Grand Teton National Park

( Parku Grand Teton )

Parku Grand Teton ose Grand Titon në Wyoming, ShBA, një pejzash mahnitës, me male magjepsëse dhe faunë tejet të pasur. Në rubrikën “Parqet kombëtare të Amerikës”, këtë radhë ju njohim me Parkun Grand Titon në veriperëndim të shtetit Uajoming. Ky park ka një pejzash mahnitës, me male magjepsëse dhe faunë jashtëzakonisht të pasur. Vargmali Titon, pjesë e këtij parku, ngrihet i thepisur mbi luginat glaciale me liqene të kthjellët dhe mbi Lumin Sneik. Pjesa më e lartë e tij është vetë Grand Teton, nga ka marrë edhe emrin i gjithë vargmali që ngrihet rreth 2500 metra mbi luginën Xhekson Holl.

Vargmali ka një gjatësi prej 70 kilometrash dhe gjerësi 20 deri 25 kilometra dhe është formuar për miliona vjet. Ndërsa kontinenti lëvizte drejt perëndimit u krijua një çarje ose zhvendosje në koren e tokës dhe me kalimin e kohës një seri tërmetesh bënë që malet të ngriheshin përgjatë çarjes. Ndërkohë që malet ngriheshin, korja e tokës pranë tyre binte, duke formuar Xhekson Holl. ...Lexo akoma

Parku Grand Teton ose Grand Titon në Wyoming, ShBA, një pejzash mahnitës, me male magjepsëse dhe faunë tejet të pasur. Në rubrikën “Parqet kombëtare të Amerikës”, këtë radhë ju njohim me Parkun Grand Titon në veriperëndim të shtetit Uajoming. Ky park ka një pejzash mahnitës, me male magjepsëse dhe faunë jashtëzakonisht të pasur. Vargmali Titon, pjesë e këtij parku, ngrihet i thepisur mbi luginat glaciale me liqene të kthjellët dhe mbi Lumin Sneik. Pjesa më e lartë e tij është vetë Grand Teton, nga ka marrë edhe emrin i gjithë vargmali që ngrihet rreth 2500 metra mbi luginën Xhekson Holl.

Vargmali ka një gjatësi prej 70 kilometrash dhe gjerësi 20 deri 25 kilometra dhe është formuar për miliona vjet. Ndërsa kontinenti lëvizte drejt perëndimit u krijua një çarje ose zhvendosje në koren e tokës dhe me kalimin e kohës një seri tërmetesh bënë që malet të ngriheshin përgjatë çarjes. Ndërkohë që malet ngriheshin, korja e tokës pranë tyre binte, duke formuar Xhekson Holl.

Formacionet glaciale të epokës së akullit u dhanë majave të malit formën e katedraleve dhe gërryen kanione të thella nën to. Një prej pamjeve më spektakolare të këtyre kanioneve është vetë parku kombëtar Grand Teton Në fillim të viteve 1800, gjuetarët francezë të gëzofit, që vinin për lëkurën e urithit, i dhanë majës së malit emrin që mban edhe sot.

Në periudhën e aktivitetit më agresiv të tregtarëve të gëzofit dhe banorëve të kësaj zone malore, shtigjet përgjatë Lumit Sneik u rahën nga disa prej njerëzve më të famshëm të perëndimit të largët. Një prej tyre ishte Dejvid Xhekson, i cili la edhe emrin e tij këtu dhe pikërisht kësaj groporeje të thellë që njihet tashmë si Xhekson Holl.

Por kur njerëzit modernë të lindjes shkëmbyen kapelet prej lëkure urithi me kapelet prej mëndafshi, banorët e këtyre maleve mblodhën plaçkat dhe u larguan. Do të kalonin edhe edhe 40 vjet para se kolonët evropianë të linin gjurmë të tjera këtu. Pas vitit 1900, fermerët u përpoqën të bënin ligjin në zonë. Ata lanë trashëgiminë e tyre dhe ndërsa Xhekson Holl u bë qendra e tyre si dhe e kaubojve, shkelësve të ligjit, përpjekjeve me armë dhe elementeve të tjera që të marra sëbashku bota i identifikoi si Perëndimi Amerikan.

Greminat e larta, majat e bukura prej graniti dhe shtigjet e Vargmalit masiv Teton i bëjnë lulet delikate që zbukurojnë luginat dhe pllajat e këtij terreni alpin edhe më tërheqëse e mahnitëse.

Photographies by:
Statistics: Position
433
Statistics: Rank
192969

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
235846917Click/tap this sequence: 2126

Google street view

Where can you sleep near Parku Grand Teton ?

Booking.com
489.859 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 24 visits today.