Водка ( Vodka )

Vodka (polonisht: wódka, rusisht: водка) është pije e distiluar e përbëra nga uji dhe etanoli, nganjëherë me gjurmët e papastërtive dhe aromatizues. Tradicionalisht, vodka është bërë nga distilimi i drithërave të fermentuara ose patateve, ndërsa disa brende moderne përdorin substanca tjera, si frutat ose sheqeri.

Që nga vitet e 1980-ta, vodkat standarde polake, ruse, ukrainase, estoneze, letoneze, lituaneze dhe çeke janë 40% alkool për nga volumi ABV, një përqindje që gabimisht ia kanë atribuar Mendelejevit. Bashkimi Europian ka krijuar një minimum prej 37.5% ABV për çfarëdo “vodka europiane”. Produktet si “vodka” në Shtetet e Bashkuara kanë përmbajtje alkoolike minimale prej 40%.

Vodka është pije tradicionale e rregullt (e papërzier me ujë, akull, ose diçka tjetër), dhe shpesh servohet e ftohtë në vendet si Bjellorusi, Estoni, Finlandë, Islandë, Letoni, Lituani, Norvegji, Poloni, Rusi, Suedi, dhe Ukrainë. Po ashtu përdoret në kokteje dhe përzierje pijesh, si vodka martini, cosmopolitan, vodka tonic, screwdriver, Greyhound, Black ose White Russian, Bloody Mary dhe Sex on the Beach.

Destinations