Moldova
Moldavia (rajon historik)Context of Moldavia (rajon historik)
Moldavia (Rumanisht: Moldova, ose Țara Moldovei, fjalë për fjalë "Vendi i Moldavisë"; në cirilik rumun: Молдова ose Цара Мѡлдовєй; sllavishtja kishtare: Землѧ Молдавскаѧ; greqisht: Ἡγεμονία τῆς Μολδαβίας) është një rajon gjeografik dhe historik dhe ish principatë në Evropën Lindore, që korrespondon me territorin mes Karpateve Lindore dhe lumit Dniestri. Një shtet fillimisht i pavarur dhe më vonë autonom, ka ekzistuar nga shekulli i 14-të deri në vitin 1859, kur është bashkuar me Vllahinë (Țara Românească) si bazë e shtetit modern rumun, ndërsa në periudha të ndryshme kohe, ky shtet përfshinte rajonin e Besarabisë (në Budjakun), të gjithë Bukovinën (nën udhëheqjen e Stefanit të Madh) dhe Pokutjën. Pjesa perëndimore e Moldavisë është tani pjesë e Rumanisë, pjesa lindore i takon Republikës së Moldavisë, ndërsa pjesët veriore dhe jug-lindore janë pjesë e territoreve të Ukrainës.