Ishte thuajse i rastësishëm, zbulimi i të famshmit Maçu Piçu në Peru, një qytet i rëndësishëm inkas i shekullit XV pas Krishtit. Në vitin 1911, antropologu amerikan, Hiram Bingham, kishte mësuar nga një indigjen për ekzistencën e një qyteze të vendosur mbi një mal përgjatë luginës së lumit Urubamaba. Nën shoqërinë e tij, gjeti disa familje që shfrytëzonin tarracat për të kultivuar tokën. Një fëmijë, Pablito Alvarez, 11 vjeç, në këmbim të ushqimit, i tregoi rrugën deri në këmbët e malit ku gjendej Maçu Piçu. Pavarësisht se bimësia kishte mbuluar pjesën më të madhe të qytezës, mbeti i habitur nga bukuria e atyre gërmadhave, që sot konsiderohen një ndër shtatë mrekullitë e botës.

Maçu Piçu (Kueçua: Machu Pikchu d.m.th "Mali i Moçëm") është një vend (qytet antik) arkeologjik inkas papa-kolumbian i ndodhur 2,430 metra mbi nivelin e detit . në pjesën lindore të Andve. Pozicionehet në një kreshtë mali mbi luginën Urubamba (Lugina e Shenjtë). Pjesa më e madhe e a...Lexo akoma

Ishte thuajse i rastësishëm, zbulimi i të famshmit Maçu Piçu në Peru, një qytet i rëndësishëm inkas i shekullit XV pas Krishtit. Në vitin 1911, antropologu amerikan, Hiram Bingham, kishte mësuar nga një indigjen për ekzistencën e një qyteze të vendosur mbi një mal përgjatë luginës së lumit Urubamaba. Nën shoqërinë e tij, gjeti disa familje që shfrytëzonin tarracat për të kultivuar tokën. Një fëmijë, Pablito Alvarez, 11 vjeç, në këmbim të ushqimit, i tregoi rrugën deri në këmbët e malit ku gjendej Maçu Piçu. Pavarësisht se bimësia kishte mbuluar pjesën më të madhe të qytezës, mbeti i habitur nga bukuria e atyre gërmadhave, që sot konsiderohen një ndër shtatë mrekullitë e botës.

Maçu Piçu (Kueçua: Machu Pikchu d.m.th "Mali i Moçëm") është një vend (qytet antik) arkeologjik inkas papa-kolumbian i ndodhur 2,430 metra mbi nivelin e detit . në pjesën lindore të Andve. Pozicionehet në një kreshtë mali mbi luginën Urubamba (Lugina e Shenjtë). Pjesa më e madhe e arkeologëve besojnë se Maçu Piçu u ndërtua si një strehë malore e shenjtë e perandorit Inkas Pachacuti (1438–1472). Shpesh këtij qyteti i referohen edhe si "Qyteti i humbur i Inkasve", i cili ndoshta është ikona më familjare nga Bota Inkase. Qyteti ka rreth dyqind ndërtesa të mëdha kryesisht tempuj, rezidenca, magazinave dhe objekteve të tjera për përdorim publik të vendosura në tarraca dhe të organizuara rreth sheshit qendror. Në një kodër në qendër të qytetit ka një lapidar graniti, ndoshta një altar, karakteristike e Inkasve, dhe ndoshta edhe një observator.

Maçu Piçu u ndërtua aty nga viti 1450 në kulmin e Perandorisë Inkase[1] dhe u shpopulluan pas 100 vjetësh më 1572 prej Pushtimit Spanjoll[1][2]. Popullsia e qytetit u shfarros për shkak të sifilizit, sëmundje e ardhur nga Europa ndërsa pjesa tjeter për shkak të Luftës Civile.Për më tepër se 400 vjet ky qytet mbeti i harruar dhe në rrënim kjo deri në 1911 kur arkeologu amerikan Hiram Bingham e zbuloi.

^ a b Wright et al 2000b, p.1. ^ Wright & Valencia Zegarra 2001, 2004, p.1.
Photographies by:
Martin St-Amant (S23678) - CC BY 3.0
No machine-readable author provided. Xauxa assumed (based on copyright claims). - CC BY-SA 3.0
Diespas - Public domain
Statistics: Position
16
Statistics: Rank
3347421

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
153462879Click/tap this sequence: 5635

Google street view

Where can you sleep near Maçu Piçu ?

Booking.com
487.413 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 39 visits today.