Rani ki vavi është një pus i shkallëzuar i ndërtuar në mënyrë të rafinuar në qytetin e Patanit në Guxharat të Indisë. Gjendet në brigjet e lumit Saraswati. Rani ki vavi u ndërtua si një përmendore për një mbret të shekullit të XI. U fut në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 22 qershor 2014. Puset e shkallëzuar janë një formë dalluese e sistemeve nëntokësore të burimeve ujore dhe ujëmbledhësish të nënkontinentit indian dhe janë ndërtuar që nga mijëvjeçari i III p.e.s.. Rani ki vavi u ndërtua në stilin kompleks Arkitekturor Maru-Gurjara me një tempull të përmbysur dhe shtatë nivele shkallësh, që përmbajnë më shumë se 500 skulptura.
Rani ki vavi, ose Ran-ki vavi (pusi i shkallëzuar i mbretëreshës) u ndërtua gjatë sundimit të Dinastisë Solanki. Përgjithësisht mendohet se është ndërtuar në kujtim të Bhimdevit I (nga viti 1022 deri në vitin 1063), djali i Mularajas, themeluesit të Dinastisë Solanki të Anahilwada Patanit rreth vitit 1050 nga e veja e tij, mbretëresha Udayamati dhe me gjasa u përfundua nga Karandevi I pas vjedjes së saj. Në veprën Prabandha Chintamani, të hartuar nga murgu xhainist Merunga Suri në vitin 1304 gjendet një përmendje e monumentit të ndërtuar nga Udayamati.
Pusi i shkallëzuar më vonë u pëmbyt nga Lumi i afërt i Saraswatit dhe u mbulua deri në fund të viteve 1980. Kur u zbulua nga Archaeological Survey of India (ASI), skalitjet gjendeshin në gjendjen fillestare.
Shto një koment të ri