Mont Blanc

( Mont Blank )

Mont Blank, (fr. : Mont Blanc, it. : Monte Bianco ), është maja malore e sistemit malorë të Alpeve, njëherit dhe maja më e lartë në Francë dhe maja e dytë malore për nga lartësia në Evropë me 4810 metra mbi nivelin e detit.

Në shpatijet veriperëndimore ka numër të madh të akullnajave, ndër to më e madhja është akullnaja Mer de Glace, e cila lëshohet luginës drejt Chamoni, ndërsa në atë jugore është karakteristike akullnaja Aleq e gjatë 21 km. Një kohë të gjatë është llogaritë si maja më e lartë malore në Evropë duke studiuar Evropën dhe shtrirjen e sajë nga Oqeani Atlantik deri te mallet Ural dhe Kaukaz, e cila kohëve të fundit është bërë aktuale, maja malore Elbrus me 5642 metra lartësi i ka marr epitetin si maje më e lartë në Evropë.

Mont Blank nuk është vetëm mali më i lartë i Alpeve, ai është gjithashtu një masiv me mijëra faqe që zgjatet për mbi pesëdhjetë kilometra, me një gjerësi maksimale prej pesëmbëdhjetë kilometra. Akujt dhe bora e përhershme n...Lexo akoma

Mont Blank, (fr. : Mont Blanc, it. : Monte Bianco ), është maja malore e sistemit malorë të Alpeve, njëherit dhe maja më e lartë në Francë dhe maja e dytë malore për nga lartësia në Evropë me 4810 metra mbi nivelin e detit.

Në shpatijet veriperëndimore ka numër të madh të akullnajave, ndër to më e madhja është akullnaja Mer de Glace, e cila lëshohet luginës drejt Chamoni, ndërsa në atë jugore është karakteristike akullnaja Aleq e gjatë 21 km. Një kohë të gjatë është llogaritë si maja më e lartë malore në Evropë duke studiuar Evropën dhe shtrirjen e sajë nga Oqeani Atlantik deri te mallet Ural dhe Kaukaz, e cila kohëve të fundit është bërë aktuale, maja malore Elbrus me 5642 metra lartësi i ka marr epitetin si maje më e lartë në Evropë.

Mont Blank nuk është vetëm mali më i lartë i Alpeve, ai është gjithashtu një masiv me mijëra faqe që zgjatet për mbi pesëdhjetë kilometra, me një gjerësi maksimale prej pesëmbëdhjetë kilometra. Akujt dhe bora e përhershme në masiv mbulojnë një sipërfaqe prej 120 kilometra katrore.

Ishte viti 1760 kur Horace-Benedict de Saussure, natyralist nga Gjeneva, në moshën njëzet vjeçare, filloi që i vetëm të vizitojë akullnajat e Shamonisë. Ai shkoi në Mont Enverst dhe u ngjit në majën Le Brevent, prej ku mundi të shohë e të admirojë Malin e Bardhë. Duke kuptuar vlerën shkencore të majës, e cila ngrihej mbi të tjerat, ai ofroi një shpërblim të majmë për personin e parë që do të gjente itinerarin për në majë. U deshën të kalonin edhe 26 vjet që kjo rrugë të gjendej.

Michel Gabriel Pacard pati lindur në Shamoni. Që herët ai tregoi një interesim të veçantë për shkencat natyrore dhe i pëlqente të bridhte nëpër male. Ai studioi mjeksinë dhe u bë mjeku i parë i rajonit. Ndër pacientët e tij ishin edhe gruaja dhe vajza e Jacques Balmat, me motrën e të cilit ai u martua dhjetë vjet pasi u ngjit në Malin e Bardhë. Më tej kjo histori e çuditshme vijon si më poshtë.

Jacques Balmat, banor i luginës me profesion mbledhës kristalesh, kish një ndjesi të lindur për malet. Me natyrë të tërhequr dhe të heshtur, ai nuk pëlqehej nga udhërëfyesit (guidat e Shamonisë) të cilët shihnin tek ai konkurruesin e tyre kryesor.

Me datën 7 gusht 1786, Balmat dhe Pacard e lanë Le Prireure (Shamoni) mbasdite herët dhe kaluan natën midis dy shkëmbejve në krye të Montagne de la Cóte.

Në ora 4 të mëngjesit të datës 8 gusht ata filluan t’i ngjiten akullnajës dhe në ora 5 mbas dite u dalluan nga banorët e Shamonisë nëpërmjet tejqyrses në krye të Rochers Rouges (Shkëmbejt e Kuq), pasi Dr. Paccard humbi kapelen e tij që ja mori një shkulm ere. Më 6:12 ata filluan ngjitjen e shpatit të fundit dhe arritën të dy majën më 6:23. Aty Dr. Pacard kreu ca matje dhe të dy e lanë majën më 6:57.

Kthimi për tek vendi i kalimit të natës u arrit në errësirë të plotë dhe ishte në vetvete një bëmë e madhe. Të nesërmen, pas katër orë zbritje ata ishin në luginë dhe sejcili prej tyre vajti në shtëpinë e tij. Atë ditë ata nuk e dinin se i kishin hapur një histori të shkëlqyer “biznesi” luginës, e cila së shpejti do humbiste qetësinë e saj e do kthehej për qindra vjet me rradhë në qendrën më të gjallë të botës që mbledh me miliona dashamirës të malit për çdo vit...

Photographies by:
Tangopaso - Public domain
Statistics: Position
929
Statistics: Rank
117415

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
341578269Click/tap this sequence: 4995

Google street view

Where can you sleep near Mont Blank ?

Booking.com
489.816 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 67 visits today.