Varreza qejflike (rumanisht: Cimitirul Vesel) është varrezë në fshatin e Săpânța, Maramureş, Rumani. Është e njohur për gurët me ngjyra të varreve me vizatime përshkruese nga arti naiv, në një kuptim origjinal dhe poetik, me skena nga jetërat e personave që janë varrosur atje. Merry Cemetery është muze i hapur dhe atraksion turistik kombëtar.
Veti e pazakonshme e kësaj varreze është se ajo divergjon nga besimi i përhapur, kulturalisht i shpërndarë brenda shoqërive europiane – një besim që e sheh vdekjen si diçka solemne. Lidhjet me kulturën lokale daciane janë kryer, kulturë kjo parimet filozofike të së cilës garantojnë pavdekësinë e shpirtit dhe besimin se vdekja është një moment i mbushur me gëzim dhe pritja për një jetë më të mirë.
Shto një koment të ri