Harapa

Harapa (shqiptimi panjabi: ɦəɽəppaː; urdu: ہڑپّہا) është një sit arkeologjik në Punjab, në Pakistan, rreth 24 km në perëndim të Sahiwalit. Siti e ka marë emrin nga fshati modern i gjendur pranë ish rrjedhës së Lumit Ravi. Fshati aktual i Harapa-s është 6 km nga siti i lashtë. Megjithëse Harapa moderne ka një stacion hekurudhor të trashëguar nga periudha e sundimit britanik, sot është veç një qytet i vogël në kryqëzm të rrugëve me 15,000 banorë. Siti i qytetit të lashtë përmban rrënoja të një qyteti të fortifikuar të Epokës së Bronxit, që ishte pjesë e Kulturës së Varrezës H dhe Qyt. të Lug. së Indusit, i përqëndruar në në rajonin e Sindhit dhe të Punjabit. Qyteti besohet se ka pasur deri në 23,500 rezidentë dhe zinte rreth 150 ha me shtëpi të bëra me baltë në shtrirjen e tij më të madhe gjatë fazës së Maturisë Harapase (2600–1900 p.e.s.), që është konsideruar i madh për kohën e tij. Si konvencion arkeologjik të emërtimit të një qytetërimi të hershëm të panjohur nga siti i tij...Lexo akoma

Harapa (shqiptimi panjabi: ɦəɽəppaː; urdu: ہڑپّہا) është një sit arkeologjik në Punjab, në Pakistan, rreth 24 km në perëndim të Sahiwalit. Siti e ka marë emrin nga fshati modern i gjendur pranë ish rrjedhës së Lumit Ravi. Fshati aktual i Harapa-s është 6 km nga siti i lashtë. Megjithëse Harapa moderne ka një stacion hekurudhor të trashëguar nga periudha e sundimit britanik, sot është veç një qytet i vogël në kryqëzm të rrugëve me 15,000 banorë. Siti i qytetit të lashtë përmban rrënoja të një qyteti të fortifikuar të Epokës së Bronxit, që ishte pjesë e Kulturës së Varrezës H dhe Qyt. të Lug. së Indusit, i përqëndruar në në rajonin e Sindhit dhe të Punjabit. Qyteti besohet se ka pasur deri në 23,500 rezidentë dhe zinte rreth 150 ha me shtëpi të bëra me baltë në shtrirjen e tij më të madhe gjatë fazës së Maturisë Harapase (2600–1900 p.e.s.), që është konsideruar i madh për kohën e tij. Si konvencion arkeologjik të emërtimit të një qytetërimi të hershëm të panjohur nga siti i tij i parë i gërmuar, Qytetërimi i Luginës së Indusit quhet gjithashtu Qytetërimi Harapas. Qyteti i lashtë i Harapa-s ishte dëmtuar rëndë gjatë sundimit britanik, kur tullat nga rrënojat u përdorën si çakull për ndërtimin e Hekurudhës Lahore-Multan. Në vitin 2005, një skemë kontroverse parku lojrash në sit u braktis kur ndërtuesit nxorën në sipërfaqe shumë artifakte arkeologjike gjatë fazave të hershme të punimeve. Një lutje nga arkeologu pakistanez Ahmad Hasan Dani drejtuar Ministrisë së Kulturës së Pakistanit çoi në resturimin e sitit.

 Panorame e sitit te Harapas

Qytetërimi i Luginës së Indusit (i njohur gjithashtu edhe si Kultura Harapase) i ka rrënjët e tij më të hershme në kultura si ajo e Mehrgarh, afërsisht në vitin 6000 p.e.s.. Dy qytetet më të mëdha, Mohenjo-daro and Harapa, u shfaqën rreth vitit 2600 p.e.s. përgjatë luginës së Lumit Indus në rajonin e Punjabit dhe Sindhit.[1] Qytetërimi, me një sistem të mundshëm shkrimi, qendra urbane dhe struktura të ndryshme shoqërore dhe sistem ekonomik, u rizbulua në vitet 1920 pas gërmimeve në Mohenjo-daro në Sindh afër Larkanas dhe Harapa, në perëndim të Punjabit në jug të Lahores. Një numër sitesh të tjerë që shtriheshin nga kodrat në këmbët e Himalajave në lindje të Punjabit, në Indi në veri, deri në Gujarat në jug dhe lindje si dhe deri në Balukistanin pakistanez në perëndim janë zbuluar gjithashtu si dhe studiuar. Megjithëse siti arkeologjik në Harapa u dëmtua në vitin 1857[2] kur inxhinierët e ndërtimit të hekurudhës Lahore-Multan (si pjesë rrjetit hekurudhor të Sindit dhe Punjabit), përdorën tullat nga rrënojat e Harapa-s shtrimin e çakull, gjithësesi u gjentën një shumësi artifaktesh.[3] Tullat e zbuluara ishin të bëra me rërë të kuqe, baltë, gure dhe ishin të pjekura në temperatura shumë të larta.

^ Roger B. Beck, Linda Black Ops, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor & Dahia Ibo Shabaka: World History: Patterns of Interaction; McDougal Littell, 1999, Evanston, IL; isbn 0-395-87274-X ^ Michel Danino: The Lost River: On the Trail of the Sarasvatī; Penguin Books India, 2010, 357 faqe, ISBN 0-14-306864-4 ^ Jonathan Mark Kenoyer: Trade and Technology of the Indus Valley: New insights from Harappa Pakistan, World Archaeology, 29(2), High definition archaeology, 1997, fq. 260–280
Photographies by:
Statistics: Position
1742
Statistics: Rank
149066

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
692153784Click/tap this sequence: 1444
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Harapa ?

Booking.com

What can you do near Harapa ?

8.731.992 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 4.885 visits today.