Teqeja e Helvetive

Teqeja e Helvetive është një teqe në Berat, Shqipëri. Teqeja halevite në Berati është një nga teqetë me te bukura ne Ballkan.

Duhet te jete e ndërtuar ne vitin 1600. Teqeja e Helvetive, është një monument e cila paraqet një nga realizimet më të mira të arkitekturës në qytetin e Beratit. Teqeja është ndërtuar në shek XV-të dhe rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në fund të viteve 70 të shekullit XVIII-të dhe i përket sektit të helvetike të cilët janë një nga sektet e islamit dhe i shërbejnë një grupi të caktuar.

Ajo është ndërtuar në lindje të Xhamisë Mbret, e rrethuar nga një oborr, në një tërësi me konakët. Përbehet nga salla e lutjeve dhe nga një portik i hijshëm i cili paraprin hyrjen për në sallë. Dy dollapë në mur lindor si dhe një pritë që lidhet me një mjedis të vogël ndihmës. Në anën veriore dhe lindore salla e lutjeve ka një mafil-ballkon. Mafil-ballkon ka në anën e poshtme tavan të lakuar në formë çerek-rrethi. Ndodhet gjithashtu dhe mauzoleja e varrimit te pashait dhe te birit te tij. Ajo që te befason është tavani i saj i ndërtuar me dru i dekoruar me piktura të cilat vlerësohen si me të bukurat e kohës së vet.

Po të shikoni me kujdes në murin e kësaj godine do të vëreni disa vrima të vogla. Këto vrima shërbejnë për akustikën e zërit gjë që tregon se objekti është ndërtuar me mjeshtëri të lartë e cila është punuar ne flori.

Në anën jugore të objektit ruhen konakët e banimit të dervishëve, rindërtim i shekullit XIX-të. Pjesa e mbetur paraqet një ndërtesë të gjatë dykatëshe me bodrume. Ka çardak mbi shtylla druri dhe konakët në pjesën e sipërme. Interesant është fakti se nën këtë godine ndodhet një kanal i cili mbledh ujërat e kodrës dhe i derdh ne lumin Osum. Ky ndërtim është ndërtuar nga Ahmet Kurt Pasha. Këto konakë kanë shërbyer si hane për besimtaret që vinin për të bërë ritet fetare si dhe për nxënësit që studionin në medrese. Në këto konakë tani ndodhen zyrat e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës – Berat.[1]

^ Berati, Muzeumet Berat
Photographies by:
Decius - CC BY-SA 3.0
Statistics: Position
8360
Statistics: Rank
4084

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
396174528Click/tap this sequence: 6811

Google street view

Where can you sleep near Teqeja e Helvetive ?

Booking.com
490.315 visits in total, 9.200 Points of interest, 404 Destinations, 83 visits today.