Viking ( Vikingët )

Fjala Viking sot tregon popullatën e cila në Mesjetën e hershme jetonte në territorin e Skandinavisë, veçanërisht në territorin e sotëm të Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës. Shpesh është përdorur edhe emërtimi “Normanë” ( "Njerëzit e veriut"), por ai është përdorur më shpesh për ata vikingë të cilët pushtuan Normandinë e sotme, ashtu si edhe emërtimi “Varangianë” i cili është përdorur shpesh për kolonët mesjetarë skandinavë në Rusinë e sotme, Ukrainën dhe Perandorinë e dikurshme Bizantine.