Butani


Butan, lat. Butania, tibetisht Druk Yul (Mbretëria e dragoit), zyrtarisht Mbretëria e Butanit, është një vend pa dalje në det në Azinë Jugore, që ndodhet në skajin lindor të Himalajeve. Ai kufizohet në veri nga Kina dhe në jug, lindje dhe perëndim nga India. Në perëndim, ai ndahet nga Nepali nga shteti indian i Sikkimit, ndërsa më në jug ai ndaher nga Bangladeshi nga shtetet indiane të Assamit dhe Bengalit Perëndimor. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh Butanit është Thimfu. Gjuha zyrtare është xhonkhja dhe monedha zyrtare është Ngultrum=100 Çentrum, por përdoret edhe monedha e Indisë.

Butani ka ekzistuar si një mozaik i çifligjeve të vogla ndërluftuese deri në fillim të shekullit të 17, kur lama dhe udhëheqësi ushtarak Shabdrung Ngawang Namgyal, që iu largua persekutimit fetar në Tibet, e bashkoi zonën dhe kultivoi një identitet të veçantë butanez. Më vonë, në fillim të shekullit të 20-të, Butani erdhi në kontakt me...Lexo akoma


Butan, lat. Butania, tibetisht Druk Yul (Mbretëria e dragoit), zyrtarisht Mbretëria e Butanit, është një vend pa dalje në det në Azinë Jugore, që ndodhet në skajin lindor të Himalajeve. Ai kufizohet në veri nga Kina dhe në jug, lindje dhe perëndim nga India. Në perëndim, ai ndahet nga Nepali nga shteti indian i Sikkimit, ndërsa më në jug ai ndaher nga Bangladeshi nga shtetet indiane të Assamit dhe Bengalit Perëndimor. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh Butanit është Thimfu. Gjuha zyrtare është xhonkhja dhe monedha zyrtare është Ngultrum=100 Çentrum, por përdoret edhe monedha e Indisë.

Butani ka ekzistuar si një mozaik i çifligjeve të vogla ndërluftuese deri në fillim të shekullit të 17, kur lama dhe udhëheqësi ushtarak Shabdrung Ngawang Namgyal, që iu largua persekutimit fetar në Tibet, e bashkoi zonën dhe kultivoi një identitet të veçantë butanez. Më vonë, në fillim të shekullit të 20-të, Butani erdhi në kontakt me Perandorinë Britanike dhe ruajti marrëdhënie të forta bilaterale me Indinë pas pavarësisë së saj. Në vitin 2006, bazuar në një anketë globale, revista Business Week e renditi Butanin si vendin më të lumtur në Azi dhe të tetin më të lumtur në botë.

Relievi i Butanit përbëhet nga fusha subtropikale në jug dhe lartësitë sub-alpine Himalajane në veri, ku disa maja tejkalojnë 7.000 metra. Sipërfaqja e tij e përgjithshme është afërsisht 38,394 km2. Feja shtetërore e Butanit është Budizmi Vajrajana dhe popullsia, prej 742.737 banorë (2012), është kryesisht budiste. Hinduizmi është feja e dytë më e madhe.

Në vitin 2008, Butan bërë kalimin nga monarkisë absolute në monarki kushtetuese dhe mbajti zgjedhjet e para të përgjithshme. Butani është anëtar i Kombeve të Bashkuara, si dhe anëtar i Shoqatës së Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal, Samiti i XVI i të cilës u mbajt në Butan në prill 2010.

Artikulli kryesor Historia e Butanit

Më 1865, India britaneze e atëhershme mori përsipër politiken e jashtme. Deri më 1907, Butani, qëndronte në rrethana të ngjashme si Tibeti, nën sundim të dyfishtë, shtetërore dhe fetare. Qeveria indiane-britaneze vendosi si sundues mbretërinë trashëgimtarë. Me një marrëveshje të nënshkruar me Indin në vitin 1949, Butani i anëtarësuar në OKB (1971), hoqi dorë nga politika e jashtme. Më 1972 Xhigjme u kurorëzua për mbretë.

Photographies by:
Statistics: Position
1495
Statistics: Rank
81680

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
643871592Click/tap this sequence: 5718

Google street view

Where can you sleep near Butani ?

Booking.com
489.460 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 98 visits today.