गोपुरम ( Gopurami )

Gopurami (i quajtura edhe Gopura) është një kullë monumentale, zakonisht e zbukuruar në hyrje të ndonjë tempulli, veçanërisht në Indinë Jugore. Kjo formon një veçori të shquar të koilëve, Tempujve Hindu në Arkitekturën Dravidiane. Ata janë të kurorëzuar nga kalasami, një majëz e gurtë në formë bulbore. Ata funksionojnë si portikë nëpër muret që rrethojnë kompleksin e tempullit. Zanafilla e gopuramëve mund të gjurmohet që nga strukturat e mbretërve tamilas të Dinastisë Pallava; dhe nga shekulli i XII, nën sunduesit Pandya, këta portikë u bënë një veçori mbizotëruese e pamjes së jashtme të tempujve, duke hijëzuar shenjtëroren e brendshme që u errësua nga pamja nga madhësia kolosale e gopuramit. Ai e mbizotëron shenjtëroren e brendshme edhe në sasinë e zbukurimeve. Shpesh një faltore ka më shumë se një gopuram. Ato shfaqen edhe në Arkitekturën jashtë Indisë, veçanërisht në Arkitekturën Kmere, si në Angkor Wat. Një koil mund të ketë gopuramë të shumë-fishtë, të ndërtuar në mënyrë tipike në mure të shumë-fishta në radhë përreth faltores kryesore. Muret e tempullit janë zakonisht katrorë me murin më të jashtëm që ka gopuramë. Garbhagriha dhe çatia e saj (faltorja qendrore e hyjnisë) është quajtur gjithashtu Vimana.

Destinations