - CC BY-SA 4.0 Ashwin Kumar from Bangalore, India - CC BY-SA 2.0 onkardkhandalikar - CC BY-SA 4.0 Gaurhav H. Atri - CC BY-SA 2.0 Meghashrimali - CC BY-SA 4.0 Kautuk1 - CC BY-SA 4.0 Elroy Serrao - CC BY-SA 2.0 Varun Shiv Kapur from New Delhi, India - CC BY 2.0 Mangesh R Pawar - CC BY-SA 4.0 पूर्णिमा वर्मन at hi.wikipedia - Public domain ANKAN - CC BY-SA 4.0 Vulpes-bengalensis - CC BY-SA 4.0 Varun Shiv Kapur from New Delhi, India - CC BY 2.0 Sriharsha from Hyderabad, India - CC BY-SA 2.0 Shivendujha - CC BY-SA 4.0 Pk Pratham ( Pratik Patel ) - CC BY-SA 4.0 Bikashrd - CC BY-SA 4.0 No images

Context of India


India lat. India, emri zyrtar Republika e Indisë, është një shtet në Azinë Jugore. India është shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja, ndërsa e dyta për nga ana e popullsisë. Bregdeti i Indisë është e gjatë 7.517 kilometra. India është djepi i disa besimeve në Azi, e këto janë Hinduizmi, Sihiszmi, Budizmi, Jainimzi. Ky shtet Jug-Azian konsiderohet si një ndër shtetet që në dekadat e fundit ka arritur zhvillim të madh ekonomik shumë shpejt, dhe është "Ekonomia" më e madhe e 12-të e Botës. Krahas zhvillimeve ekonomike, varfëria në Indi është një realitet. Një numër i konsiderueshëm të popullsisë së Indisë janë analfabet. Gjatë historisë, në Indi kanë jetuar shumë kultura, raca, besime të ndryshme. Vendi ka shumë gjuhë zyrtare.

More about India

Basic information
  • Native name भारत
  • Calling code +91
  • Internet domain .in
  • Mains voltage 230V/50Hz
  • Democracy index 6.61
Population, Area & Driving side
  • Population 1326093247
  • Area 3287263
  • Driving side left
Kronollogjia
  • India është djepi i një ndër civilizimeve më të përparuara në botë. Ngritjet dhe zbritjet e Perandorive në këtë vend janë bërë shumë më para se në Evropë. Mongolët ishin të parët që e pushtuan Indinë. Portugezët ishin Evropianët e parë që arritën në Indi, Vasco De Gama në vitin 1498 arriti në brigjet e Kerala, dhe Portugezët arritën të sundojnë tregtinë Portugali-Indi.[1]

    Pushtimi Anglez

    Në vitin 1612 Anglezët kolonialist, filluan fazën e pushtimit duke hapur një Qendër Tregtare në Indi. Më pas më 1640 u hap Qendra Tregtare në Madras, më 1668 në Mumbaj dhe në vitin 1690 në Kalkutë. Ndërsa Qendra Tregtare e parë Franceze në Indi është formuar në Pondicherry.[2]

    Në vitin 1803 i gjithë rajoni i Indisë ishte nën pushtimin Angle, përveç Punjab'it. Anglezët vazhduan traditën Mongole të qeverisjes, dhe vazhduan Ideologjinë Mongole, që Indinë e shihnin vetëm si vend "që fitohet para". Dhe bazuar në këtë parim kultura dhe tradita Hinduse nuk ishin të rëndësishëm për ta. Për Anglezët ishin të rëndësishëm se si skllevërit Indiane i kryenin detyrat e tyre që u përcaktoheshin nga Anglezët.

    Po ashtu, Anlgezët krijuan Partinë e Kongresit, për të bërë të mundur që Indianët të bëjnë qeverisjen e vendit. Por Partia e Kongresit luajti rol në rritjen e rezistencës anti-imperialiste, dhe u shëndrua në një strukturë revolucionare.

    Mahatma Gandhi

    Mahatma Gandhi (Gujarati: મોહનદાસ કરમચંદ ગાંધી) lindi më 2 tetor 1869, dhe vdiq më 30 janar 1948, është prijësi politik dhe shpirtëror të Indisë, dhe lëvizjes çlirimtare të Indisë. Në vitin 1915 u kthye në Indi nga Afrika e Jugut. Ishte simpatizues i lëvizjeve çlirimtare që ishin përhapur në këto vite. Formoi rezistencën kundër anglezëve pasi anglezët në Amritsar mblodhën civilët dhe e masakruan ato. Ka përdorur rezistencë pasive. Ka korrur sukses vetëm e vetëm duke bojkotuar shpërndarjen e padrejtë të kripës, dhe duke bojkotuar produktet e tekstilit anglez. Nëse nuk do të ishte parimi i Gandhit " Krijimi i Unitetit Pa Përdorimin e Forcës", atëherë lufta e pavarësisë vetëm do të realizohej me gjakderdhje tē pa parashikuar.

