Muzeu Kombëtar Etnografik Berat

Muzeu Kombëtar Etnografik është një muze etnografik në qytetin e Beratit, i përuruar në vitin 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tipike e trevës beratase. Në katin e parë është ngritur një sallë në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavioni i lashtësisë. Po kështu, në katin e parë janë vendosur objekte që janë përdorur për përpunimin e ullirit.Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për pritje miqsh. Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit. Në mjediset e jashme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore.

Photographies by:
Statistics: Position
5982
Statistics: Rank
59218

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
573948162Click/tap this sequence: 7826
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Muzeu Kombëtar Etnografik Berat ?

Booking.com

What can you do near Muzeu Kombëtar Etnografik Berat ?

8.847.648 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 3.134 visits today.