Nëntë vjet me radhë, prej vitit 1557 deri në vitin 1566, nën urdhrat e Sulltan Sulejmanit të Madh, mjeshtëri turk i ndërtimit Neimar Hajrudin punoi për ngritjen e urës së tij. Një urë harkore prej guri, gati 30 metra e gjatë, pa mbajtëse mesi, 20 metra mbi lumin e vrullshëm në ngjyrë blu dhe të gjelbër Neretva, një ndërmarrje e guximshme për atë kohë.

Sipas legjendës mjeshtëri Hajrudin kishte hapur vet varrin e tij në rast se dukej e pamundur që ura të mund të qëndronte me një gjatësi të tillë. Por ajo nuk u rrëzua, një gjysmëhënë prej guri, u bë simbol i qyteti duke i dhënë emrin atij ("Most" që do të thotë urë) si dhe pjesë e natyrshme e rrethinës. Për kohën konsiderohej një mrekulli inxhinierie.

Përkundër disa luftërave dhe shumë tërmeteve ura qëndroi 427 vjet. Ajo kontribuoi për mirëqenien e qytetit Mostar nga njëra anë si rrugë lidhëse e nga ana tjetër si tërheqje turistike. Ura ka përfaqësuar lidhjen midis botës myslimane dhe asaj perëndimore.

Me 9 nëntor...Lexo akoma

Me 9 nëntor të vitit 1993 u rrëzua ura e vjetër e Mostarit. Pas disa ditë gjuajtjesh artilerie nga ushtria e kroatëve të Bosnjës blloqet shkëmbore ranë në Neretvë. Në luftën mes kroatëve dhe boshnjakëve përreth Mostarit ura e vjetër nuk kishte asnjë rëndësi strategjike. Bëhej fjalë thjeshtë për shkatërrimin e një simboli të kulturës osmane.

Photographies by:
No machine-readable author provided. Mhare assumed (based on copyright claims). - CC BY-SA 2.5
Statistics: Position
1818
Statistics: Rank
143961

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
481295673Click/tap this sequence: 4146
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Ura e Mostarit ?

Booking.com

What can you do near Ura e Mostarit ?

8.720.026 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 6.164 visits today.