    ...Lexo akoma

    India është djepi i një ndër civilizimeve më të përparuara në botë. Ngritjet dhe zbritjet e Perandorive në këtë vend janë bërë shumë më para se në Evropë. Mongolët ishin të parët që e pushtuan Indinë. Portugezët ishin Evropianët e parë që arritën në Indi, Vasco De Gama në vitin 1498 arriti në brigjet e Kerala, dhe Portugezët arritën të sundojnë tregtinë Portugali-Indi.[1]

    Pushtimi Anglez

    Në vitin 1612 Anglezët kolonialist, filluan fazën e pushtimit duke hapur një Qendër Tregtare në Indi. Më pas më 1640 u hap Qendra Tregtare në Madras, më 1668 në Mumbaj dhe në vitin 1690 në Kalkutë. Ndërsa Qendra Tregtare e parë Franceze në Indi është formuar në Pondicherry.[2]

    Në vitin 1803 i gjithë rajoni i Indisë ishte nën pushtimin Angle, përveç Punjab'it. Anglezët vazhduan traditën Mongole të qeverisjes, dhe vazhduan Ideologjinë Mongole, që Indinë e shihnin vetëm si vend "që fitohet para". Dhe bazuar në këtë parim kultura dhe tradita Hinduse nuk ishin të rëndësishëm për ta. Për Anglezët ishin të rëndësishëm se si skllevërit Indiane i kryenin detyrat e tyre që u përcaktoheshin nga Anglezët.

    Po ashtu, Anlgezët krijuan Partinë e Kongresit, për të bërë të mundur që Indianët të bëjnë qeverisjen e vendit. Por Partia e Kongresit luajti rol në rritjen e rezistencës anti-imperialiste, dhe u shëndrua në një strukturë revolucionare.

    Mahatma Gandhi

    Mahatma Gandhi (Gujarati: મોહનદાસ કરમચંદ ગાંધી) lindi më 2 tetor 1869, dhe vdiq më 30 janar 1948, është prijësi politik dhe shpirtëror të Indisë, dhe lëvizjes çlirimtare të Indisë. Në vitin 1915 u kthye në Indi nga Afrika e Jugut. Ishte simpatizues i lëvizjeve çlirimtare që ishin përhapur në këto vite. Formoi rezistencën kundër anglezëve pasi anglezët në Amritsar mblodhën civilët dhe e masakruan ato. Ka përdorur rezistencë pasive. Ka korrur sukses vetëm e vetëm duke bojkotuar shpërndarjen e padrejtë të kripës, dhe duke bojkotuar produktet e tekstilit anglez. Nëse nuk do të ishte parimi i Gandhit " Krijimi i Unitetit Pa Përdorimin e Forcës", atëherë lufta e pavarësisë vetëm do të realizohej me gjakderdhje tē pa parashikuar.

    Pavarësia

    Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore u saktësua Pavarësimi i Indisë. Por, Partia e Kongresit refuzoi njohjen e Unitetit Islamik në Indi, dhe nuk e pranoi idenë e tyre për krijimin e një shteti të Pavarur të Pakistanit. Lideri i Unitetit Islamik Ali Cinnah përfaqësonte minoritetin mysliman në Indi që ishin tejet të dëshpëruar, ndërsa lideri i Partisë së Kongresit Mahatma Gandhi reflektonte mendimet e shumicës Hindu.[3] Cinnah kishte qëndrimin pa kompromis "India ose do të ndahet në dy, ose do të shkatërrohet tërësisht". Me këtë qëndrim të fortë nuk i mbetën shumë gjëra Anglezëve dhe Partisë së Kongresit për të bërë. Në fillim të vitit 1946 qindra njerëz të të dyja paleve vriteshin, u bënin masakra dhe shteti me shpejtësi shkonte në një luftë civile. Me shpalljen e "Dita e veprimeve të drejtpërdrejtë" nga ana e Unitetit Islamik në gusht të vitit 1946, në Kalkutë u bë masakra etnike kundër adhuruesve të besimit Hindu. Menjëherë pas kësaj Hindu't filluan hakmarrjen. Anglezët me të parë që nuk do të munden të ndalojnë ngjarjet që ndodhnin, vendosën të largohen nga India. Në qershor të vitit 1948 India fitoi Pavarësinë.

    ^ Sipas Hindistan Tarihit. Arkivuar 21 dhjetor 2017 tek Wayback Machine ^ Hindistan Tarihi Arkivuar 21 dhjetor 2017 tek Wayback Machine ^ Hindistan Tarihi Arkivuar 21 dhjetor 2017 tek Wayback Machine
    Read less

Where can you sleep near India ?

Booking.com
8.837.244 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 4.698 visits today.