Context of Koreja e Jugut

Korea e Jugut, zyrtarisht Republika e Koresë (koreisht: 대한민국, Daehan Minguk), e njohur edhe vetëm si Korea, është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në pjesën jugore të Gadishullit Korean. Kufizohet në veri me Republikën Demokratike Popullore të Koresë (Korea e Veriut), me të cilën përbënte një shtet të vetëm deri më 1945, ku pas çlirimit nga okupimi japonez pjesa veriore e Gadishullit Korean hyri në ndikimin sovjetik, kurse pjesa jugore nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në lindje laget me Detin e Japonisë, në jug me Ngushticën e Koresë, e cila e ndan nga Japonia, ndërsa në perëndim ka Detin e Verdhë, i cili e ndan nga Republika Popullore e Kinës. Koreja e Jugut ndodhet në një rajon me klimë të butë dhe me reliev kryesisht malor. Njëherësh, ka edhe rreth tremijë ishuj, prej të cilëve dallohen Çegju, Ullen dhe Tokto. Ka sipërfaqe prej 100.033 kilometrash katrorë dhe popullsi prej 51 milion banorësh. Përafërsisht gjysma e po...Lexo akoma

Korea e Jugut, zyrtarisht Republika e Koresë (koreisht: 대한민국, Daehan Minguk), e njohur edhe vetëm si Korea, është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në pjesën jugore të Gadishullit Korean. Kufizohet në veri me Republikën Demokratike Popullore të Koresë (Korea e Veriut), me të cilën përbënte një shtet të vetëm deri më 1945, ku pas çlirimit nga okupimi japonez pjesa veriore e Gadishullit Korean hyri në ndikimin sovjetik, kurse pjesa jugore nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në lindje laget me Detin e Japonisë, në jug me Ngushticën e Koresë, e cila e ndan nga Japonia, ndërsa në perëndim ka Detin e Verdhë, i cili e ndan nga Republika Popullore e Kinës. Koreja e Jugut ndodhet në një rajon me klimë të butë dhe me reliev kryesisht malor. Njëherësh, ka edhe rreth tremijë ishuj, prej të cilëve dallohen Çegju, Ullen dhe Tokto. Ka sipërfaqe prej 100.033 kilometrash katrorë dhe popullsi prej 51 milion banorësh. Përafërsisht gjysma e popullsisë së vendit banon në Zonën e Kryeqytetit të Seulit, që është një nga zonat metropolitane më të populluara në botë (disa vlerësime e radhisin të dytën më të populluar, menjëherë pas Tokios në Japoni).

Where can you sleep near Koreja e Jugut ?

Booking.com
521.972 visits in total, 9.230 Points of interest, 405 Destinations, 352 visits today.